• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Receta!!!

Empire

Antarë i Respektuar
Pule me vere dhe pene

Koha pergatitjes 1 or e 15 min afersisht
Sasia : 4-6 persona

1 pule e prer ne 4 pjese ose 6
3lg vaj ulliri
40gr gjalp
2 kokerra qepe
2karrota
2 thelbinj hurdhere
2lg trymze
2 gjethe dafine
30gr miell
50 gr konjak
1shishe vere e kuqe ( 0.75L)
1kub Maggi pule + 250 gr uje
400gr domate konkase
Krip , piper
180gr proshute
150gr kerpudha te bardha
500gr makarona pene
1 tuf e Vogel majdanozi e prer imet

Pergatitja:
Marrim pulen dhe e lyejme mir me krip piper nje 1lg vaj ulliri , vendosim nje tenxhere ne flak te forte , shtojm gjalpin dhe presim te shkrije , hedhim pulen duke e skuqur nga te dyja anet pergati 5-6 min , heqim pulen nga tenxheria edhe e lem menjane , presim qepen ne fleta te holla dhe i hedhim ne tenxhere , presim karrotat ne mes nje her persegjati dhe njeher persegjeri dhe i hedhim ne tenxhere , I trazojm me nje lug druri , me pas presim hurdhren ne fleta te holla dhe e hedhim ne tenxhere shtojm trymzen , gjethet e dafines , miellin edhe i trazojm , shuajme me konjak edhe shtojm veren ulim flaken dhe trazojm derisa te avulloj alkooli , me pas shtojm kubin Maggi dhe ujin , domaten , pulen i trazojm dhe nuk i mbyllim me kapak i lejm te ziejn ngadal per 45 minuta . Vendosin nje tigan ne flake te forte te nxehet shum , presim proshutet be copeza te vogla ( 1-2cm) edhe i hedhim ne tigan , presim kerpudhen ne mes ose ne kater pjes ( varet nga madhesia) edhe sa te marrin ngjyre proshutet i hedhim ne tigan per gati 3-4 minuta , hedhim vetem piper pak , me pas hedhim proshutet dhe kerpudhat ne tenxhere dhe vazhdojm i lem te ziejn per 15-20 minuta pa kapak , kur te jen gati fikim flaken vendosim kapakun dhe i lem ashu pergati 15 min ,
Me nje tenxhere tjeter hedhim uje edhe sa te marri vale shtojm krip , makaronat pene dhe i ziejm per afersisht 12min ( sipas makaronave , e thot paketimi ) me pas I kullojm edhe hedhim 1-2 lg vaj ulliri edhe i trazojm , I servirim me majdanoz te fresket te prer holle
Oreks te mbare
 

Empire

Antarë i Respektuar
Fileto pule


4fileto pule
2L.G vaj ulliri
3 domate
2L.G majdanoz + majdanoz I fresket per servirjen
2L.G trymez + trymez e fresket per servirjen ( gjethe vetem)
300gr djath mozzarella

Pergatitja:
Nxehim furren ne 180°C , vendosim filetot ne nje tas dhe i lyejm me krip edhe piper dhe i perziejm me vajin e ullirit , nxehim nje tigan me flak te mesme dhe skuqim filetot gati 3-4 min per cdo ane me pas i cojm ne nje tepsi (25•35cm) ,
Grijme dy domate ne nje tas dhe domaten e tret e presim ne copeza te vogla pasi ti kemi hequr farerat ( farerat i hedhim tek domatet e grira) ,i lyejm me krip , piper shtojm majdanozin edhe trymzen i perziejme edhe hedhim siper domaten e prer ne copeza duke i hedhur te gjitha siper filetove ne tepsi hedhim dhe djathin mozzarella dhe i pjekim ne furr per 15-20 min derisa djathi te shkrij dhe filetot te piqen , i heqim nga furri dhe i servirim me trymez te prer holl dhe majdanoz
Oreks te mbare
 

