Receta te ndryshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Qofte më lëng

Materialet:

• 1 kg mish i grirë
• 2 speca të kuq dhe i bluani
• 1 shkop kanellë e copëtuar
• 1/2 filxhan oriz i pagatuar
• 2 lugë gjelle qepë të grira
• 1 kokërr vezë
• 1 thelb hudhre

Salca:

• 3 kupa sallatë jeshile e grirë
• 2 filxhan qepë të grira
• 1 kupë me karota të prera në copa të vogla
• ½ selino e grirë
• 1 lugë gjelle pudër djegëse
• 2 kupa lëng mish pule
• 1 kupë salcë domateje
• ½ kupë patate të grira dhe të pjekura

Përgatitja:
1. Hidhni në një tigan mishin, specat e kuqë të bluar dhe i skuqni në një temperaturë mbi mesataren, për 2 minuta.
2. Kombinoni 2 lugë çaji kanellë, kripën, orizin, qepët, mishin, vezën dhe hudhrat në një tas të thellë. Formoni 24 qofte.
3. Në një tigan hidhni lakrën, karotën dhe selinon, gatuajini për 8 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Shtoni pudrën djegëse, lëngun e mishit dhe domatet dhe lërini të ziejnë. Hidhni qoftet dhe lërini për 15 minuta. Në fund hidhni edhe patatet dhe gatuajini për 20 minuta ose derisa patatja të ketë zier mirë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Lulelakër pikante me domate

* 1 kokë lulelakër, e ndarë në copëza
* 4 domate të qëruara
* 1 thelb hudhër
* 1 spec i djegës, i tharë
* Pak rigon
* 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
* Kripë e vaj ulliri


Shkërmoqni specin e kuq djegës dhe hidheni në tigan bashkë me hudhrën e ndarë në dysh. Skuqini lehtë për 1-2 minuta.
Shtonin aty copëzat e lulelakrës dhe domatet e prera në copa e më pas kripë e rigon.
Lërini të gatuhen në zjarr për 15-20 minuta dhe pjata do të jetë gati kur domatet “të jenë shkrirë” në të e lulelakra të mos jetë zbutur shumë.
Spërkateni me majdanoz përsipër dhe ajo është gati për t’u shërbyer si një pjatë më vete ose si një salcë për pjatat të tjera makarona, oriz, perime…)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Strudel me spinaq dhe karota

Materialet për 8 persona

* 1 ose 2 peta byreku
* 450 gr. spinaq
* 400 gr. karota
* 50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre
* 1 tufë majdanoz
* 60 gr. pistakë (fistekë)
* 50 gr. rrush i thatë
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 40 gr. gjalpë
* 1e kuqe veze
* kripë, piper


Përgatitja

1. Prisni karotat në forma rrethore. I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni këtë masë në petën e byrekut.
2. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës. Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.
3. E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend).
4. E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë.
5. E piqni ushqimin për 45-50 minuta. Kur të jetë
Gati, sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Materialet për 4 persona
· 600 gr. patate
· 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë
· 2 thelpinj hudhre të prera hollë
· 100 ml. verë e bardhë
· 200 ml. krem qumështi
· 2 të kuqe vezësh
· 2 lugë gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpë
· kripë dhe piper
Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.
 

Dëbora

Prizrenase
Titulli: Receta te ndryshme



Pasta Flora


Përbërësit

* 1 filxhan caji sheqer
* 1 filxhan caji gjalp
* 1 kokerr veze
* miell
* recel
* arra
* kanelle

Udhëzime per pregaditje

Hedh ne nje tas vezen, sheqerin, gjalpin dhe i perzien se bashku. Pastaj i shton miellin deri sa te behet gati si brume byreku.
E ndan brumin ne 3 pjese. 2 pjese i shtron ne tepsi dhe i ngjesh me dore. Pastaj i hedh nje shtrese receli siper (cfardolloj receli ose prevede),i hedh ca arra, pak kanelle.
Me 1/3 e brumit ben ca rripa te holle dhe i shtron siper recelit ne forme katrori ose rombi.
E fut ne furre dhe e pjek per rreth 30 min. me 180- 200 grade.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Tatli me kokos

Përbërësit:

250 gramë margarinë ose gjalpë,
1 vezë,
1 filxhan vaj,
1 filxhan qumësht,
1 filxhan kokos
por mundet edhe më shumë sipas dëshirës (filxhan për kafe turke),
1 ‘pecivë’,
3 gota uji miell.

