• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Receta te ndryshme

Titulli: Receta te ndryshme

Bukë të skuqur..



Përbersit per 6 përsona:

-400 g miell ,
-2 vezë ,
-300 g djathë i bardhë i grirë ,
- 3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
-1 filxhan vaj ulliri ,
-pak piper.

Përgatitja: Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
Hidheni vajin e mbetur në një tepsi.
Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
Servireni të ngrohtë.
Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme..


Qofte me gjizë dhe spinaq..

Receta për të përgatitur qofte me gjizë dhe spinaq



Përbërsit:

-300g spinaq i freskët
-125g gjizë e freskët
-pak arremyshk i grirë
-kripë e piper i zi

Pergatitja:

Zieni spinaqin në ujë të bollshëm me kripë për 1-2 minuta ose derisa të fillojë e të vyshket.
Kullojeni me kujdes, shtrydheni që të hiqni lëngun e tepërt dhe grijeni imët.
Në një pjatë të thellë përzieni spinaqin, gjizën dhe arremyshkun.
Kontrollojeni për kripë e piper dhe përziejeni mire.
Bëni toptha sa një arrë me këtë masë, shtrojini në një pjatancë dhe shërbejini..
 
Titulli: Receta te ndryshme

Si të bëjmë biftek në mënyrë franceze?

Receta për të përgatitur biftek në mënyrë franceze..



Përbërsit:

- 6 biftekë viçi
-majdanoz
-miell
-1 lugë piper i kuq
- 2 qepë
- 1 pako pluhur për pure
- 150 ml salcë domatesh
-2 thelpinj hudhër
- vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi

Mbi biftekë hedhim kripë, piper të zi dhe i kalojmë në miell.
Tre biftekët i rendisim në tavën e qeramikës, të cilën e kemi lyer me vaj.
Mbi biftekë e vëmë majdanozin e grirë, qepën e grirë dhe hudhrën e grirë.
Mbi to, i rendisim biftekët e mbetur.

Salcën e domateve e vëmë në një enë të madhe, në të cilën hedhim rreth 500 ml ujë, një lugë piper të kuq, vaj dhe i përziejmë me telin e kuzhinës.
Këtë sos e hedhim mbi biftekët në tavë.
Tavën e mbulojmë me fletë alumini dhe e vëmë në furrë.
E pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.

Në tenxhere në zjarr vëmë një lugë gjalpë, e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe përziejmë me telin e kuzhinës.
Në tenxhere e hedhim edhe pluhurin për pure.
Duke përzier pandërprerë, e ziejmë purenë, derisa ta fitojë dendësi në e duhur.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate të gjelbër.
Në njërën anë të pjatës e servirim purenë.
Në anën tjetër i rendisim shkallë-shkallë biftekët francezë.
Mbi ata hedhim sosin. Zbukurojmë me degë rozmarine mbi purenë.


Sfoliate role me perime të pjekura..



Perberesit:
100 gr djathe picë i grirë
1 Pako peta sfoliate
2 Kunguj
1 Spec mi kuq
1 Qepe
1 Patëllxhan
Borzilok
Majdanoz
3 Luge vaj ulliri ’’Altis’’
Kripë
Piper

Pergatitja:
I presim perimet që janë në recetë së gjati dhe i pjekim në furrë ose në një zgarë. Hapim petën e sfoliatës ne tavolinë, e lyejmë paksa me vaj ulliri ’’Altis’’.

Perimet e pjekura i vendosim në mënyrë horizontale në fillim të petës duke kombinuar dhe ngjyrat e tyre.
Gjithashtu, shtojmë djathin e picës.
Më pas mbledhim petën role.
Presim rolenë me gjerësi 5-6 cm, i vendosim në tavë vertikalisht nga ku në pjesën fundore dhe të sipërme janë të dukshme zarzavatet.
Tavën e fusim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 20 minuta.
 
Last edited:
Titulli: Receta te ndryshme

Mish vici me birrë dhe mjaltë



500 gr mish vici
1 Qepe e madhe ose 2 te vogla
1 Spec i kuq
1 Shishe birre
1 Luge caji mjaltë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Spec djegës

Pergatitja:
Kavërdisim qepën në një tigan me vaj ulliri, presim në copa të vogla specin e kuq dhe ia shtojmë qepës, e lëmë të zbutet mirë duke i shtuar pak birrë, e rregullojmë me kripë dhe piper të zi, e hedhim të gjithën në mikser duke i shtuar një lugë kafeje mjaltë. E fusim në mikser sa të formohet një krem i lëmuar. Në të njëjtin tigan shtojmë përsëri pak vaj dhe copëzat e mishit të viçit, hedhim pak kripë duke e shuajtur me pjesën tjetër të birrës dhe shtojmë më pas kremin e specit te kuq, që sapo përgatitëm. E lëmë të ziejë mirë për 15-20 minuta derisa salca të shterojë dhe të trashet sa duhet.
 
