• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Receta te ndryshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Savarin me rrush të tharë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për brumin:
• 350 gr. miell,
• 1/2 qeskë maja,
• 4 lugë qumësht,
• 50 gr. gjalpë i shkrirë,
• 2 vezë,
• 1 vanilje,
• lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 1 majë thike kripë,
• 50 gr. rrush të tharë më parë të ulur në rum.

Për shurupin:
* 150 gr. sheqer,
* 1,5 dcl rum,
* lëngu i një portokallit,
* 3 lugë marmelatë portokalli ose kajsie,
* 2-3 dcl ajkë qumështi,
* disa flegra portokalli për zbukurim.

Në masën e miellit të situr, hidhet maja e ardhur me qumësht të vakët. Shtohen vezët e tundura, sheqeri vanilje, lëvorja e portokallit, kripa, gjalpi. Të gjitha përzihen mirë dhe brumi ngjeshët gjersa të fitohet një brumë i lëmuar. Shtohet rrushi, ngjeshët edhe pak brumi dhe zgjatet në formë salami, pastaj i jepet formë kurore. Brumi i përgatitur vihet në tepsi-kallëp në formë kurore të lyer me yndyrë, me diametër 20 cm. (në mungesë të kallëpit, në mes të tepsisë vihet një gotë e lyer me yndyrë në mënyrë që ta ruaj hapësirën e mesit, e para se të futet në furrë, largohet gota). Skajet bashkohen mirë. E mbuluar me plastmasë, qëndron në vend të vakët 1 orë gjersa të dyfishohet masa e brumit. Kallëpi vihet në tepsi dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C. Piqet 30 min.
Sheqeri vlon me 3 dcl ujë gjersa të shkrihet, pastaj shtohen lëngu i portokallit, rumi, dhe në zjarr të ulët vlon edhe 10 min. Shtohen disa flegra portokalli dhe vazhdon të vlojë edhe 2-3 min. Savarini i pjekur dhe i ftohur shpohet në disa vende, dhe me lugë i hidhet sherbeti i nxehtë. Pas 40 min. vendoset në pjatë ku do të shërbehet. Marmelata nxehet me 2 lugë ujë dhe me të lyhet ëmbëlsira. Në mes zbukurohet me ajkë të tundur,kurse përreth me flegra portokalli të ziera në sherbet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sallatë me ton e brokoli

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
• Sallatë e gjelbër,
• ton-konservë,
• kokrra misri të ziera,
• kaçkavall i prerë në katrorë të vegjël,
• lulelakër e gjelbër (brokoli),
• domate,
• kripë, uthull molle, vaj ulliri.

Përgatitja:
Brokoli vlohet 5 minuta. Toni grimcohet. Mbi fletë sallate të vendosura në pjatë, radhiten domatet e prera në rrathë. Toni, misri dhe kaçkavalli përzihen dhe derdhen në mes të pjatës. Aty këtu vendosen edhe lulet e brokolit. Me përzierje vaji, uthulle dhe kripë, spërkatet sallata disa minuta para servimit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tavë me mish qengji dhe perime

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1 1/2 kg mish qengji nga brinjët,
* 2 kg domate,
* 1/2 kg speca,
* 1/2 kg bamje,
* vaj ulliri ose gjalpë, kripë, vegetë, piper, fletë dafine, 1 tubë majdanoz.

Përgatitja:
Kyçet furra në 250؛ Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme, vendoset mishi i prerë në copa. Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak. Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla. Hidhen kripë, piper dhe të gjitha pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit. Ulet temperatura në 200 ؛C dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrën. Në furrë me temperaturë 180 ؛C vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shtirret lëngu por jo i tëri dhe të jetë zbutur mishi.
Shërbehet me bukë të vogla mbrume ose pogaçe.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Byrek me katmer

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
Për byrek preferohet miell i ashpër, i cili përmban gluten dhe ka elasticitet. Për 1 kg miell duhen afro 500-600 ml ujë, 1 lugë kripë, 2 lugë vaj dhe 250 gr gjalpë.