Empire

Antarë i Respektuar
Lepur me mjalte
Sasia: 4 persona
1 lepur i madh i pastruar dhe i prer ne pjese
4 gjethe dafine
2 shkopinj kanelle
0.5L vere e bardhe
20 kokerra piperi afersisht ( sipas deshires )
1/2 filxhan caj me vaj ulliri
1 kokerr qep e madhe e grir holle
3 thelbinj hurdhere
1 kg qepujka te vogla te qeruara por jo te prera
4-6 domate te grira
2 L.G mjalt
Krip sipas deshires
Pergatitja:
Lajme dhe pastrojme lepurin , e vendosim ne nje tas te madh me dy gjethe dafine , 1 shkop kanelle , 10 kokerra piperi dhe veren , e mbulojm dhe e lem ne frigorifer qe ne darke , e lem ne temp ambienti te nersermen para se ta gatuajme , e kullojm edhe e thajme , ruajme menjane lengun , nxehim vajin ne tenxhere te madhe dhe te thell edhe skuqim lepurin nga te gjitha anet te marri ngjyre , e heqim dhe e lem menjane , hedhim qepujkat dhe I gatiajm me vajin ne flak normale deri sa te marrin ngjyr floriri , hedhim qepen e grir dhe e skuqim me pas hurdhren , hedhim lepurin serisht ne tenxhere dhe trazojm ngadal hedhim domatet edhe lengun qe kulluam derisa te mbulohet lepuri hedhim edhe 2 gjethet e tjera te dafines , 1 shkop kanelle edhe 10 kokerrat e tjera te piperit , hedhim krip dhe e lem te marri vale me flak te mesme me pas e ulim flaken ne minimum dhe e lem te ziej me kapak te mbyllur derisa lepuri te zbutet dhe salca te lidhet , llogarisim 15 min para se ta heqim nga zjarri dhe hedhim mjaltin , e provojm edhe shtojm pak uthull nga ver e kuqe krip nese ka nevoj e lem te ziej ashtu 15 min afersisht , e heqim nga zjarri dhe e servirim , Oreks te mbare.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Oktapod me pure patellxhani
sasia: 4 persona
Per oktapodin:
1kg oktapod
3lg uthull
100ml vere te bardhe
3lg mjalt
5-6 lg uthull balsam (lg = lug gjelle)
Vaj ulliri per skuqjen
3 kokerra qep
15 domate te vogela te prera trekendesh
Ereza sipas deshires
Per puren:
6 patellxhane normal
Vaj ulliri
1thelb hurdhere
3lg mjalt
5lg uthull balsam
Krip
Piper
Pergatitja pures:
Nxehim furren ne 180°C ta kemi gati per me von , tymosim patellxhaet ne flak direkte ( sikur I djegim domethen ) i pjekim ne furre per 25 min derisa te zbuten , I lejm te ftohen pasaj me nje lug u marrim "mishin" e tyre dhe i lejm ne nje kulles te kulloj lengu per 45 min ( me kete rast u iken shija e hidhur ) me pas I fusim ne mikser me shpejtesi te lart duke hurdhren , mjaltin dhe uthullen derisa te behet nje pure e bute hedhim krip dhe piper .
Pergatitja oktapodit:
Ziejme oktapodin me veren , uthull dhe 1 kokerr qep te prer ne 4 copa per 35min ( ose deri sa te zbutet , nuk hedhim krip ) pastaj kullojm lengun ne nje tas dhe oktapodin ne nje tas tjeter ( 4 copat e qepes i ruajm na duhen ne fund per servirjen) , marrim nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe e nxehim shum fillojm skuqip oktapodin duke shtuar 2kokerra qep te grira holl dhe I skuqim sebashku , me pas shtojm lengun qe kulluam me par nga oktapodi , uthullen balsame dhe mjaltin e lem derisa lengu te behet si salc e holl me pas e heqim dhe e servirim me qepen ( qe prem ne 4 copa ) , puren edhe domatet e prera sebashku me erezat , Oreks te mbare!!!!
 