Përgatitja:

Të gjitha këto i përziejmë mirë derisa të formohet brumi, pastaj i bëjmë
format e rrumbullakëta ose në formë të plazmave. E pjekim në 170 gradë
derisa të skuqet e tëra.

Sherbeti:

1 kg sheqer dhe
800 ml ujë.
I vlojmë dhe ia shtojmë një sheqer vanilje.

Tatlia duhet të jetë e ftohur kurse sherbeti i vakët.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Fergese tironse

Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile.
Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe.
Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla.(mund t'i shtoni edhe rigon).

Fergesa me speca:
Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj ulliri.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Rosto e Mbushur.

Pergatitja 20 min Pjekja 1 ore e 20 min veshtiresia e mesme

Perberesit 800 gr kontrofileto vici e trashe rreth 1 2 cm 700 gr spinaq ,120 gr gjalpe 100 ge pancete 80 gr parmigiano te grire ( ne mungese Kackavall ) 2 veze 2 luge gjelle vaj ulliri kripe piper ..

1) pastroni dhe lani spinaqin dhe zijeni mire . kullojeni mire dhe e skuqim ne tigan me 20 gr gjalpe dhe 60 gr parmigiano dhe pak kripe..

2 ) Pergatisni nje omelete me vezet pjesen e mbetur te parmigianos dhe pak kripe. Priteni ne feta te holla panceten vendoseni siper derrases se mishit dhe hapeni me nje Takmak..

3) Mbulojeni mishin me panceten me omeleten dhe me spinaqin duke lene nje pjese te pambuluar . Rrotullojeni mishin rreth vetes duke patur kujdes qe te mos dale mbushja jashte dhe lidhet me kujdes me spango guzhine sa me shpesh sic bejme me rostot Normale...

4) Vendoseni mishin ne nje tave te madhe kriposeni dhe hidhini piper shtoni dhe gjalpin e mbetur dhe me vajin e ullirit dhe vendoseni te piqet avash avash duke e kthyer here pas here me 2 luge derisa te jete formuar nje ngjyre si e pjekur. Lageni me nje gote uje dhe pak vere te kuqe . Mbulojeni hermetikisht me leter Alumini dhe vazhdoni pjekjen per rreth nje ore . Pasi te jete pjekur hiqeni dhe vendoseni serish ne derrasen e mishit Hiqni spangon dhe priteni ne feta te trasha afersisht 1 cm Mund ti sherbeni te ftohta ose te nxehta sipas deshires . Mund ti hidhni lengun e vet siper ose mund ta shoqeroni me Pure Patatesh . Shoqerohet me vere te kuqe .Ju befte mire ...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Spaghetti me domate te fresketa, borzilok dhe mozzarella.

Zjeni ujin per spagetat dhe kur te merri vale fusni tre kater domate brenda per 30-40 sekonda. Nxirrini domatet dhe hiqjuani lekuren (i hiqet kollaj)dhe pritni me copa stergjatshe, kurse farat dhe lengun e mrencem hidhjani m'plena. Nderkohe ne tigan hidhni pak vaj ulliri dhe dy tre thelpinj hudhra te prera m'dysh. Kur te jen zverdhur hudhrat, hiqini dhe hidhini se nuk ju duen mo. Hidhni domatet e prera ne tigan dhe lerini te kaurdisen pak dhe sperkateni me pak konjak (pak ere se ju zen masnej) dhe mbasi te avullojne (konjak efect) shtojini ca gjethe borzilok. Nderkohe llogaritni qe spaghetat te jene gati dhe mbasi ti kulloni hidhini ne tigan siper damoteve. Perzjeini mire me dy piruna qe te futet sugoja gjithanej dhe shtojini mozzarellen te prere ne copa te vogla sa nji ulli pak a shum. Kur te jen mpiksur spaghetat dhe sugoja hiqeni nga zjarri dhe mos harroni gazin hap se hiket per lesh. Ndajeni ne pajata, si puna e kafes turke, pak e pak gjithanej qe mos te njelet longu vetem per te funit. Ju boft mir!

