Regulla të vlefshme përpara se të filloni dieten

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Para se të filloni një dietë të përcaktuar, ja disa rregulla të përgjithshme që mund tju vijnë në ndihmë:
- Mundohuni të pini të paktën një litër ujë në ditë.
- Evitoni pirjen e alkoolit gjatë ditës sidomos në qoftë se jeni në diell.
- Shmangni përdorimin e kripës.
- Edhe në qoftë se doni të dobësoheni, mos hiqni dorë nga vaji i ullirit apo nga vajra të tjerë, sepse janë të nevojshëm për organizmin, për ta ndihmuar në asimilimin e betakarotinës.




Dieta që duhet të ndiqni ditë pas dite


Mëngjesi (për çdo ditë)
Një gotë qumësht të skremuar ose një gotë kos me fruta, pa yndyrë.
Katër biskota me pak marmalatë ose katër lugë me cornflakes.




Dita e parë



Dreka: Makarona të pregatitura me vaj ulliri, hudhra, majdanoz, piper, speca, kripë.
Spinaq të zier të pregatitur me vaj ulliri dhe limon.
Pasditja: 3 kajsi
Darka: Lakër e gatuar me vaj ulliri, një panine, sallatë me fruta, qershi, kajsi, pjeshkë dhe një banane.




Dita e dytë



Dreka: Makarona me domate të gatuara me vaj ulliri, domate borzilok, hudhra, kripë dhe pak djathë të shkrirë, karrota të grira të përziera me lëng limoni.
Pasditja: dy feta ananas.
Darka: Mish të bardhë pule gatuar me vaj ulliri, sallatë me lakër dhe karrota të përziera me lëng
limoni, një panine, një frut.




Dita e tretë



Dreka:Makarona të pregatitura me vaj ulliri, domate, hudhra, kripë, speca të grirë, sallatë me
lakër, karrota dhe fasule.
Pasditja: Tre kajsi.
Darka: Djathë të bardhë, sallatë me domate, një panine, një akullore me fruta.




Dita e katërt



Dreka: Spageti me ton të pregatitura me: ton, vaj ulliri, majdanoz, hudhra, kripë, piper. Speca
të verdhë dhe të gjelbër të pjekur. Pasditja: Një dardhë të madhe
Darka: Troftë e mbledhur e pregatitur me: domate, vaj ulliri, limon, kripë, piper. Sallatë me
karrota të grira, një grepfrut.




Dita e pestë



Sallatë me oriz të pregatitur me: karrota, bizele, domate të freskëta, speca, vaj ulliri, kripë.
Barëra të ziera të përziera me lëng limoni
Pasditja: Një sallatë frutash me qershi, pjeshkë, kajsi, e përzier me lëng limoni.
Darka: Pica Margerita, lakër e përzier me domate dhe vaj ulliri, dy kivi.




Dita e gjashtë



Dreka: Makarona me perime të pregatitura me: vaj ulliri, hudhra, karrota, kunguj, kripë,
domate, majdanoz, piper.
Perime sipas dëshirës të pjegura në grilë.
Pasditja: Një banane.
Darka: Një spec të mbushur me oriz dhe perime, sallatë me domatë të përzier me vaj ulliri, një
panine.




Dita e shtatë



Dreka: Supë me perime, sallatë me karrota, domate dhe lakër të përzier me vaj ulliri.
Pasditja: 4 kajsi.
Darka: Peshk i pjekur në grilë me limon dhe vaj ulliri, spinaq i zier me lëng limoni, një panine,
një banane.
 
shume flm sweet !
sapo ja lexova mamit se vdes te dobesohet i cik ajo
nje puthje nga mami ime per keto qe ke shkrujt :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
sapo te kem mundesi do sjell dhe keshilla te tjera
nje psh per mamin tend:)
 

capkenja

Anëtar i ri
mir e ke ti me zemer.po ne shkoll na grin barku pastaj.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Cdo mengjes pa ngreke buke fare, nga nje gote uje taman ashtu as te ftohet as te nxehte, ke per t'u dobesuar :D Binduni vet =)
Gota duhet te jete e vogel, ashtu si ajo e cajit.
 
Top