• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Receta te ndryshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Desert me dredhëza

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1/2 kg dredhëza të freskëta ose nga frizi,
* 100 gr sheqer,
* 1 qeskë krem të rrahur.

Përgatitja:
Shtypen dredhëzat me sheqer në blender,ose kalohen në sitë.
Derdhen në 6 pjata të vogla.
Në mes vihet nga një lugë krem i përgatitur. Kremit mund t’i shtohet pak pure dredhëzash duke e përzier me pirun.
Përreth hidhet nga një lugëz krem. Vizat tërhiqen me rrëmojëse ose majë thike.
Në vend të kremit të rrahur, në mes mund të vihen toptha akulloreje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Supë me mish, vezë dhe limon

Përbërësit
* mish tul; sa të dëshironi
* 2 karota
* majdanoz sipas dëshirës
* një filxhan me oriz supe
* kripë (sipas nevojës)
* piper i zi
* 1 kokërr vezë
* 1 gjysmë limoni

Udhëzime për përgatitje
E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.
Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.
Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Pilaf me mish dhe vezë


Përbërësit:
* Oriz (100 gram )
* Mish viçi
* 2 kokrra vezë
* Domate
* Erëza (sipas dëshirës)
* Kripë, piper

Përgatitja:
Zihet mishi dhe me lëngun e mishit përgatitet dhe pilafi (pilafi i ka masat 1 me 2, dmth. 1 gotë oriz donë 2 gota ujë të ngrohtë. Në fillim vihet pak gjalpë apo vaj ulliri dhe përzihet orizi gjeri sa të marr një ngjyrë tjetër (dmth të lyhet n’vaj) dhe i hidhet uji. Në rast se nuk doni të përdorni vajra, atëherë mund ta bëni me verë të bardhë.

Ndërkohë që pilafi zien me zjarr të ulët për 20 minuta, mishi vihet për t’u skuqur.
Pasi të kenë mbaruar të gjitha këto, pilafi hidhet në një pjatë të gjerë. Rrihen vezët dhe mund t’i hidhni erëza dhe barishte, dhe përzihet me orizin.
Hahet sa më shpejt, sepse është më e shijshme.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Makarona me peshk ton

Përbërësit për 2 persona:
* 250 gr makarona flutur
* 60 gr ose një kuti konserve peshku ton
* 2 speca jeshil apo të kuq
* një grusht majdanoz
* 2 luge vaj ulliri
* lëngu i një limoni
* 2-3 thelpinj hudhre
* kripë, piper i zi

Udhëzime për përgatitje
Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ia keni hequr vajin më përpara. Së fundmi përziejini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrë tjetër!).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Picë me patëllxhanë dhe Parmexhan

Materialet:

* 1 filxhan kungull i njomë i prerë në copa
* 1/2 kg patëllxhanë të prerë në copa të vogla
* 1 porcion djathë me erëza
* 1 1/2 filxhan salcë me turshi
* 1/2 filxhan djathë Mocarela i prerë
* 1/4 filxhan djathë Parmexhan i grirë
* 1/4 lugë çaji piper i kuq
* 1/4 lugë çaji rigon.

Përgatitja:
1. Vendosni të piqet brumi i picës për 15 minuta në temperaturën 400 gradë.
2. Rrisni temperaturën 425 gradë.
3. Pikë së pari në brumin e pjekur shtroni një shtresë të konsiderueshme të salcës me turshi dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, duke mos harruar estetikën e vendosjes së tyre. Lëreni të piqet për 10 minuta.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Peshk shpatë me hudhër

Materialet për 4 persona

* 4 lugë supe vaj ulliri
* fileto peshku shpatë ose toni (rreth 1 kg)
* kripë dhe piper
* 1 lugë supe hudhër e shtypur
* 1/2 filxhani verë e bardhë
* 1 lugë e vogël lëng limoni
* majdanoz i grirë hollë.