Empire

Antarë i Respektuar
Rose e mbushur:

recipe_main_papia-site.jpg


1 rosë e plotë (2 kg)
2 patate
2 patate të ëmbla
2 ftonj
1 qepë
1 thelb hudhër
2-3 L.g vaj ulliri
1 limon leng dhe pak lekur te grir
50 g verë e bardhë
kripë
piper
2-3 degëza rozmarine, të freskëta + shtesë për t’u servirur


Për mbushjen:
2 L.g vaj ulliri
1 qepë
1 thelb hudhër
2 karota
1 tuf selino e pastruar mir nga fijet
100 g gështenja, të ziera dhe të copëtuara
150 g oriz
400 g leng nga perime te ziera
1 limon leng dhe pak lekur te grir
1 L.k trymzë të freskët
1 L.k rozmarinë, të freskët
½ spec chilli
kripë
piper
50 g Rrush të kuq i that
50 g fara pishe, të pjekura

Nxehim furren ne temperature 180°C , Lajme mir rosen jasht dhe brenda edhe e thajm me leter kuzhine.
Pergatisim mbushjen:
Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri ne flak mesatare , hedhim hurdhren , karrotat , selinon , geshtenjat dhe i skuqim per 8-10 minuta derisa te zbuten.
Shtojme orizin dhe vazhdojme skuqjen per 2 minuta , me pas hedhim lengun e perimeve , limonin e grir , lengun e nje limoni , trymzen , rozmarinen , specin chilli , krip , piper edhe i trazojme me shpatull. Sapo te ken pir ujin e heqim nga zjarri edhe hedhim rrushin dhe farat e pishes edhe e lem menjane per te mbushur rosen.

Pergatisim Rosen:
Pastrojme dhe presim patatet normale dhe patatet e embla , ftonjet ne copeza te medhaja , qepen e prer ne 4 pjes , hurdhren ne fleta te holla edhe i vendosim ne nje tepsi. Me nje luge fillojme mbushim rosen me mbushjen qe pergatitem me par edhe i lidhim kembet ne menyre qe mos te dali mbushja. Vendosim rosen ne tepsin siper patateve qe vendosem ne tepsi , hedhim siper roses dhe ne tepsi vajin e ullirit , lengun e limonit , limonin e grir edhe veren .
Hedhim kripen , piperin edhe rozmarinen edhe mbulojme tepsin me leter kuzhine dhe leter alumini edhe e pjekim ne furre per 1 ore e 30 minuta ,mr pas heqim letren e aluminit dhe letren e kuzhines edhe vazhdojme e pjekim per 30 minuta te tjera , e servirim me rozmarin te fresket.


@Senseo te befte mire 😂😂
 

Empire

Antarë i Respektuar
Mërluc me salc te kuqe

Koha pergatitjes 10' , koha gatimit 8' , sasia per 6 persona ,shakalla vershtirsis 1
-2 thelbinj hurdhere
-1 spec I kuq ( Jo djeges )
-30gr xhenxhefill e fresket
-2 Lg vaj ulliri ( L g - lug gjelle)
-1 Lk shafran Indian ( lk - lug kafeje )
-2 lk qimnon pluhur
-2lk fara koperi
-600 gr domate konkase
-200gr uje
- krip
- piper
-200 gr brokol ne tufa te vogla
-6 fileto mërluc ne form flete ( 100gr Copa )
-2lg koriadër te fresket te prer holl
Pergatitja:
Presim holl hurdhren , specin dhe xhenxhefillen , ne nje tenxhere te ceket hedhim vajin e ullirit ne flak te mesme te nxehet dhe hedhim hurdhren , specin dhe xhenxhefillen edhe I trazojm per 1-2 min te marrin nje ngjyre si flori , shtojm shafranin Indian , qimnon pluhur dhe koperin , I trazojm me nje lug druri te nxjerrin aromat , hedhim domaten , ujin , kripen dhe piperin , trazojm me lugen e drurit dhe e lem sa te marr nje val salca , hedhim tufat e brokolit dhe fletat e mërlucit , I gatiajm per 6-8 min derisa te gatuhen filetot te lidhet dhe salca dhe e heqim tenxheren nga zjarri , shtojm koriadërin e fresket dhe e servirim , Oreks te mbar!!
 

