Refuzoi presidentin gjerman, reagimet: Ukraina gaboi! Të tjerë liderë drejt Kievit!

Refuzoi presidentin gjerman, reagimet: Ukraina gaboi! Të tjerë liderë drejt Kievit!​


Presidenti ukrainas Volodymi Zelensky e frenoi dëshirën e homologut gjerman, [^_^] Walter Steinmeier për të vizituar Kievin, duke e bërë të qartë se ai nuk do të ishte i mirëpritur atje.
Presidenti federal prej kohësh kishte marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe nuk i mori seriozisht sa duhet paralajmërimet për kërcënimin rus ndaj Europës Lindore, e sidomos për Ukrainën.

Steinmeier mbështeste gazsjellësit Nord Stream dhe në vitin 2008 si ministër i Jashtëm i kabinetit Merkel ishte pjesëtar i vetos gjermane ndaj anëtarësimit të NATO-s në Ukrainë.

Lista e zhgënjimit të Kievit është e gjatë. Steinmeier vetë pranoi së fundmi gabime. E megjithatë refuzimi i udhëtimit të Steinmeierit në plan afatshkurtër është me pasoja të mëdha politike, kurse me vështrim drejt së ardhmes është i papërgjegjshëm, thotë analistja Rosalia Romaniec.Nëse dikush vepron, se ka të drejtë, nuk do të thotë aspak që edhe bën gjënë e duhur.

Duke e shpallur si ta padëshirueshëm Steinmeierin, qeveria ukrainase nuk arrin qëllimin e saj, sepse po prish urat. Në këto kushte as kancelari nuk do të udhëtojë në Kiev. Këtë ia ndalon atij respekti për postin më të lartë në vend. Pra mëngjesin e sotëm Ukraina zgjohet me një andrallë të madhe, shton Romanieç, edhe pse katër presidente të tjerë do të shkojnë megjithatë për vizitë. Kjo bën vetëm të qartë krisjet brenda Europës, për të cilat askush nuk ka nevojë, vazhdon ajo.

Drejt Kievit sakaq është nisur presidenti polak, Andrzej Duda i shoqëruar nga liderët e tre shteteve baltike, me qëllim të rritjes së mbështetjes për Zelensky, teksa pushtimi rus në Ukrainë kanë hyrë në javën e shtatë.

Duda dhe Qeveria polake kanë qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës, duke ofruar pajisje dhe furnizime për këtë shtet, si dhe duke strehuar më shumë se 2.5 milionë refugjatë ukrainas. Varshava, marrëdhëniet e së cilës me Moskën janë gati armiqësore, u ka bërë thirrje NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë për të forcuar Ukrainën kundrejt Rusisë.



Top Channel
 
@Endrra shife cikkkk,qyshh u ka refuzuar!? :p
Apo ju per Gaz i veni flaken Ukraines?! ahahahah
Po tani kush ja ka fajin kerij ne kete rast .. prap Putini ?
A e di ky palaco qe me mijera familje po strehohen dhe marrin te gjitha kushtet maximale ketu.

Theksoj per München.. ku rralla per nje hyrje Apartment me qera .. varjon nga 2 deri ne 5 vite.
Te gjith po ndihmojne dhe ky paska dhe luksin te beje karshillek ..e kujt Gjermanis ncncnc

Mire qe Gjermani ka mbrojt interesat e veta.. po ky qe e futi popullin e tij ne nje lufte pa krye per hire te amerikes .. si do shfajsohet nje dite 🤔
 
Po tani kush ja ka fajin kerij ne kete rast .. prap Putini ?
A e di ky palaco qe me mijera familje po strehohen dhe marrin te gjitha kushtet maximale ketu.

Theksoj per München.. ku rralla per nje hyrje Apartment me qera .. varjon nga 2 deri ne 5 vite.
Te gjith po ndihmojne dhe ky paska dhe luksin te beje karshillek ..e kujt Gjermanis ncncnc

Mire qe Gjermani ka mbrojt interesat e veta.. po ky qe e futi popullin e tij ne nje lufte pa krye per hire te amerikes .. si do shfajsohet nje dite 🤔
Neper debate u bej dhe une shpesh kete pytje keto kohe te fundit, e me thone,uaaa ti po behesh komuniste!?
I shoh e them me vete,keta njerez me cfare ushqehen!?
Me propagande apo me nisjen e burimeve te zjarreve te luftes dhe syrin racional.se si,qysh dhe pse u nise ajo lufte!?
Ne asnje moment se kam justifikuar Kasapin Puting.
Por dhe te mbushesh vendin me lumenje gjaku,per te hyre ne nato!? hem.
Ai qofte!
Bashke me SHBa -an nga pas,e cila mori ato qe mbolli dhe rezultatet qe donte.
 
Nje gje eshte e sigurt-
Kjo nuk eshte lufte ne interes te Ukraines, kjo eshte lufta e Amerikes dhe e asaj qe ajo ka mbjelle 20 vitet e fundit ne Ukraine dhe vendet e Lindjes Europiane.
Perrallat se si nje komik behet president i dime.
Aq sa u be Macroni vete per 4 muaj nga askush ne President te Frances aq edhe ky komiku eshte bere vete president i Ukraines.
Thene kjo-
Nga ana humane jam me popullin ukrainas...popullin ama, jo politikanet e saj!
 
Top