Vazhdojm me pellumba me uthull balsamike (kshu quhet ?)
Kjo osht e thjesht fare. Merrni pellumin (jo ata qe rrine ne piazza) dhe dajeni m'dysh simetrikisht. Veni tiganin me vaj ullini ne zjarrm dhe si gjithmon mos i dani dy tre thelpinj hudher(masnej hudhini), dhe piper te zi. Kur te jet xef voji, vejini pellumbat siper dhe lejini te skuqen. Kthejini kla ana tjeter kur te jen skuq. Anej ka funi kur pellumbat te jen skuq siç duhet, sperkatini me uthull balsamike, ne sasi mesatare, treçerek gote pak a shume dhe lejini te zi dhe ca me flak pak te larte. Kur te jet mpiks mir dhe te jet trash pak longu, vejini ne pjate dhe me luge hudhini siper lengun qe njel ne tigan.
Ket muhabet mund ta boni dhe me vere te omel (vinsanto) ne vend te uthlles ose me noi pije tjeter, psh. Marsala (jo me raki). Ju boft mir!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Gjoks pule i mbushur me sardele te kriposura (acciughe / anchovies)


Ok, lani duart si fillim..
Gjoksin e pules e hapni mire dhe rrifeni qe te hollohet (thojini kasapit se e bon ai). Sardelet vejini ne uje te ftohte dhe lejini i gjys orsh qe tju dali kripa. Mos perdorni ato ne vaj por ato ne kripe. Mbasi ti ket dalur kripa hiqini me kujdes halat dhe pritini me thike ne copeza shume te vogla. Pergatisni nderkohe hudher dhe majdanoz te grire holle holle dh perziheni me peshqit e grire. Sperkateni pulen nga brenda me kripe e piper te zi dhe me kete miksin peshk-hudher-majdanoz. Futini nji te rrotullume si fletoreve nen sqetull
laugh.gif
dhe lidhini me spango, ka ajo e pastra ere, jo spango muratori. Nxefni vaj ne nje tigan dhe jepini nje gjysem te skuqur rreth e rreth sa te krijoje pak kerc e te marri ngjyre. Pastaj futeni ne furre me nja 150-200° dhe per nja 20 minuta eshte gati. Kujdes... kur ta hiqni nga tigani mos e hidhni vajin qe ngelet
wink.gif
. Merrni nji sardele ose gjys po qene te medhaja dhe kur vaji te jete i nzefte qamet, coptojani brenda dhe me luge shtypeni qe te shperbehet. Shtojini pak vere te bardhe qe te shuhet mire e mire dhe keni bere keshtu nje krem qe do ju duhet me vone.
Nxirreni arroston nga furra dhe me kujdes kirurgu pritini spangon qe e rrethon dhe pastaj me nje thike te mprefte, po te mprefte ama, priteni feta feta me gjeresi 5-7 mm. Vejini ne pjate copat e pules dhe sperkatini me ate kremin qe kemi ne tigan. Per garnityre veni dy broccoli te zjere pak a ndonje zarzavat tjeter te pergatitur thjeshte.
Provojeni se ka me ju pelqy qamet. Mos u tremni se gjoksi pules nuk ka ndonje shije te veten te forte dhe shkon klas fare me acciughet..
Ju bofte mire
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Supe me qiqra dhe merluc

Mund te perdorni merluc te fresket ose dhe ne kutia, simas nivelit te perteses per pastrimin e peshkut. Po ashtu dhe qiqrat.
Pritet peshku ne copa te vogla dhe pastrohen mire qiqrat nga ajo si cipe qe i mbulon. Ngrohet vaji ne tigan dhe i hidhen dy tre hudhra te pergjysmuara dhe piper i zi. Hiqen hudhrat kur jane zverdhur dhe flaken ne plera.
Hidhen ne tigan copat e peshkut duke u trazuar dhe kur te jene bere pergjysem u shtohen qiqrat. Trazohen deri sa te jene nxehur mire dhe shuhen me vere te bardhe. Lihen sa te jete thuajse shperbere peshku dhe lengu te kete marre trajte kremi, te jet trash pak meillaf . Sigurisht pak kripe. Hiqen disa kokrra qiqra dhe lihen ne nje gote. Hiqeni nga zjarri dhe pak nga pak kalojeni tek frulatori/makina bezhzhzhz a si ja thone ermin shqip. Kur te jete bluar mire dhe te kete ardhur ne forme kremi, vendoseni perseri ne tenxhere dhe shtojini ato kokrrat e qiqrave qe kishjit vene me nje ane se qiqrat jane te shijshem kur i bluan kokrra. Sherbejeni ne pjata dhe sefundi shtojini nji zig zag te shpejte vaj ulliri mbi pjate.
Ju befte mire..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Makorona
Merrni:
2 kokrra domate
1 kastravec(jo shume te modh)
1 kokerr qepe te kuqe
100 gr ullinj te zinj te qeruar nga berthamat
50 gr djathe baxhoje(per ata qe jane ne Shqiperi) ose Feta Dionis per ata qe jane ne IT.
400 gr pasta.