Empire

Antarë i Respektuar
Qofte per personat Vegjetariane:
Koha pergatitjes:20' , koha pritjes:12 ore , sasia 6-8 persona
Per qoftet :
500 gr bathë
3lg vaj ulliri
1lg baking powder (pluhur pjekes
1lk ( lk lug kafeje) qimnon pluhur
Lekur limoni te grir
Leng limoni ( gjys limoni)
3 kokerra qep normale
1thelb hurdher
1tufe nenexhik
1lg majdanoz
Krip
Piper
200gr miell
Per sallaten ( salcen )
2lg vaj ulliri
1kokerr qep normale
1shkop kanele
3gjethe dafine
1lk rigon I that
1spec djeges chili
1thelb hurdher
1lk sheqer
1lg past domate
3kokerra domate normale
Krip
Piper
Pergatitja:
Ziejme bathet me nje tas dhe hedhim krip , pasaj i lejm tr zbuten per 12 ore , pastaj i marrim dhe i kullojm ujin dhe i shplajme me uje , dhe i hedhim tek tasi mikserit , i rrahim te copetohen por jo te behen si krem , i hedhim ne tas serisht edhe shtojm vajin e ullirit , baking powder , qimnon , lekurat e limonit te grira , lengun e limonit , qepen e grir ne grirese ( rende) , hurdhren e grir , nenexhikun te prer holl , krip , piper , dhe i trazojm i bejme qofte edhe i lem ne nje tepsi ,i lyejme me kujdes me miell dhe I hedhim me keste ne nje tigan te thell ( per te kursyer vajin perdorni tenxhere me diameter te vogel qe te me pak vaj te ngrihet niveli sepse duhet te jen te zhytura ne vaj qoftet ) me vaj te nxehte i skuqim me flake pak me shum se mesataria te marrin ngjyren , pasi i heqim I lem ne nje tepsi ku kemi shtruar nje leter thithese ( per te thithur vajin nga qoftet )
Per sallaten, ( salcen) :
Ne nje tenxhere te ceket hedhim vajin e ullirit , qepen e prer holl , shkopin e kaneles , gjethet e dafines , rigonin e that , specin chili , hurdhren e prer holl , sheqerin , salcen e domates , dhe e skuqim pak ( as nje min ) pasaj hedhim domatet e grira , krip , piper , ulim flaken dhe hedhim qoftet ne tenxhere , e mbyllim me kapak dhe I skuqim per 10 min
Shoqerohet me Oriz pilaf ( me trymze , rigon i fresket dhe 1lg vaj ulliri duhen per pilafin ) , oreks te mbare!!!
 

Empire

Antarë i Respektuar
Lepur me mustard:
-4kofsha lepuri
-10 copeza trymzë ( te grira holl)
-1 thelb hurdhere
-1 kub Maggi pule
-1 gjethe dafine
-1 L.G gjalp ( L.G- lug gjelle )
-0.5L uje
Per sallaten:
-1 l.g gjalp
-1lg miell
- leng nga mishi i zier ( aq sa te marri )
-1 lg mustard ( angleze)
- Pak majdaboz
-75 gr krem qumeshti
- krip
- piper
Koha zbatimit 20' , koha pritjes 30' , koha gatimit 70' , sasia per 4 persona .

Pergatitja:
Marrim nje tenxhere dhe hedhim 1 kub Maggi ,1 gjethe dafine , piper kokerr ( 1-2 ) , 1 thelb hudher dhe trymzen , shtojm uje te nxehte dhe trazojm derisa te shkrij kubi Maggi pasaj hedhim kofshet dhe e lem te ziej per 45minuta me 1 ore te mbuluar me plasmas kuzhine , e cpojm me thike per te pare nese mishi eshte zbutur dhe nese po e heqim nga zjarri dhe e lem menjane per 30 min te mbuluar me plasmas kuzhine , me pas kullojm lengun vec dhe mishin vec dhe I lem menjane ,
Hedhim ne nje tenxhere ( te mesme me flake mesatare drejt pak ) gjalpin dhe sa te shkrije hedhim miellin duke e trazuar me telin , hedhim lengun ( qe lulluam me par nga mishi ) me doza duke trazuar njekohesisht me telin , duam te arrijm nje salc te trash ( ngurte) pasaj hedhim kremin e qumeshtit dhe e lejm te marri val , pasaj jasht flakes hedhim majdanozin dhe mustarden ,
Nxehim nje tigan dhe hedhim kofshet e lepurit derisa te marrin nje ngjyre kafe , fund hedhim trymzen dhe gjalpin qe te marre ngjyre te mir . Oreks te mbar !!
 