Përgatitja
Nxeheni furrën në 200C, njëkohësisht vendosni tiganin me vaj në zjarr të nxehet.
Vëreni peshkun të skuqet duke e lyer më parë me lëngun e limanit dhe kripën dhe piperin, ktheheni të tiganiset edhe nga ana tjetër.
Hiqeni nga zjarri, vëreni në tepsi dhe futeni në furrë. Në një tigan të vogël hidhni hudhrën të skuqet në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar vazhdimisht deri sa të tretet, shtoni verën, duke e rritur temperaturën e pllakës.
Lëreni të ziejë deri sa të mpikset salca. Me këtë salcë lyeni peshkun dhe futeni në furrën e nxehtë për 20min.
Shërbehet në një pjatë të madhe duke e mbuluar me salcë dhe me majdanoz.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Fasule syzeza me lakra të egra

Për 4-6 persona:
• 500 g fasule syzezë
• 1 kg lakra të egra, si radhiqe .. , të lara dhe të prera trashë
• 3 qepë të freskëta të prera hollë
• 1 1/2 lugë gjelle pelte
• domate e tretur në 1/3 filxhan ujë
• 1 filxhan vaj ulliri
• kripë, piper
• pak spec i kuq djegës i bluar (nëse dëshironi)

Përgatitja:
• Zieni fasulet për 2-3 min dhe kullojini. Vërini të ziejnë përsëri në shumë ujë për 40 min ose derisa të zbuten. Kullojini dhe ruani pak nga uji i zierjes.
• Kaurdisni qepët në vaj ulliri dhe shtoni përbërësit e tjerë. Lërini të ziejnë për 15 min, sa të zbuten lakrat.
• Shtoni fasulet e ujë, përziejeni ushqimin me kujdes dhe lëreni të ziejë ngadalë edhe për 5 min.
• Shërbejeni të shoqëruar me bukë.

Këshillë Mund të zëvendësoni lakrat e egra me spinaq e të shtoni edhe majdanoz ose kopër.
Ushqimi mund të gatuhet dhe pa domate. Në këtë rast, shërbejeni me limon.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Gjellë me presh, selino e domate

Përbërës për 4 persona:
* 2 presh të prerë në rrota të trasha
* 1 kg selino
* 1 lugë gjelle pelte domate
* ½ filxhan oriz
* 1 filxhan vaj ulliri
* Kripë
* Piper i freskët i grirë
* 1 vezë
* Lëngu i 1 1/2 limoni

Përgatitja:
* Vendosni selinon për 2-3 minuta në ujë që zieni dhe kullojeni.
* Vendosni në një tenxhere preshin dhe kaurdisen në zjarr mesatar, duke e përzier derisa të thithë gjithë lëngun.
• Shtoni selinon dhe vajin e ullirit, përziejeni dhe mbulojeni me ujë. Pasi të marrë valë, hidhni përsipër perimet me oriz, pa i përzier dhe mbulojeni tenxheren. Lëreni ushqimin të gatuhet ngadalë, për 10 minuta.
• Shtoni pelten e domates, kripën, piperin dhe përziejeni. Nëse nevojitet, shtoni edhe pak ujë.
• Përgatisni vezën me lëngun e limonit, hidheni sipër ushqimit dhe hiqeni enën nga zjarri.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Pulë me arra[/FONT]
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Për 4-5 persona duhen Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.[/FONT] [FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.[/FONT]
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.[/FONT]
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Kukureci[/FONT]
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Për 4-5 persona duhen:Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.[/FONT][FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.[/FONT]
[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif]Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Byrek me domate dhe salmon Përbërësit për katër persona:
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min
Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Fli Kosove Për 4-5 persona nevojiten:

Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Pastiço pikante me patate të furrës Përbërësit për katër persona:

1 kile patate të zjera
lëng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugë majdanoz i grirë
kripë dhe vaj ulliri
spec i kuq djegës
një kokër qepë
200 gr ton
një lugë majonez
Koha 1 orë.


Përgatitja: Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Patëllxhanë të mbushur Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg,
qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.
Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Mish roleIngredientet : Per kater persona - 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute. Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Byrek me spinaq Për 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Fërgesë Tirane Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Lakror me miell misri Për 4-5 persona duhen:

Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Oshmare Korçe Për 4-5 persona duhen:

Miell misri 3 filxhanë çaji, qumësht 4-5 filxhanë caji, djathë 2 filxhanë kafeje, gjalpë 2-3 lugë gjelle, kripë.
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokërriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra.
Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Receta te ndryshme

Paçe Koke Për 4-5 persona duhen:

Lëng koke 1 litër, gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegës 1/2 luge kafeje, kripë, piper, uthull 2-3 lugë, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepë, karrota 2-3 copë, selino, majdanoz
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi.
Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
 
Top