Rilindja e nje femre!

Rilindja e një femre” nga Fabio Volo

Më shumë se perëndimi i diellit, më shumë se fluturimi i një zogu, mrekullia më absolute është një grua e rilindur. Kur ngrihet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies.

Çdokush mund të thotë: “Ka mbaruar”. Ama jo, kurrë nuk mbaron për një grua. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të ndreqen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet. Nuk po flas vetëm për dhimbjet e mëdha, ato plagë çnjerëzore që të sjellin vdekjet apo sëmundjet. E kam fjalën për ty, që kjo periudhë e vështirë nuk po të mbaron kurrë, që po bën një punë të vështirë, që çdo mëngjes është si një provim, më keq se në shkollë.

Ti, arbitrja e paepur e vetes, që nga mënyra se si të sheh shefi yt, do të vendosësh nëse je në rregull, apo nëse duhet ta dënosh veten. Pra, çdo ditë, dhe kjo rutinë nuk mbaron kurrë. E kam fjalën edhe për ty që ke frikë të flesh me një mashkull; se je e tmerruar se do të krijohet një histori që do të të kufizojë, se nuk flirton me askënd nga tmerri që ke se dikush do të përfshihet në jetën tënde. Më keq akoma: mund të kapeni pas tij, dhe më vonë të vuani si qen.

Ndiheni e lodhur: gjithmonë ekziston dikush me të cilin duhet të justifikoni veten, që dëshiron t’ju ndryshojë, ose që ju duhet ta ndryshoni për ta mbajtur pranë. Por ju kultivoni vetminë brenda vetes suaj. Ju thoni kur flisni me të tjerët: “Jam mirë kështu. Unë jam mirë kështu, jam e lumtur kështu” duke mos u shprehur realisht për atë që ndjeni dhe duke e thelluar vetminë tuaj.​

Ose me atë djalë që e doni çmendurisht. Tek ai njeri je përkushtuar e gjitha dhe ka shumë kohë që je përfshirë aq shumë, saqë një ditë sheh veten në pasqyrë dhe nuk e kupton se në çfarë je shndërruar. Çfarëdo që të ka ndodhur, tani je këtu dhe e di që ka kaluar një moment kur ke parë poshtë dhe i kishe këmbët në dysheme. Kudo që të ishe, ishe e lidhur fort: me historinë tënde, me punën tënde, me vetminë tënde. Dhe ishte një moment i vështirë. Dhe qatë. Zot, sa shumë keni qarë!

Ti je si një burim lotësh. Ke qarë duke ecur në një rrugë të mbushur me njerëz, në stacionin e metrosë, në një biçikletë. Pra, papritur. Nuk mund t’i mbaje dot lotët. Po atë natë që morët makinën tuaj dhe udhëtuar për orë të tëra, për ta bërë ajrin e ftohtë të thante lotët e tua? Dhe pastaj reflektove, fole. Sa shumë flisni, vajza! Lotë dhe fjalë.

Është një aventurë të rindërtosh veten. Me e madhja. Nuk ka rëndësi se nga filloni, qoftë nga shtëpia duke ndryshuar ngjyrën e perdeve, apo prerjen e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, gra në rilindje, për këtë mënyrë të mrekullueshme për t’i bërtitur botës “Unë jam e re” me një fund me lule ose me kaçurrela të freskëta.

Më shumë se lindjet e diellit, më shumë se perëndimi, një grua në rilindje është çudia më e madhe. Për ata që e takojnë dhe për veten e saj. Është pranvera në nëntor. Atëherë kur nuk e pret./(bota.al)
 
Ky furrxhiu sme ka pelqyer kurre, shume ghost writer ka nga pas plus e ka bere publikun me batuta maskiliste ne radio, per ato femrat e vetmuara edhe tani korre frytet 🤔
 
Top