Empire

Antarë i Respektuar
Byrek me spinaq

1 kg spinaq
1 tuf majdanoz
1tuf kopër
3 presh normal
2lg vaj ulliri
300gr djath feta
5 vezë
Krip
Piper
Pergatitja:
Presim spinaqin holle , majdanozin, kopërin dhe preshin i lyejm me piper dhe krip shtojm djathin e grir dhe vezet e rrahura mir , shtojm vajin dhe i trazojm mir , marrim nje tepsi e lyejm pak me vaj ulliri dhe shtrojm 2-3 petë pasaj hedhim nje shtres nga mbushja pasaj 2 petë, serisht shtrojm mbyshjen ( kete mund ta bejm me dy ose tre shtresa ) shtrojm petet siper 2-3 i lyejm me vaj ulliri dhe e fusim ne furrin e nxehur 170°C per gati 1 or , oreks te mbar.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Mish keci me kunguj dhe patate:
2kg Mish keci
2lg vaj ulliri
4kunguj te vegjel
2patate te medhaja
4 karrota
1 tuf rosemari
1-2 thelbinj hurdhere
1filxhan caj me ver te bardh
1 filxhan caj me uj
Pak miell
Krip
Piper i zi
Pergatitja:
Kullojm mishin e lyejm me krip dhe piper , ne nje tenxhere ( ose tigan te thell) hedhim vajin e ullirit dhe e nxehim shum me pas hedhim mishin duke e skuqur pak dhe e shuajme me ver , me pas hedhim ujin gjysmen e tufes rosemari te grir holl , hurdhren dhe I lejm te ziejm derisa mishi te zbutet ( nese ka nevoj per uje shtojm , varet nga mishi ) me pas hedhim patatet , kungujt , karroten , dhe pjesen tjeter te rosemari dhe I lejm te ziejn derisa te pijn ujin dhe te ken zier plotesisht , oreks te mbar.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Patellxhan me kungull :
4 patellxhan
4 kunguj te njom ( jeshil)
2kokerra qep
5 domate normale
4 thelbinj hurdhere
2lg vaj ulliri
Krip
Piper
Vaj lule dielli ( per skuqjen)
Pergatitja:
Presim kungujt dhe patellxhanin (ne forme rrathesh ose fleta per se gjati ) I hedhim ne nje kulles I lyejm me krip dhe piper dhe I lejm per gati 1 or te kullojne , pastaj me leter kuzhine thithese I shtrydhim pa I demtuar ,
Nxehim furrin ne 200°C ta kemi gati per me vone , ne nje tigan me vaj lule dielli skuqim patellxhanet dhe kungujt edhe me pas I shtrojm ne nje tepsi , me nje tigan tjeter me vajin e ullirit skuqim qepen , hurdhren te prera holle , shtojm domatet , krip , piper dhe ulim flaken duke i len per 5 min , me pas e hedhim ne tepsin me patellxhanet dhe kungujt shtojm dy gota uje dhe e fusim ne furrin e nxehur pergati 40 min , pasi te kalojn 20 min e para ulim temperaturen e furrit ne 180°C , pasi e heqim nga furra e lejm te rrij per 15 min pastaj e servirim , bujrum kush ka oreks , Oreks te mbare !!!
 

