Rezolutë e adoptuar nga Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane (Bruksel, 5

ilia spiro

Anëtar i ri
Duke marrë në konsideratë:

Rezolutën e pranuar unanimisht për Intolerancën Fetare, nga Asambleja Politike e PPE, në janar 2013;

ثshtë detyrim yni moral dhe bashkëpërgjegjësi të kujdesemi për të krishterët nëpër botë, duke marrë parasysh trashëgiminë tonë kulturore, që i ka rrënjët në traditat Judeo-Kristiane;

Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e besimit, si principe themelore, bazohet në Deklaratën e të Drejtave Njerëzore, të vitit 1948, dhe në Kapitullin Evropian për të Drejtat e Njeriut;

Duke u nisur nga fakti se muajt e fundit kanë ndodhur akte ekstremizmi dhe dhune kundër kishave si vende lutjeje, në Egjipt, Siri dhe Shqipëri,

Partia Popullore Evropiane:

1. Riafirmon nevojën e respektimit të plotë të lirisë së besimit, si një e drejtë themelore dhe universale të të drejtave të njeriut dhe si element esencial i demokracisë, respektimi i të cilit është një parakusht për të aspiruar në integrimin në Bashkimin Evropian.

2. Dënon aktet e dhunës, që kanë si shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet në vende si Siria dhe Egjipti.

3. Dënon fort aktet ekstremiste kundër Kishës Orthodhokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt ekstremizmi kundër Krishterimit në Truallin Evropian.

4. U kërkon gjithë autoriteteve të frenojnë çdo akt diskriminues kundër grupeve fetare dhe të sigurojnë dinjitet dhe mundësi të njëjta për qytetarët e Egjiptit dhe të Sirisë.

5. Bën thirrje për respekt dhe mbrojtje të duhur të pronave të komuniteteve fetare (kisha, institucione bamirësie, shkolla fetare).
 
Top