Merret uje 3-4 litra dhe vihet ne nje tenxhere te thelle ne zjarr.Kur te vloje i hidhet kripe simas deshires dhe hudhet pasta.Kur te jete e zjere hiqet nga zjarri,kullohet dhe lihet te ftohet.Merren kastravecat e domatet,lahen dhe behen ne feta.Po ashtu merret qepa,qerohet dhe behet feta-feta te holla.Djtahi pritet ne kubike dhe kur te jete e vaket pasta shtohen te gjitha keto me dy luge gjelle vaj ulliri dhe serviret e ftohte me pak djathe te grire lart
smile.gif

JU bofte mire!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Pule frikase

Per 500 gr mish te prere ne copa jo shume te medha duhen:

2-3 luge gjelle miell
3 kokrra patate mesatare
2 karrota
3-4 qepujka te vogla ose nje e bardhe qepe te madhe(ose qepe te njoma)
2-3 luge gjalpe
1 kokerr limon
2 kokrra veze
50 gr majdanoz
1 rrenje selinoje(Sedano)
200 ml qumesht
Piper i bardhe sipas deshires.


Merret pula dhe pasi ndahet ne copa dhe shpelahet,vihet te zjeje me pak kripe.Kur arrin te marre vale shtohen perimet e prera bukur:karrotat ne forma rrtehore njesoj si patatet,qepujkat te plota e te paprera si dhe rrenja e selinose.
Nderkohe qe zihet pula me perimet merret 1 luge gjalpe dhe ne nje tigan skuqim pak 2-3 luge miell.E heqim nga zjarri dhe kur ftohet pak i hedhim qumeshtin e vaket duke e perjere ngadale qe mos mbeten topa.
Nderkohe pula zihet dhe e heqim nga zjarri duke hequr vecmas lengun e vec pulen me perimet.
Marrim nje tenxhere:Hedhim salcen me qumesht dhe miell dhe e veme te ngrohet.Ngadale e pak nga pak shtojme lengun e pules duke e mbajtur te trashe masen.Ne fund te kesaj lihet te vloje pak masa e pregatitur dhe hiqet e vihet per tu ftohur.
Nderkohe qe ftohet masa marrim 2 kokrra veze dhe shtrydhim nje limon mbi to.I rahim mire e mire bashke dhe kur te jete e vaket masa e shtojme vezen me gjithe limon.Po ashtu shtojme edhe perimet me pulen dhe serviret e vaket me majdanoz te grire holle siper!

Ju befte mire!
 

eldi

trafikante
Titulli: Receta te ndryshme

pupupupupup cdesha une qe e hapa kete faqje nuk e kuptoj, uuuu cmu hap oreksi keq fare.

Qoftet me lenge nuk para me pelqejn, nder pajtat me te preferuara jan qofte te thata me patate, spageti me gjalp.
 

PAZUZU

Dark Knight
Titulli: Receta te ndryshme

lene lene...me bo gjithe kto gjona duhet dhe me i honger...se msohem keq ashtu..dhe vej bark e prapanice pastaj..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Fileto e pjekur në "guackë" prej kripe

Për 6 persona
Materialet

Për fileton e pjekur
* 1 kg. fileto viçi
* 15 gr. gjalpë pa kripë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 e kuqe veze e rrahur lehtë
* 2 lugë gjelle kripë e trashë
* piper i zi

Për "guackën" prej kripe
* 500 gr. kripë e trashë
* 4 lugë thimar
* 1 lugë gjelle rozmarinë
* 150 ml. ujë
* 400 gr. miell
* 2 të bardha vezësh.
Përgatitja
1. Përgatisim "guackën" prej kripe të paktën 3.5 orë përpara se fillojmë pjekjen. Së pari, zbrazim në enën e mikserit kripën dhe erëzat dhe i përziejmë. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve dhe ujin e vazhdojmë rrahjen. Hedhim pak nga pak miellin dhe e rrahim masën e krijuar në mikser për 2-3 minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme, e fortë dhe jo ngjitëse. Por nëse ngjit, atëherë shtojmë pak miell. Mbulojmë brumin me letër që nuk ngjit dhe e lëmë që të "shlodhet" në një cep të kuzhinës për 3-24 orë.

2. Pastrojmë filetot me letër kuzhine. Ngrohim gjalpin dhe vajin në zjarr me temperaturë mesatare dhe skuqim në to filetot për 2-3 minuta nga çdo anë.

3. Gradojmë furrrën në 190 gradë celsius. Hapim brumin mbi një sipërfaqe të lyer me miell dhe realizojmë një petë me madhësi 26x30 centimetra. I palosim petët më dysh dhe i mbyllim mirë në anë. Më pas i vendosim filetot në skarë. Shtojmë në të kuqet e vezëve 112 lugë ëmbëlsire me ujë dhe lyejmë sipërfaqen e "guackës" prej kripe, duke përdorur një penel kuzhine. Përsipër hedhim kripë të trashë.