Titulli: Receta te ndryshme

LEPUR COMLEK:

Për 6 persona:

Lepur i vogël 1.5 kg
Vaj ½ filxhan kafeje
Hudhër 1 kokërr
Dafinë 1 gjethe
Disa kokrra piper
Karafila 2 copë
Uthull 2 ½ filxhanë kafeje
Domate 4 kokrra
Kripë e piper
Qepë 1.800 gr


Përgatitja:
Racionet e lepurit të marinuar kullohen mirë, shtrydhen dhe skuqen në yndyrë të nxehtë, pastaj shuhen me uthull, shtohen domatet e qëruara, hudhrat, dafina, karafilat, pak ujë dhe lihet gjella që të ziejë në zjarr të ngadaltë ose vihet në furrë. Qepujkat pastrohen pa prishur formën, skuqen lehtë dhe hidhen tek mishi. Shtohet kripë e piper sipas nevojës, pak ujë, mbulohet tenxherja dhe vihet të ziejë derisa të jetë gati. اomleku bëhet i shijshëm kur zien në furrë.





*******

QOFTE ME PATATE:

Për Qoftet:

* 1/2 kg mish i grirë
* 2 feta buke(mesi) e lagur dhe e shtrydhur
* 1 vezë
* 2 lugë gjëlle qumësht
* 1 thelp hudhre e shtrydhur
* 2 lugë gjëlle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* rigon
* kripë

Të tjerat:

* 5 patate
* 6-7 speca
* 3 domate
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* piper i zi
* kripë
* 1 filxhan kafeje ujë i valuar

Përgatitja:
Përzieni mirë te gjithë përberesit e qofteve dhe këtë brum lereni një natë në frigorifer.
Prisni patatet në formë rrethore dhe hidhini sipër kripë dhe piper të zi. Në një tepsi hidhni vaj ulliri dhe patatet. Prisni specat në copa të mëdha (në 2 pjesë) dhe hidheni sipër patateve. Qëroni domatet rendojini dhe hidhini sipër specave. Sipër shtoni qoftet në një madhësi pak më të madhe se një arrë dhe hidhini 1 filxhan kafeje ujë të valuar. Tepsinë mbulojeni me një letër (folie) aluminium dhe piqeni në furrë në 250'C derisa patatet të zbuten.


 
Titulli: Receta te ndryshme

Gjel deti i mbushur me mollë e gështenja

Kërkoni një pjatë të dytë për menynë e Krishtlindjes?
Për drekën e Krishtlindjes ju propozojmë si recetë gjeldeti të mbushur me mollë e gështenja, një pjatë vërtet shumë e shijshme dhe shumë e përshtatshme për këtë rast. A ka më mirë sesa një nga pjatat më tipike të traditës, e rishikuar me pak origjinalitet e modernizëm, për të festuar Krishtlindjen? Mishi i gjeldetit me mollë e gështenja do të bëhet protagonist i menysë suaj për Krishtlindje dhe do të jetë me siguri një sukses!

Përbërësit:

gjeldeti i pastruar e pa kocka
gështenja të pjekura
mollë rene
rrush i thatë 1 lugë e vogël
djathë parmigiano 200 g
bukë e grirë 50 g
vezë 1
sallo 8 feta të mëdha
rozmarinë sipas dëshirës
sherbelë sipas dëshirës
vaj ulliri
verë e bardhë
selino 1degë
karotë 1
qepë
dëllinjë dy-tre fruta
kripë
piper

Koha e përgatitjes: 20 min

Koha e pjekjes: 60 min

Koha në total: 80 min

Mënyra e pjekjes: furrë

Përgatitja:

• Hapeni gjelin e detit si libër, kriposeni e piperoseni
• Përgatisni mbushjen me gështenja të pjekura, bukë të grirë, parmigiano, vezë, rrush të thatë dhe mollë të prera në formë kubi.
• Krijoni një sallam të trashë dhe mbylleni duke rrotulluar gjeldetin. Nga jashtë rrotulloni fetat e sallos dhe lidhini me spango.
• Vini selinonë, karotat dhe qepën ne copa të mëdha në tavën më vaj, skuqni aty gjeldetin, duke e lagur me verë të bardhë, duke shtuar edhe frutat e dëllenjës, futeni në furrë me nxehtësi 180°C për rreth një orë, duke mbajtur gjithmonë mishin të lagur me lëngun e pjekjes.
• Kur të ketë mbaruar pjekja, lëreni të ftohet dhe priteni me feta, duke e shërbyer me lëngun që mbetet nga pjekja.


