Rekordi i Bundesligës, mbi 2 miliardë euro të ardhura

cent

...Lontano
GJERMANI- Për herë të parë në historinë e saj 50-vjeçare, kategoria e parë e futbollit gjerman, Bundesliga, ka kaluar shifrën e 2 miliardë eurove arkëtime. Një rritje e frikshme për futbollin gjerman, që vitet e fundit ka një progres të pandalshëm.

2cnbewp.jpg

Gjatë sezonit 2011-2012, 18 klubet e Bundesligës kanë patur një xhiro prej 2.081 miliardë eurosh apo 7.4 % më shumë të sezonit të kaluar. Shifrat janë bërë të ditura dje në Frankfurt nga Kristian Seifert, presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, DFL. Për Gjermaninë është viti i tetë radhazi që mbyllet me rekord në rritjen e të ardhurave për klubet, ç’ka tregon edhe për sistemin e suksesshëm të menaxhimit në këtë vend. Sot, Bundesliga llogaritet kampionati i tretë për nga niveli, pas Premier Ligës e Ligës Spanjolle.
/m.a
 
Top