Reali, shumë i fortë për Barcelonën. Madrilenët fitojnë “Klasiken” dhe ngjiten në krye të renditjes

benzema-1-1100x620.jpg
Real Madrid është fituesi i “Klasikes” së Spanjës, që u zhvillua nën një shi të rrëmbyeshëm. Ekipi i Zinedine Zidane u tregua superior ndaj Barcelonës, sidomos në pjesën e parë, duke shënuar dy gola.

Rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema, më një gol fantastik me takë, pas krosimit të Vazquez
Inkedbenzema_LI-1100x620.jpg

Goli i dytë erdhi me goditje dënimi. Gjuajtja e Toni Kroos u devijua dy herë përpara se të hynte në portën e mbrojtur nga Ter Stegen.

Në pjesën e dytë Barcelona reagoi, me mbrojtësin Mingueza që shkurtoi diferencën, ndërsa Jordi Alba nuk shfrytëzoi një rast të mirë, i vetëm përballë Courtois.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Casemiro u ndëshkua me dy kartona të verdhë brenda një kohe të shkurtër, duke ia vështirësuar 4 minutat e shtesës madrilenëve. Në sekondat e fundit të ndeshjes, fati nuk ishte me katalanasit, që goditën traversën me Dembele.

Por, rezultati nuk ndryshoi, me Real Madrid që parakalon Barcelonën dhe barazon në krye të renditjes Atletico Madrid, me 66 pikë.

A2news.com
 
Shumë i fortë s'mu duk, por shumë më tepër cinik do thoja mos harrojmë në Sekondën e fundit tranversa mund ta kish ndryshuar rezultatin.
 
Ishte ndeshje e madhe si cdohere, por mungonin ato emocionet e El-clasikove te meparshme. Pa bere blerje te reja BOOM, si Reali poashtu edhe Barca, mendoj se s'do t'kete me emocione si me pare.
 
Top