Republika e Kosovës në rrezik nga politikanët e blerë

Desa

Felix - Culpa
Ma dërguan këtë linkun me bisedë mes dy politikanëve sërb.
Është e përkthyer në gjuhën shqipe.
Ja se si e percepton gjendjen politike politikani sërb nga Kosova. Me të drejtë jep nocionin të gjithë janë i njëjti *** për politakënt, përveç Albin Kurtit.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Mos u shqetesoni dhe mos e shikoni as Serbine dhe as Greqine si sfida te paperballueshme per neve.

Sherbimi informativ serb, dhe strukturat e larta shteterore qe i perdorin keto mekanizma, nuk jane aq budallenj sa te bisedojn ne telefon gjera aq konfidenciale. Telefonatat pergjohen SHUME lehte, dhe ata e dijn fare mire kete rrezik. Mund te kete shume arsye pse e ka bere ate deklarate ne telefon (per te ekzagjeruar aftesite e tyre, ose per te bere propagand duke supozuar ose planifikuar publikimin e bisedes, ose thjesht per tallje, etj.), por s'ka asnje shanc te jete e vertet. Sikur Serbia te kontrollonte Thacin, Haradinajn, Mustafen, etj., domethene shumicen e politikaneve me rendesi ne Kosove, serbet do e kishin marre me kohe ate qe duan: zbatimin e marreveshjes se vdekur per Bashkesine e Komunave Serbe (e njohur si Zajednica). Por nuk e arriten dote, sepse Isa dhe Hashimi futen disa klauzola mbrojtese ne ate marreveshje famekeqe, kunder deshires se Serbise, cka rrezoi gjithe planin serb.
 
Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL

Po por pergjimet qe u ben ne Maqedoni rezultuan te verteta,ndoshta ka 1 te vertet ktu . Sa per thacin dhe Ramushin qe jane **** shitur as nk diskutohet.Nuk kane sjell permiresim ne Kosov pervecse shume skamje dhe mospasje .
 
Marla

Quo Vadis!
Pamfleti nuk eshte media serioze. Cdo pergjim qe behet pa vendim gjykate nuk eshte i ligjshem dhe ka pasoja ligjore rrjedhimisht dhe vertetesia e tyre le per te deshiruar sepse mund te kete 1001 prapaskena inçizimi madje dhe me dijeni te tyre.

Gjithesesi duhet hetuar per vertetesine e videos mos dale si pergjimet e Babales inskenim.

Per politikanet kosovare mendoj se jane hajna por kurresesi te perfshihen ne tradheti kombetare.
 
Desa

Felix - Culpa
Jam e bindjes që besoj në pafajësi deri sa e kundërta të vërtetohet. Kjo video mund të jetë e manipuluar (me siguri është për çështje qëllimi e përfitimi të sërbëve), por më shumë e kisha te perceptimi i tyre i çështjes politike në Kosovë. Sa të drejtë ka mbi Albin Kurtin? A është vërtetë situata politike aq e mjerrë, sa që vetëm NJË politikan i vetëm do e drejtonte Kosovën në rrugën e duhur?
Pra, shikuar nga perspektiva sërbe, a na njohin ata më mirë se që njohim veten?
 
Nuk e hapa videon por mendoj se klasa politike ne Kosove eshte ne krize identiteti. Ndryshimin ne Kosove dhe jo vetem atje nuk mund ta sjelle 1 politikan nje individ i vetem por te gjithe bashke pozite opozite duke pasur parasysh qe e ardhmja e kosoves eshte nje mentalitet pro europian pro dialogut dhe larg neporizmit dhe aferave korruptive. Keto detaje te te metave tona ne shqiptaret i dime shume mire nuk ka nevoje ta na i thote as Serbi as Greku.
Albini nje nga njerezit me trim dhe karizmarik. Nga me te pelqyerit ne shqiperi dhe kosove me levizjen vetvendosja. Problemi eshte qe etja per pushtet i tjeterson njerezit. Kjo i ndodhi dhe Albinit.
 
Top