4. I pjekim filetot në skarë për 25-32 minuta, në varësi të preferencave që kemi për mishin. Më pas i "shlodhim" filetot, duke i lënë mbi skarë në temperaturën e dhomës për 20-60 minuta.
Duke qenë se mishi është i mbyllur në "guackën" prej kripe, ai ruhet i ngrohtë. Presim "guackën" në anë dhe e heqim nga pak. Nxjerrim mishin dhe i hedhim piper përsipër. Në fund, i vendosim filetot në pjata dhe i shërbejmë menjëherë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Makarona me fruta deti

Për 4 persona
Materialet

* 1kg. midhje dhe karkaleca deti 500 ml. verë e bardhë
* 500 gr. domate të vogla
* 1 pako makarona
* 120 ml. vaj ulliri
* 5 thelpinj hudhre, të prera në feta të holla
* 1 spec djegës kripë
* piper i freskët


Përgatitja
1. Pastroni nga jashtë midhjet me ujë të rrjedhshëm, duke i fërkuar me furçë të vogël. I vendosni në një tenxhere të madhe dhe shtoni verën e bardhë. I mbuloni dhe i zieni në zjarr të fortë për 3-4 minuta, derisa të hapen. Të gjitha ato që mbetën të mbyllura mos i gatuani por i hidhni tej. Më pas i kullon i, duke ruajtur lën­gun e tyre.

2. I shtypni paksa me forcë domatet e vogla me qëllim që t'ju dalë lëngu dhe farat
dhe i prisni në copa të mëdha.

3. Në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë shtoni makaronat dhe i zieni ato derisa të zbuten.

4. Ndërkaq, vendosni në zjarr të ulët një tenxhere me vaj dhe hudhër. Përpara se hudhra të fillojë të marrë ngjyrë të errët, shtoni specin djegës e domatet dhe i zieni për pesë minuta. Më pas hidhni në të lëngun nga midhjet dhe. I lini të ziejnë për pak derisa masa të mpikset dhe të bëhet salcë. Shtoni karkalecat e detit në salcë dhe i zieni për 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë paksa rozë. Shtoni midhjet dhe, duke i përzier mirë me qëllim që të ngrohen. Nëse është e nevojshme mund të hidhni kripë e piper të freskët.

5. I kullon i makaronat dhe i vendosni në një pjatancë të veçantë. Mbi to hidhni frutat e detit dhe i përzieni me kujdes.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Barbekju

Për 4 persona
Materialet
* 400 gr. mish pule (nga gjoksi) 400 gr.
* 400 gr. mish viçi
(të gjitha këto në fileta)
* 2 speca jeshilë, 2 të kuqë, 2 të verdhë.
* 4 kunguj të vegjël, të prerë në rrathë
* 2 qepë të prerë në rrathë
* 16 kërpudha të prera në fetë të holla
* 4 karota të grira
* 120 ml. vaj ulliri
* piper i zi (kokërr)

Përgatitja
Në fillim skuqni mishrat duke hedhur në një tenxhere përveç tyre edhe vajin e ullirit, 2 qepët e prera hollë, piperin e zi (kokërr) si dhe kripën. Pasi mishi të ketë marrë ngjyrë shtoni në të specat, kungujt dhe kërpudhat. Nëse mishi ka shumë lëng mund të hidhni pak miell (por mos e teproni). E shërbeni në pjatë me pite të pjekura.

Salca barbekju

Për 4 persona
Materialet
* 1 qepë e madhe (prerë në feta shumë të holla)
* 100 ml. uthull
* 1 lugë gjelle mjaltë
* 1 lugë kafeje me kripë
* 100 gr. salcë domateje

Përgatitja
Në temperaturë mesatare zieni uthullën së bashku me qepën, derisa të mbetet gjysma e saj (uthullës). Më pas shtoni materialet e tjera dhe i zieni të gjitha për 5-6 minuta. Salca barbekju, që të bëhet e mirë, kërkon salcë domateje të cilësisë shumë të mirë. Salca "humbet" gjatë pjekjes dhe në fund nuk peshon më shumë se 200 gr.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Pule gordon blu

Koha e përgatitjes 1 orë e 30 minuta

Përbërësit
4 gjokse pulash
1 kupë me djathë kaçkavall të grirë
1/2 kupë proshutë të grirë
kripë
piper
4 lugë mustardë
2 vezë
2 lugë vaj
1/2 kupë miell
1/2 lugë kripë
Vaj

