• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Reklamat ne internet

Reklamat ne internet​


Reklamat me internet mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, të numrit të konsumatorëve dhe të përhapjes së emrit të kompanisë. Jo vetëm kaq, por ato janë një kanal marketimi me kosto të ulët që bizneset e vogla mund ta shfrytëzojnë për të depërtuar direkt tek konsumatorët dhe për të shitur prodhimet.
Reklamat në internet janë mënyra efikase për t'ja përcjellë mesazhin klientëve të mundshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit. Ndryshe nga shumica e programeve të marketingut që janë të vështirë për t'i ndjekur, reklamat me internet të japin një ide të drejtpërdrejtë të fitimit nga investimi i bërë në marketing si dhe ndihmojnë për të ndërtuar një bazë më të madhe klientësh dhe të ardhurash.
Klientët e sotëm e vizitojnë internetin jo vetëm për lajme nga teknologjia apo për të blerë, por edhe si një burim për të njohur produkte dhe shërbime të ndryshme. Studimet e reja të kompanive "Kelsey Group" dhe "ConStat" tregojnë se 70 përqind e të rriturve amerikanë e përdorin internetin si burim informacioni kur kërkojnë të blejnë produkte dhe shërbime në zonën ku banojnë, nga 60 përqind që ishte kjo shihër në vitin 2003. Reklamat me internet jo vetëm ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin e kompanisë.
Kompani të mëdha dhe madje kandidatë presidencialë me fushata tradicionale marketingu kanë zgjedhur rrugën e reklamave me internet. Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Howard Dean grumbulloi më shumë se 60 përqind të fondeve të tij përmes internetit.
Firma studimore "eMarketer" parashikon se më shumë se 12 miliard dollarë do të shpenzohen këtë vit për reklamën me internet, dy herë më shumë se sa ajo që u shpenzua në vitin 2004. Por si e arrijnë suksesin kompanitë në këtë fushë reklamimi? Tre janë hapat më të rëndësishëm që çojnë në suksesin e kësaj lloj reklame: Njohja e audiencës, testimi i vazhdueshëm dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.

Njohja e audiencës
Kur përpiqesh të mësosh rreth audiencës tënde ka rëndësi të imagjinosh se ku duhet ta gjesh atë dhe cili është mesazhi që i përshtatet asaj më shumë. Përcaktimi i karakteristikave demografike të audiencës, si profesioni, industria, të ardhurat, madhësia e kompanisë ku punon etj., është hapi i parë për ta kuptuar më mirë atë. Kjo të lejon të zgjedhësh Internet-faqet e duhura si dhe të krijosh një program specifik, i cili t'u përshtatet sa më mirë karakteristikave demografike që përmendëm.
Për të ulur shpenzimet e njohjes së audiencës, duhet të kërkoni klientë me interesa të caktuara, të cilët mund të jenë më afër jush se sa mendoni ju vetë. Ndoshta këta janë kolegë të punës ose miqtë tuaj أ¢â‚¬“ ata mund t'ju japin mendimet e tyre drejtpërdrejt dhe me sinqeritet mbi atë se ç'mendojnë për reklamat tuaja në interent dhe e bëjnë këtë pa shumë shpenzime. Nëse nuk e keni këtë mundësi, atëhere provoni të lidheni direkt me audiencën duke përdorur databazën tuaj të klientëve dhe duke u dërguar atyre me e-mail një anketë të shkurtër. Nëse jua lejon buxheti, ju mund të paguani edhe një kompani anketimesh për këtë qëllim.

Testimi i vazhdueshëm
Menjëherë sapo të keni identifikuar publikimet dhe Internet faqet që viziton audienca juaj, përcaktoni buxhetin tuaj dhe objektivat që kërkoni të arrini përmes reklamave me internet. Buxheti dhe objektivi juaj duhet përcaktuar qartë, pavarësisht nëse qëllimi juaj është të shtoni numrin e atyre që do të regjistrohen në site-in tuaj, të shtoni trafikun e vizitorëve apo numrin e blerësve në internet.
Fillojeni me testime të vogla për të kaluar më pas në një fushatë më të madhe. Një gjë duhet patur kujdes: shumë reklamues e fillojnë me fushata të mëdha reklamimi, të cilat nuk i arrijnë objektivat.
Pasi të keni përcaktuar mirë objektivat dhe afatet kohore, është koha që të zgjidhni Internet-faqet e reklamimit. Përsëri, testimi është i rëndësishëm për të përcaktuar rezultatin e arritur si dhe për të krijuar reputacionin si kompani. Muaj pas muaji testoni faqe të ndryshme për të gjetur nëse mesazhi juaj dhe reklamat për të cilat paguani po çojnë në shtimin e shitjeve.

Ndjekja e rezultatit
Bukuria e reklamës me internet është sasia e informacioneve që ju mund të grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vënë në vijë fushatën e reklamave me internet, kompania që ju ofron shërbimin e reklamës ju bën një raport, ku ju tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithatë, shumë analistë marketingu bëjnë një gabim duke analizuar vetëm rezultatin. Ka rëndësi që ata të bëjnë një hap më tej për të përcaktuar se çfarë veprimesh ka bërë blerësi kur ka hyrë në faqen tuaj të internetit. A është larguar ai nga site-i juaj menjëherë pasi ka klikuar reklamën? Apo ka qëndruar më gjatë aty duke lënë emrin në formular ose duke blerë diçka? Kjo mund të gjendet duke përdorur programe të tillë si Urchin, Web Trends ose WebSideStory.
Shikojini me kujdes të gjitha shifrat, sidomos ato që kanë të bëjnë me koston e blerjeve. Duke bërë këtë, ju do të filloni të kuptoni kontributin që jep fushata juaj e reklamës me internet në strategjinë tuaj të përgjithshme të marketimit.
 
Top