Mbushja me spinaq: 1 kg spinaq, 250 gr djathë i bardhë i troshitur, 4 vezë, 1/2 kg kos i trashë ose ajkë kosi, kripë sipas dëshirës.
Përgatitja:
Në mes të miellit hapet një gropë ku hidhet pak kripë, 2 lugë vaj dhe gradualisht ujë. Duke e përzier nga mesi, gatuhet një brumi butë, i cili ngjeshët sa më gjatë në tavolinë të përmillur. Brumi mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20 min. që të zbuten proteinat dhe brumi të fitojë elasticitet në mënyrë që petët të hapen mirë. Gjysma e brumit ndahet në kuleq të vegjël, të cilët hollohen në petë madhësie të një pjate të vogël. اdo petë lyhet me yndyrë dhe vendoset njëra mbi tjetrën duke i hapur ato në katmer. Në tepsi të lyer me yndyrë, shtrohet katmeri duke i ngritë skajet rreth tepsisë. Mbi i hidhet e përhapet nga të gjitha anët mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të hapura. Skajet rreth tepsisë mbështillen sa më hollë brenda. Byreku lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200؛ C. Pasi të largohet nga furra mbulohet me pecetë, e pas 20 minutash shërbehet.
Mbushja mund të bëhet me spinaq, presh, kungull, qepë, mish të bluar, lakra të bardha dhe turshi, patate, me të brendshmet e qingjit (mëlçi, mushkri, zemër, veshkë) etj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sorbet nga pemët e buta

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për desertin më freskues verorë:
* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë,
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”).

Përgatitja:
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.
Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.
Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).
Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bajaderë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. ثmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pemë në xhelatinë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 100 gr mjedra
* 100 gr pjepër
* 1 nektarinë
* 1 shegë
* 1 mollë
* 3 banane
* 1/5 kg pjeshka
* 50 gr rrush të zi ose qershia
* 2 limona
* 450 ml ujë
* 250 ml kompot pemësh të konservuara
* 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine
* 6 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sallatë me avokado

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për sallatë:
* sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:
* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:
Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.
Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Roladë mozaik

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për patishpan:
* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje.

Filli:
* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.
Përgatitja:
Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mire me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bakllava e shpejtë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:
* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Përgatitja:
Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. اdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.
Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra.
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Sallate oktapodi.....

1.5 kg oktapod

1 kg midhje te vogla

1 kg midhje te medha nga ato me ngjyre te erret,

500 gr sepie te bardha te vogla,

500 gr sedan(kte se di ne shqip, kush e di ta theksoje qe ta kemi me te qarte) i fresket dhe krokant

vaj ulliri


hudhra

limon

dhe domate nga ato te voglat fare per dekorim


ne nje tenxhere gatuajje oktapodin, shtoi feta limoni ,ato e zbusin oktapodin.
pastaj zien sepiet e vogla ne uje me kripe dhe limon .(per tja hedhur siper oktapodit)
pastaj heq fijet e sedanit me nje thike,i pret te holla fare.dhe i fut ne uje te ftohte akull per ti bere krokant.

pastaj fut sedanin ne nje tigan te madh si dhe oktapodin e zier por te prere ne copa te vogla.fut dhe midhjet e vogla, si dhe te medhate.

i kondit me vaj ulliri,prezzemolo,kripe dhe piper.

pastaj i hedh ne nje pjate te madhe te thelle,i dekoron me domate te vogla.

dhe i fut nji te ngrene qe te shijon shume lol.
 

Attachments

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Oktapod me vere.!

Perberesit per 4 - 5 persona:
1 kg oktapod,
5 kokrra qepe,
1 gote uji vere e kuqe,
3-4 kokrra mesatare domatesh te fresketa,
1/2 gote me uje, kripe e piper.

Pregatitja: Pas larjes i kullojme dhe i skuqim derisa te thithin lengun. Shtojme qepen e prere ne kubike te vegjel dhe pasi i skuqim bashke i shuajme me vere. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe me vone shtojme yndyre, kripe, piper. I leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te perfundoje plotesisht.