Përgatitja
Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën.
Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role.
I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer.
Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer.
Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët.
Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t'i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Japrakë me sallatë jeshile

Për 6 persona:
* 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro)
* 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz
* 1 qepë të grirë
* pak hudhër
* 4-5 bisqe selino të prerë hollë
* pak piper kokërr
* 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë
* 3 lugë gjelle margarinë
* 1 konservë domateje të prerë hollë
* kripë dhe piper

Përgatitja:
1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.
2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.
3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.
4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Biftek i zier me perime

Për 2 persona:
* 2 copa mish viçi, pa dhjam
* 2 karota
* 2 speca jeshilë
* 2 kunguj
* rigon, kripë, piper i zi, rozmarinë
* 1 lugë e madhe vaj
* ujë me sy

Përgatitja:
Copat e mishit rrihen deri sa të bëhen me petashuqe. Më tej sipër tyre hidhen erëzat dhe përzihen me to.
Pritini karotat, kungujt dhe specat në copa mesatare dhe përziejini dhe këto të fundit me erëzat mirë.
Lërini mishin dhe perimet një copë herë sa deri sa erëzat të depërtojnë aromën e tyre mbi to.
Më pas në një tigan vini vajin të skuqet dhe sipër vëni mishin dhe perimet. Më tej pa i skuqur fare (nëse doni dhe mund t’i skuqni) shtoni ujin nga to më ngadalë dhe në sasi të vogla.
Bëjeni këtë vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe biftekët disa herë deri sa të jenë gatuar. Në fund fare edhe ujin duhet ta kenë pirë pak a shumë. Servirini të nxehta. Ju bëftë mirë!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Pulë me kërpudha

Nevojiten:
* 4 copë mish të bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra
* 250 gr kërpudha të grira
* 1 filxhan qumësht
* 1 filxhan kafeje verë të bardhë
* 1 filxhan galetë
* 1 të bardhë lë vesë
* lëngun e gjysmë limoni
* gjysmë luge kopër të thatë
* kripë, piper.

Shtypeni mishin e bardhë me çekiç të bërxollave, por në vend të mishit të bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin).
Zini kërpudhat në verë të bardhë, lëng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohet gati e tërë vera.
Preni përmes çdo pjesë të mishit të bardhë, mbusheni me kërpudha e pastaj mbështilleni mirë duke i vënë një rrëmojcë.
Uleni çdo copë në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vesë, lyeni me galetë dhe renditni në tepsi.
Futni në furrë të nxehur të cilës ia ngadalësoni temperaturën në 190 gradë celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi të mos bëhet i butë dhe i kuqërremtë.
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Midhje Te mbushura

Përshkrimi

kjo eshte nje recete peshku nga vlora e perpunuar pak ekthyer ne nje pjate klasike per raste te vecanta
Përbërësit

* 24 midhje ose 500g
* 180ml uje
* 60ml vaj ulliri
* 1 hudher te prere
* nje dore majdanoz te grire
* 35g buke te grire
* 3 domate te prera te vogla te vogla pasi eshte hequr lekura

Udhëzime per pregaditje

i zien midhjet ne uje te mbuluara per 3 min derisa te hapen i kullon pastaj i ndan ne mes nje pjes te guackes e mban nje e hedh ate qe mban do ta perdorni per te mbushur e merr mishin e midhjeve dhe e ve ne nje pjat dhe pastaj i hedh te gjitha ingredientet dhe i trazon mire e mbulon dhe e ve ne frigorifer per 30 min pastaj vendos nje midhje ne cdo guacke i vendose ne tepsi dhe i pjek ne furre ne temp 375 per 10-15min pastaj i vendose ne nje pjatance vezore mbi njera tjetren dhe jane gati per tu shijuar do tiu udhezoja qe kete pjate ta pregatisnit ne nje raste te vecante
Shënime

kjo recete shkon me vere te kuqe brusko
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Byrek me katmer

Fikrie Gagica- Ukelli

Përbërësit:
Për byrek preferohet miell i ashpër, i cili përmban gluten dhe ka elasticitet. Për 1 kg miell duhen afro 500-600 ml ujë, 1 lugë kripë, 2 lugë vaj dhe 250 gr gjalpë.

