Renditja historike/ Klubi i Serisë A në pesëshen e më të mirëve të Champions-it

Reali i Madridit vazhdon të kryesojë klasifikimin e klubeve më të mira të UEFA-s, shkëputur nga vendi i dytë, Bajerni i Mynihut. Pavarësisht humbjes me Shahtjorin, 13 herë fituesit e Kupës së Kampioneve/ Ligës së Kampioneve kanë grumbulluar 600 pikë në total pas 439 ndeshjeve.Dynamo-Kyiv-Juve-AP_571_855.jpg
Kampionët në fuqi të Bajernit (6 tituj), pas 352 ndeshjeve kanë 484 pikë. Podin e plotëson Barcelona (5 herë fituesit e këtij trofeu) me 449 pikë pas 319 ndeshjesh.

Një shkallë më poshtë renditet Mançester Junajtid, me vetëm 23 pikë më shumë sesa Juventusi i vendit të pestë. Për “Zonjën” pikët e fituara në Kiev e dërguan në 351 totalin pas 279 ndeshjeve. Edhe pse Milani i mungon elitës së futbollit europian prej shumë vitesh, 7 herë fituesit e trofeut renditen pas rivalëve italianë me 314 pikë në 249 ndeshje.
renditja3.jpg

panoramasport.al
 
Top