 
Titulli: Receta te ndryshme



Filete pule e mbushur-

Përbërësit:

-2 fileta nga gjoksi i pulës,
-12 kërpudha mesatare,
- 2 qepë të njoma,
-4 feta proshutë,
-kripë, piper,
-pak hudhër e grirë,
-miell,
-djathë i grirë

E presim filetën në mes. I rrahim copat, me qëllim që të bëhen shumë të holla. Pastaj u hedhim kripë dhe piper.
Kërpudhat i presim në copa të vogla dhe i skuqim bashkë me qepën. Pastaj shtojmë kripë, piper dhe hudhrën e grirë.
Në çdo filetë shtrojmë një fetë proshute, ndërsa sipër hedhim kërpudhat e skuqura dhe pak djathë të grirë, mundësisht kaçkavall.
I mbështjellim filetat e pulës në mënyrë të tillë që të jenë të mbyllura nga të gjitha anët dhe i lidhim me një spango që mos të hapen.
Në një pjatë hedhim miell dhe filetat i lyejmë me miell. I kavërdisim tek i njëjti tigan ku kishim skuqur edhe kërpudhat me qepët, deri sa të skuqen pak. Pastaj i vendosim në furrë për rreth 10 minuta. Mund t’i shoqëroni me makarona.





Mish qingji me karrota ne furre.

Perberesit:

500- 1 kg mish qingji,,
2- karrota,,
2- domate,,
2-gota uje,
1-filxk kafeje me vaj,,
piper,rigon..

Pergatitja:
Marim mishin e vejme ne nje tas te madh dhe shtojme,karrotat te qeruara dhe te prera ne copa mesatate,,domaten te prera ne feta,vajin dhe erezat..

I perziejme mire dhe i veme ne tepsi, u shtojme dhe dy gota uje,i mbulojme me leter alumini dhe i pjekim,ne 250gr,per rreth 1,30-2 ore.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme



Përbërësit

- 600 gr mish i grire
- 4 veze
- 2 thelbi hurdha
- 1 patate e zier
- arre moskat
- 50 gr djathë parmixhan
- leng vegjetal
- 50 gr djathë i bute kaçkavall
- miell
- 40 gr gjalpë
- vaj ulliri
- kripe, piper

Përgatitja

Vini tre veze për te zier për rreth pese minuta, qërojini dhe lërini te ftohen. Përzieni mishin me vezën e mbetur, hurdhën, djathin parmixhan, pataten e shtypur, arrën moskat, kripe dhe piper dhe përbërjen shtriheni ne dy letra alumini kuzhine, me pas hapeni përbërjen me një cekic ne mënyrë qe te përftoni një drejtkëndësh rreth 2 cm te trashe. Hiqni letrën e aluminit te sipërme dhe mbuloni mishin me djathin te prere ne feta dhe poziciononi ne qendër vezët e ziera. Rrotulloni përbërjen rreth mbushjes duke ju ndihmuar letra e kuzhinës qe keni poshtë, bëjeni përbërjen kompakte dhe lyejeni me miell. Ne një ene shkrini gjalpin me pak vaj me hurdhën qe ju ka mbetur te cilën e keni shtypur me pare, skuqni me flake mesatare qoften duke e rrotulluar here pas here. Shuajeni me pak ujë dhe vëreni ne furre me 180'C për një ore e 30 minuta duke e lagur me lëngun e ngrohte nëse është e nevojshme. Me pas priteni ne feta dhe shërbejeni.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Receta te ndryshme

Feta te bukes te lyera me gjalpe, pak hudhra te grira e kackavall, i fusim ne furre te ngrote ne 180° per disa minuta, behen shume te shijshme e shume te pershtatshme, sherbehen si antipaste.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Receta te ndryshme