Mbushja me spinaq: 1 kg spinaq, 250 gr djathë i bardhë i troshitur, 4 vezë, 1/2 kg kos i trashë ose ajkë kosi, kripë sipas dëshirës.
Përgatitja:
Në mes të miellit hapet një gropë ku hidhet pak kripë, 2 lugë vaj dhe gradualisht ujë. Duke e përzier nga mesi, gatuhet një brumi butë, i cili ngjeshët sa më gjatë në tavolinë të përmillur. Brumi mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20 min. që të zbuten proteinat dhe brumi të fitojë elasticitet në mënyrë që petët të hapen mirë. Gjysma e brumit ndahet në kuleq të vegjël, të cilët hollohen në petë madhësie të një pjate të vogël. اdo petë lyhet me yndyrë dhe vendoset njëra mbi tjetrën duke i hapur ato në katmer. Në tepsi të lyer me yndyrë, shtrohet katmeri duke i ngritë skajet rreth tepsisë. Mbi i hidhet e përhapet nga të gjitha anët mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të hapura. Skajet rreth tepsisë mbështillen sa më hollë brenda. Byreku lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200؛ C. Pasi të largohet nga furra mbulohet me pecetë, e pas 20 minutash shërbehet.
Mbushja mund të bëhet me spinaq, presh, kungull, qepë, mish të bluar, lakra të bardha dhe turshi, patate, me të brendshmet e qingjit (mëlçi, mushkri, zemër, veshkë) etj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Speca të mbushur


Përbërësit:
* 1 kg mish i bluar,
* 100 gr oriz,
* 2 qepë,
* 200 gr gjalpë,
* 1lugë ajkë,
* 1vezë,
* majdanoz, kopër, specall, kripë, piper, vegetë, speca për mbushje.

Përgatitja:
Lahen dhe pastrohen specat nga bishtat dhe farat. Orizi zihet në ujë të njelmët 10 minuta, shpërlahet me ujë të ftohtë dhe kullohet mirë. Në yndyrë të nxehtë hidhen qepët e grira imët. Fërgohen gjersa të zverdhen. Hidhen specall, mishi i bluar, orizi gjysmë i zier, kripë, piper, veza e tundur me ajkë dhe majdanozi i grirë imët. Yçi përzihet mirë dhe me të mbushen specat. Mbyllen me domate të prera në copa të vogla. Mbi u hidhen domate të prera imët, vegetë, 1 gotë ujë dhe tava me speca futet në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C për t’u pjekur gjersa të shteret lëngu dhe të skuqen specat.

Me të njëjtin yç mund të mbushen specat e kuq të tharë. Specat e tharë ulen në ujë vale disa minuta, kullohen, pastaj mbushen me kujdes. Zihen në tenxhere me pak ujë, ose piqen në furrë në tavë dheu, të mbuluar me kapak ose alufolie.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Princes krofne

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1 filxhan kafeje vaj,
* 2 filxhanë kafeje ujë,
* 100 gr miell (1 gotë 2.1/2 dcl),
* 1/2 qeskë pluhur paste,
* 4 vezë.

Kremi: 1 litër qumësht, 10 lugë supe sheqer, 8 lugë miell, 2 vezë, 1 sheqer vanileje.
Përgatitja:
Vlohet uji me yndyrë. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e përzier, hidhet gradualisht mielli i përzier me pluhur paste. Ena kthehet në zjarr për t’u fërguar brumi gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Brumi ftohet, pastaj hidhen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser ose me lugë druri në masë të njëllojtë. Me kaush ose me lugë të mesme, në madhësi të një arre, të larguara njëra nga tjetra, vendosen topthat në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30-35 minuta. Nuk çilet furra edhe 20 minuta pas pjekjes. Nëse dëshirohen krofne-mjellma, nga brumi i mbetur, me kaush të hollë kuzhine, formohen disa “qafa” mjellmash në formë të shkronjës S. Piqen në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta, pastaj qëndrojnë në furrë deri sa të ftohen.

Të verdhat e vezëve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotë qumësht i ftohtë, tunden me mikser. Masa derdhet në qumështin e nxehtë, duke e përzier kremin vazhdimisht me tel kuzhine gjersa t’i marrë disa valë dhe të trashet. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohen me kremin e ftohur duke e përzier me lugë gjersa masa të bëhet homogjene. Krofnet e pjekura priten horizontalisht përgjysmë dhe mbushen me kremin e ftohur. Nëse përgatiten “mjellmat”, korja e sipërme pritet përgjysmë, mbushen me krem, e në mes vendoset qafa në mënyrë që të marrë formën e mjellmës. Mbi hidhet sheqer pluhur.