E thjeshte fare apo jo? ama shume e shijshme...
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Peshk i furrës me arra

Përbërësit:


Për 4-5 racione peshk nevojiten:

4-5 racione peshk
2 filxhanë kafeje me lyrë
2-3 lugë gjelle me miell, për lyerjen e peshkut
1 lugë gjelle me miell për salcën
2 gota ujë
2-3 lugë gjellë me bajame
Kripë

Përgatitja

Peshku lyhet me miell, skuqet me lyrë të nxehtë dhe vihet në tavë. Në lyrën e mbetur, skuqet mielli derisa të zverdhet. Hidhet ujë dhe lihet të marrë valë. Shtohen dhe arrat e shtypura. Masa e përgatitur hidhet te peshku. Tava futet në furrë, 10-15 minuta ose kur gatimi bëhet në tenxhere, vendoset të ziejë. Sipas dëshirës, mund të hidhen hudhra të shtypura. Shërbehet me salcën e vet ose edhe me perime të ziera.



Karkaleca me piperka


Përbërësit:

Për 4-5 persona nevojiten:

1 kg karkaleca
3-4 lugë gjelle miell
2 filxhanë kafeje lyrë
5-6 piperka mesatare
3-4 thelpinj hudhra
1 kokërr mesatare limon
Kripë, piper, majdanoz
Garniturë, sipas dëshirës

Përgatitja



Në karkalecat e pastruar hidhet kripë, lyhen me miell dhe skuqen. Në lyrë skuqen specat e prerë në rripa ( mbuluar me kapak që të zbuten); hidhen hudhra, kripë, piper, majdanoz, shtohen karkalecat e skuqur, i përziejmë. Shërbehen me patate të skuqura e feta limoni.
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Krem orizi me qumësht dhe karamele me rozmarinë

Për 6 persona

150 gram oriz; 1 litër qumësht; 3 lugë gjellë krem i trashë; 75 gram sheqer; 1 limon, vanile; 1 lugë gjelle pluhur, sheqer pluhur, pak kripë

Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara

Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.

- Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vanilën si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.

- Hapni një letër kuzhine dhe lyeni me gjalpë.

- Përgatitni karamelen: ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar.
Lëreni të ftohet për 3 minuta.

- Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.

- 30 minuta para servirimit, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.

- Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.

- Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.

- Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.

- Servojini të freskëta

Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.
Ju befte mire
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mosha
37
Vendndodhja
ne ajer
Pulë me mollë

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta

Për 4 persona

* 4 gjokse pule nga 250 gr secili, 40 gr gjalpë, një lugë vaj ulliri, 3 mollë të kuqe, 3 mollë jeshile, 2 thelbi hudhër, një lugë të vogël erëza të përziera, kripë, piper, 300 ml verë molle po të jetë e mundur, ndryshe verë të bardhë, 4 lugë panë (kajmak qumështi i përpunuar).

Skuqni me flakë të ulët në një tigan jo të thellë gjokset e pulës me vajin dhe gjysmën e gjalpit për 5-6 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë nga të dy anët. Hiqni nga tigani dhe thajini me letër kuzhine.

Lani 2 mollë të kuqe dhe 2 jeshile, eliminoni zemrën e mollëve dhe pritni në feta. I vini të skuqen për pak kohë, derisa të ngjyrosen, në të njëjtin tigan të gjokseve të pulës, ku keni shtuar dhe hudhrën e shtypur. Tani vini përsëri në këtë tigan gjokset e pulës, shtoni erëzat dhe verën. Uleni flakën pasi të ketë vluar dhe lëreni kështu për 40 minuta.

Ndërkohë lani 2 mollët, që kanë ngelur dhe pritni në feta të holla, skuqini pak minuta në një tigan tjetër së bashku me gjalpin dhe kur t'i hiqni thajini me letër kuzhine.

Sistemoni gjokset e pulës në pjatë. Holloni çfarë ka ngelur në tigan me panënë dhe mbajeni mbi zjarr 2-3 minuta. Hidhni këtë lloj salce mbi gjokset e pulës, zbukuroni pjatën me mollët dhe servireni.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Oriz me perime

Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Mish tul me patate dhe vezë

Përbërësit për 6 persona:
* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepë
* 6 vezë
* majdanoz
* salcë
* vaj
* kripë
* piper i zi

Përgatitja:
1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.

Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me spinaq dhe me mollë

Materialet për 6 persona:
* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji mustardë
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:
1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.
2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër

Materialet për 4 persona
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet.
Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bije temper­atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
 
Top