Empire

Antarë i Respektuar
Mish qengji ne furr

Per marinadën:
2 L.k gjethe të freskëta të trumze
2 L.k gjethe të freskëta të rozmarin te grira holl
3 thelbinj hudhër te grira holl
1 qepë mesatare e grir holl
80 gr. vaj ulliri
70 g uthull nga ver e kuqe e perzier me gjysen leng portokalli
3 lugë. mustardë

Për mishin:

2 kg kofsha qengji pa kocke
1 L.k kripe
½ L.k piper
pure patatesh per servirje

Menyra e pergatitjes:

Ne nje tas te madh hedhim perberesit per marinadën edhe i trazojme mir , hedhim mishin edhe e trazojme mir, me pas e mbulojme me plasmas edhe e lem ne frigorifer per 24h.
Perziejme ndermjet 24h 2-3 here, diten tjeter nxehim furrin ne 180°C , heqim mishin nga marinada edhe e vendosim ne nje tepsi , shtojm krip dhe piper edhe e pjekim pergati 70 minuta. Heqim tepsin nga furri ( mbajm lengun nese duam per ndonje gatim tjeter ) presim mishin ne rracione edhe e sherbejm me pure patate edhe pak leng ( sipas deshires ) , oreks te mbar.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Ik o shejtan tutje ti,dashke te hame gjithe kursimet e muajit ne nje dite ne😝😂😂😂😂
Seshte e then ti bejm pik per pik sic thot receta , mjafton te vendosim disa produkte vetem , si persh: uj te zier me ajer te tymosur 😂😂😂😂😂😂 kjo nfakt eshte receta tradicionale e vendoindjes tende 😂😜
 

Empire

Antarë i Respektuar
Cheesecake me cokollat te bardhe

Per bazen:
300gr biskota te tipit digestive
100gr Gjalp i shkrir

Per mbushjen:
250gr djath krem ( temperatur ambienti )
180gr sheqer
189gr kos i kulluar
1L.k ekstrakt vanilje
3 vezë
1 limon leng dhe pak lekur e grir
300 gr miell (perdorim i pergjitheshem)
Pak krik
150gr cokollat e bardhe
150gr mjeder te fresketa

Per servirje:
450gr krem ( meringue)
100gr mjedra te fresketa

Pergatitja:
Per bazen:
Nxehim furren ne 170°C, vendosim ne griresin biskotat dhe grijme biskotat derisa te behen pluhur , shtojme gjalpin e shkrir dhe vazhdojme perzierjen derisa te perzihet totalisht me biskotat , e marrim edhe e hedhim ne nje forme qe deshirojm ( rrumullaket ) edhe e pjekim per 10 minuta.

per mbushjen:
Ne mixer vendosim djathin , sheqerin , kosin , vanilian dhe i rrahim derisa te perzihen mir , shtojme vezet , lengun e limonit dhe lekuren e grir , miellin, kripen , dhe i rrahim per 5-6 minuta derisa te behet krem , marrim kremin qe pergatitem edhe e hedhim tek baza e pjekur duke shtuar cokollaten e bardhe ne copeza siper kremit dhe vendosim mjedrat , ulim temperaturen ne 150°C edhe e pjekim per 40minuta.
E heqim edhe e lem te ftohet mir ,perhapim kremin ( meringue) me nje lug ne te gjith siperfaqen , vendisim mjedrat siper edhe me flak( pishtar gazi ) i japim pak ngjyre kremit edhe e servirim. Oreks te mbare.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Salmon me pesto
Sasia: 2 persona
Koha pergatitjes: 15 min
Koha pjekjes: 28 min

450gr barbunja te fresketa te pastruara
3 L.g vaj ulliri
Krip
Piper
2 domate mesatare
2 fileto salmon ( 400 gr secila , nga nje ane me gjith lekure)
4-5 L.g pesto borziloku ( me posht eshte edhe receta )
1 limon leng

Per servirje:
Pak lekur limoni e grir

Pergatitja:
Nxehim furren ne 190°C , presim dy copa letre alumini pak te medhaja qe te arrijme te mbulojme copat e salmonit , ziejme ne uje me krip barbunjat per 3-5 min, i kullojme dhe shtojm 2L.g vaj ulliri krip dhe piper , i ndajme ne letrat e aluminit , presim domatet ne fleta te holla i bejme me krip e piper dhe i lyejme mr pjesen e mbetur te vajit , i shtrojm siper barbunjave , bejm me krip dhe piper filetot e salmonit dhe i vendosim siper domateve , shtrojm 2L.g pesto siper seciles fileto te salmonit , mbeshtjellim letren e aluminit mir dhe i pjekim per 20-28 minuta , me pas hapim letren e aluminit edhe hedhim lengun e limonit , i servirim me pak lekur limoni te grir , oreks te mbare.