Kifle Role Me Djath

E pregadisim brumin e picav.. dhe pasi qe te vij brumi e shtrijm nje pet te madhe dhe e mbushim me djath dhe e mbeshtjellim ne form roleje .I presim sikur ne foto dhe i shtrijm ne tave te mbuluar me leter kuzhine . I mbulojm me nje pecet dhe i lem per afer 15 min ..Pastaj nje vez dhe pak jogurt i perziejm se bashku dhe i lyejm kiflet permbi dhe i fusim ne furr qe te piqen .. Ju befshin Mire:)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Receta te ndryshme

Embelsira per mengjes

Perberesit:

250gr miell,
150 gr gjalpe,
2 veze,
150 gr sheqer,
1/2 e pecives ose 1 luge kafeje me sode buke.
Pergatitja:
Pregatitet brumi dhe vendoset ne frigorifer per nje ore i mbeshtjellur ne plasmas ushqimesh , pas nje ore e shtrim brumin dhe vazhdojm sikur ne foto
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme

Sallate me "Kerpudha'

1 marule 2 veze
1 tufe selino 1 ls mustradë
2 endivi 1 ls uthull
100 g panxhar i kuq 3 ls vaj
100 g kerpudha nenexhik
proshutë kripë , piper

1. Lahen me kujdes sallata , endivitë , selinoja dhe fshihen mire.
2. Pritet panxhari ne copa te vogla.
3. Qërohen kerpudhat , lahën dhe thahën.
4. Zihen vezët fort dhe qërohen.
5. Ne nje sallatiere pregatitet salca: trazohet mustarda ne uthull. Hidhet kripe e piper. Trazohen mire sa te tretet krypa. Shtohet vaji dhe trazohen fort derisa te behet kremoze.
6. Priten kerpudhat ne feta te holla , grihet selinoja , shfletohen endivitë dhe priten. Hidhen te gjitha ne tasin e sallates se bashku me copat e panxharit dhe gjethet e marules. Perzihen.
7. Priten vezet ne feta rrumbullake , copat e proshutes ne feta te holla dhe hidhen siper sallates. Hidhet siper nenexhik ose ne mungese te tij , majdanoz.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme

TULLUMBA:
Per 25 cope nevojiten:

Për brumin :
Miell 1 gotë,

Vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle,
Vezë 3-4 kokrra,
Pak kripë e sheqer,
Ujë treçerek gote.

Për shurupin:
Sheqer 2 gota
Ujë 2 gota
Vaj për skuqje.

Përgatitja
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme

Si te gatuajme tave kosi elbasani
Si te gatuajme tave kosi elbasani – Receta gatimi për tave kosi elbasani.

Perberesit per Tave kosi:
500 gr mish qingji kofsh ose shpatull
700 gr kos
100 gr gjalp
3 vez
1 filxhan kafe me oriz
krip dhe piper sa na mjafton
Për të gatuar këtë pjatë tradicionale Tave kosi veprojmë në këtë mënyrë:

Fillimisht zieni mishin ne uje me kripe deri sa te jete i zier plotesisht dhe i bute. Kur te ket zier kullojeni dhe ruani lengun e tij. Vendoseni ne nje tepsi (me mire akoma nese eshte prej balte) dhe hidhni siper disa copa gjalp.piqeni deri sa te skuqet mire siperfaqja ne furren e nxehur me pare ne 200°. Nderkohe ne lengun e tij hidhi orizin dhe vendoseni te zieje per reth 10 minuta. Rrihni vezet, bashkoni kosin, shtoni krip dhe piper te zi dhe kur orizi te jet gati shtojeni dhe ate bashk me lengun e mishit.Gjithsej reth 2-3 garuzhe. Shtoni dhe pjesen tjeter te gjalpit te mbetur dhe koplet salsen hidheni siper mishit.Vendoseni perseri ne furr per reth 30 minuta. Sherbejeni te ngrohte pasi tava e kosit te jet mpiksur.
SiteGatuajme.Net!
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme

Lakror Korce me qepe e domate
Lakror Korce – Si te gatuajme Lakror Korce me qepe e domate – Receta gatimi per Lakror Korce me qepe e domate. Pergatitja, perberesit dhe menyra e gatimit