Nga i njëjti brumë dhe krem, përgatiten profiterolet dhe moka ekler’s.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Strudel klasik me petë shtëpie

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për brumin:
* 225 gr miell i ashpër
* 1 majë luge kripë
* 1 vezë
* 2 lugë vaj
* disa pikë limoni
* 70 gr gjalpë

Në gropë mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lëngu i limonit. Duke e përzier brumin me lugë, hidhet nga pak ujë i vakët, sa të gatuhet një brum i butë i cili rrahet me lugë gjersa të shkëputet nga ena. Brumi derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët gjatë, por duke pas kujdes që ai të mbetet i butë. Rrahet për tavoline gjersa të fitojë elasticitet. Në formë topi vendoset në mbulesë bezi të përmiellur dhe mbulohet për 30 min që të qëndrojë në temperaturë ambienti. اarçafi përmiellet, me hollues të nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes që mos të ngjitet për bezi dhe mos të shkëputet. Peta hapet duke i futur duart nën të deri sa të hollohet në trashësi letre. Priten skajet.
Mbushja me mollë:
• 1 kg mollë të qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël,
• nga 3 lugë rrush të terur të zi dhe të bardhë, (rrushi ulet në rum të përzier me ujë në kohëzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje të pastruara nga bërthamat,
• 75 gr sheqer,
• 1/2 lugëz kanellë, lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 50 gr bajame ose arra të bluara,
• 50 gr galetë e fërguar në gjalpë.

Përbërësit përzihen dhe shpërndahen mbi sipërfaqen e petës së holluar dhe të prerë në formë katërkëndëshi. Me anë të çarçafit mbështillet peta në roladë. Vendoset në formë patkoi ose në mënyrë diagonale në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhet me gjalpë dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 190؛C për t’u pjekur për 30-40 min. Që të pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se të shërbehet,i hidhet sheqer pluhur.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Skuqje e shpejtë me pak vaj

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 500 gr perime të ndryshme: karota, kungulleshka, presh, bishtaja, speca ngjyrash të ndryshme, shparguj, kërpudha, qepujka, 2 lugë vaj, 1/2 lugë gjalpë, kripë, piper, erëza të përziera.
Përgatitja:
Perimet lahen, fshihen dhe priten përafërsisht në pjesë të njëjta. Karotat dhe kungulleshkat priten shumë hollë në rrathë. Perimet është mirë të fërgohen në wok pau (enë kineze me fund masiv të lakuar), por në mungesë, ato fërgohen në tigan të madh tefloni. Nxehet ena në zjarr të fuqishëm. Hidhet yndyra dhe sa të nxehet, derdhen perimet. Kriposen, piperosen, hidhen erëzat dhe fërgohen 3-4 minuta duke i përzier. Kësaj mase i shtohet 1 lugë salcë domatesh, specall djegës sipas dëshirës dhe fërgohen edhe 1 minutë. Perimet e fërguara shpejtë dhe me pak vaj, shërbehen me mish, pilaf, vezë etj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Tortë me çokollatë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* 3 lugë kakao,
* 100 gr gjalpë,
* 1 pluhur paste,
* 400 gr çokollatë,
* 4 dcl ajkë të ëmbël,
* 3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende,
* fletë çokollate për zbukurim.

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 180؛C për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.
Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull. Veçmas tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.
Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Speca të tharë të mbushur me groshë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 300 gr groshë
* 1 qepë
* 1 filxhan kafeje oriz
* 50 gr arra të bluara
* 12 speca të tharë, më të mëdhenj
* 4 lugë pure domatesh ose salcë më të dendur
* gjalpë ose vaj ulliri
* piper i kuq dhe i zi, kripë, vegetë
* disa fletë naneje ose nane e tharë,sipas dëshirës ruzmarinë dhe erëza të tjera.

Grosha ulet në mbrëmje, pastaj derdhet uji i valës së parë dhe zihet në zjarr të ulët gjersa të zbuten kokrrat. Fërgohet qepa gjersa të zbutet. Hidhet specall (biber i kuq), 3/4 e salcës së domateve dhe në atë masë derdhet grosha pa ujë. Hidhet kripë, piper, vegetë, nane, erëza sipas dëshirës, arrat e bluara dhe orizi. Masa përzihet me kujdes në mënyrë që kokrrat e groshës mos të ndrydhen. Specat pastrohen nga farat,përvëlohen dhe në valë qëndrojnë afro ½ orë. Me masën e groshës mbushen specat. Hidhet salca e mbetur e përzier me ujë, përderisa të mbulohen specat dhe pak vegetë mbi speca. Tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius shkalla e ulët e furrës dhe piqen për ½ orë. Shërbehet me pogaçe ose bukë misri.
 
Top