Pesto borziloku:
50gr borzilok i fresket
1-2 thelbinj hurdhere
20gr fara pishe
20gr shqeme
6L.g vaj ulliri
Leng limoni pak
Pak krip dhe piper
2L.g djath parmesan

Pergatitja:
Vendosim te gjithe perberesit (pervec djathit) ne mixer dhe i rrahim derisa te perzihen mir me pas shtojm djathin edhe e rrahim shum pak , kontrollojm nese eshte perzier plotesisht dhe e heqim .
 

Empire

Antarë i Respektuar
Fruta me kos dhe mjalt

IMG_20191101_112008.jpg



Sasia:6 persona

3 kokerra pjeshke ( te forta)
3 kumbulla te thata
3 nektarina pak te medhaja
2 filxhan caj me uj
2L.g leng limoni
½ filxhani caj me gjalp te shkrir ( pa krip)
3L.g sheqer
2 filxhan caj kos i kulluar
3L.g mjalt ( preferohet mjalt trymze)
Gjethe nebexhiku te fresketa per stolisje

Lajme edhe thajme frutat , i presim ne fleta me trashesi ~1.5cm , perziejme ujin me limonin ne nje tas edhe shtojme frutat , i lejm te regjen nderkohe bejme gati zgaren , e ndezim ne flak mesatare , nxjerrim frutat ne tasi ,i thajm me leter kuzhine me pas i perziejm ne nje tas ku kemi gjalpin e shkrir te perzier me sheqerin , i marrim dhe fillojm i pjekim ne zgare frutat duke i kthyer shpesh derisa te marrin ngjyr karamele edhe te mbesin shenjat e zgares afersisht 4-6 minuta , gjat pjekjes i lyejme me gjalpin e shkrir qe na ka mbetur , pasi te jen pjekur i heqim dhe i ndajme ne 6 rracione , marrim 6 filxhan caj edhe hedhim kosin e kulluar , pas vendosim frutat siper kosit duke i hedhur mjaltin siper , me pas i stolisim me gjethet e nenexhikut edhe i servirim direkt , oreks te mbar.
 

Empire

Antarë i Respektuar
Mish qengji me vez te rrahur

Sasia:6-8 persona
Koha pergatitjes: 20 minuta
Koha Gatimit:40 minuta

½ Filxhaji caj me vaj ulliri
1-2kg mish qengji me gjith kocken te prera ne rracione
750gr mandanoz i fresket pa kercell i prer holl
Krip
Piper i zi
1 vez e bardha e ndar nga e verdha
2 limona te ber leng

Gatimi:
Nxehim vajin ne flak pak mbi normalen ne nje tenxhere te madhe dhe skuqim pak mishin , hedhim me pas majdanozin trazojm dhe ulim flaken pothuajse ne minimum , hedhim kripen dhe piperin gjat skuqjes , me pas shtojm uje derisa te shkoj niveli ne mes te mishit dhe majdanozit , mbulojme tenxheren me membran plasmasi edhe e lem te ziej derisa mishi te jet zbutur , afersisht 30 minuta , duke shtuar pak uj gjat kohes qe zien nese nevojitet qe mos te ngjisi , duke llogaritur qe ne fund te mbetet pak leng , gjat kohes rrahim te bardhen e vezes , veçmas rrahim te verdhen duke shtuar lengun e limonit pasi ta kemi rrahur , me pas e perziejme me pjesen e bardh te rrahur , marrim pak leng nga tenxheria edhe e shtojm gradualisht duke trazuar tek veza e rrahur , me pas heqim tenxheren nga flaka edhe hedhim vezen e rrahur duke e trazuar te perhapet mir , oreks te mbar.
 
Top