Perberesit per brumin:
– Miell 700 gr:
-1 kos 250 ml
-1 pako pluhur pjekes
-ose 1 luge kafeje sode buke dhe 1 luge kafeje maja buke
-2 luge vaj ulliri
-Kripe 1 luge caji
-Uje i vaket 200 ml-250 ml duhet pasur parasysh qe brumi te zihet jo shume i forte i bute dhe te mos ngjise neper duar.
Per mbushjen:
-Qepe te thata 6-7 cope
-Domate te kuqe te qeruara nga lekurat dhe te grira rreth 7-8 -cope gjithesej rreth 350- 400 gr
-Kripe 1 luge caji
-Piper i zi 1 luge kafeje
-1 spec jeshil ose spec djeges
-1 luge kafeje rigon
nenexhik
Pergatitja:
Per te pergatitur Lakror Korce, veprojme ne kete menyre: -Ne fillim zeme brumin ne nje tas hedhim miellin, soden e bukes, majane dhe i perziejme. Shtojme kripen, dhe i perziejme. Shtojme kosin dhe ujin e vaket. Se bashku zeme nje brume jo shume te forte. E punojme aq shume sa te mos na ngjitet neper duar. Brumin e leme te pushoje mbuluar me nje pecete te lagur. Nderkohe merremi me mbushjen. Ne nje tenxhere a tigan te madh, hedhim vajin e ullirit sa te ngrohet. Shtojme qepen e grire jo shume holle. Mund ta presim dhe ne gjysem rrethi dhe e kaverdisim derisa qepa te zbutet pak. Shtojme kripen, specin e grire te vogel, e vazhdojme nja 5-6 min. kavedisjen, shtojme domatet e grira holle dhe i leme te ziejne derisa masa te shtohet, avullon lengu i domates dhe gjella trashet. Ne fund fare hedhim nenexhikun te grire holle, rigonin dhe piperin e zi. Merremi me hapjen e brumit. Tepsine e lyejme me vaj. Brumin e ndajme ne dy pjese ky njera te jete me e madhe. Pjesen e madhe e hapim me diameter me te madh se temsia sepse duhet te dali mbi tepsia. E shtrojme peten poshte. Hedhim mbushjen dhe hapim peten e dyte. Peten e dyte e hapim sa gjithe diametri i tepsise. Tani bejme mbylljen anash me peten qe eshte varur dhe bejme thurjen karakteristike te lakrorit. Kete e bejme sipas deshires.
E veme ne furre te piqet ne 200° grade C. Nja dhjete min. para se ta heqim vem pak gjalpe siper dhe vazhdojm e pjekim perseri dhe 10 min. te tjera. E leme pas pjekjes te pushoje pak para se ta servirim te mbuluar me nje tepsi tjeter me te madhe. Ju befte mire !
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Receta te ndryshme

Bombone vendi
Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare
Përbërësit për Receta për Bombone
1 liter qumësht i freskët
2 kg sheqer
80 gr gjalpë
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Një recetë verore dhe e shijshme
auto_simple_miso_tofu_and_03158_16x91562502793.jpg
Koha e përgatitjes

30 minuta

Koha e gatimit


10 deri në 30 minuta

Për 4 persona.

Përbërësit:

15g kërpudha të thata të egra

1.4 litra ujë të zier

2 lugë salcë soje të errët

1 kubet perimesh

4 lugë krem oriz ngjyrë kafe

200g noodles

396g bukë e thatë në formë kubike

2-3 lugë vaj luledielli

4 vezë të mëdha të ziera

150g kërpudha të zakonshme të bardha

100g fasule

6 thelpinj hudhra

50g arra

Përgatitja:

Vendosni kërpudhat e thata në një tigan të madh të rëndë dhe mbulojini me ujë. Shtoni salcë soje, kubin e perimeve dhe orizin e zi krem dhe lërini të ziejnë derisa kubiku i perimeve të shpërbëhet. Vendoseni mënjanë për 30 minuta për t’u ftohur.

Zieni vezët në një tjetër enë.

Pastaj në një tjetër enë vendosni noodles, hudhrat, vaj luledielli, kërpudhat e bardha dhe fasulet. Ziejini dhe përziejini mirë dhe këtë masë përziheni më të parën.

Në fund qëroni vezët dhe vendosini sipër gjellës po ashtu edhe arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe ekstra salcë sojë sipër.


Marrë nga: bbc.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net
 

ZHIGO

nothin’ last forever...
më kujtohet nje ditë mu tek te gatoja qofte shpie,

çar te them,

mir qofte qe nk dolën, po sdi as si me i von emrin :LOL:
 

Vajza

Staf në FV.AL
Vendndodhja
Struga
Adana kebab:


Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta
Përbërësit:
– 1,5 kg mish viçi të bluar;
– 2 speca të kuq;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– një lugë e vogël kripë;
– 1 lugë lëng domateje;
– 1 lugë e vogël trumzë,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 lugë e vogël piper.

Përgatitja:
Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.
Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.
Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.
Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.
Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,
 
Top