Rinia shqiptare dhe bizneset

Baboon

FALEMINDERIT!
Si përfundim ti @Kitty1 e more vesh tashi si osht puna biznesit? Me oreks dmth ???

Ti si je me oreksin?? ?
 

Fly

Larguar
Une ne fak kam nje forum biznesi qe e menaxhoj (jam shume e fiksuar me forumet prandaj mora pjese dhe ketu) por nuk besoj se me lejohet ta "reklamoj" ketu. Duke qene se keni biznese mendoj se mund te ndihmoni andej me ndonje pergjigje pyetje kur keni kohe :giggle: Ka shume te rinj qe sdine nga tja nisin prandaj dhe kam hapur forum te tille kane prb me taksat ap veshtiresi te tjera.

je e fiksuar me biznesin dhe temat e biznesit apo ushtron ndonje te tille
 

Marla

Quo Vadis!
Une ne fak kam nje forum biznesi qe e menaxhoj (jam shume e fiksuar me forumet prandaj mora pjese dhe ketu) por nuk besoj se me lejohet ta "reklamoj" ketu. Duke qene se keni biznese mendoj se mund te ndihmoni andej me ndonje pergjigje pyetje kur keni kohe :giggle: Ka shume te rinj qe sdine nga tja nisin prandaj dhe kam hapur forum te tille kane prb me taksat ap veshtiresi te tjera.
Me nis ndonje adrese emaili tenden ne mp.
 

sofia

Antarë i Respektuar
Ka disa pengesa qe vihen re jo vetem tek rinia, por te te gjithe sepse te gjithe derisa kane nje ide, kane te drejten per ta shfrytezuar legalisht deri ne fund.
Per biznesin pike se pari mungon ashtu sic e permendi edhe Fly ideja origjinale, ose produkti origjinal i nje ideje te vjedhur. Ne fund te fundit kemi pare qe Apple (kur filloi me mp3) nuk ishte e para kompani, por me e sukseshmja. Kemi pare markete apo linja areoplanesh me ide te vjedhura, por me nje produkt origjinal.
Kush e sjell origjinalitetin e produktit? Motoja e nje njeriu e percjelle ekzaktesisht tek te tjeret.
Cfare e pengon? Konkurrenca, taksat dhe tregu. Pavaresisht se sherbejne si konotacion negative te fitimit, keto mund te kthehen ne te kunderten nga progresi dhe vazhdimi pa u dorehequr.
Fillimisht konkurrenca: po te ecim drejt qendres se qytetit, shtohen objektet e njejta ne sherbim qe jane ngjitur me njera-tjetren. Nuk perben fitim reciprok cka i zhyt ne monotonine e tyre dhe modestine perballe biznesit te madh. Pra, mosangazhimi per te gjetur lokacionin e duhur.
Se dyti: Taksat dhe lehtesirat ne Shqiperi synojne qe ta zhysin qytetarin sidomos kur biznesi eshte i pari per familjen. Une nuk kam pare asnje rast qe qyetari t'ia kete dale permes tyre. Bankat e njejta gje sepse rrogat jane minimale.
Cdo i ri ka deshire te hape nje biznes, por ideja e falimentimit e terheq (te pakten jo guximtaret), ideja e pazhvilluar ben qe te falimentoje dhe mungesa e motivit perse e ka hapur e le ne vend. Synimi eshte suficiti, por jo te gjithe e arrijne. Ne fund te dites, nuk mund te jene te gjithe biznesmene dhe biznesumen.
 

sofia

Antarë i Respektuar
Kam nje te tille por hapa forumin sepse kisha shume pyetje dhe ashtu si une besoj kane pasur te gjithe ne fillimet e tyre
Hahhahahhahhahaha. Une nuk kam nje biznes ende, po u pergjigja. Gjithsesi kryesisht nga leximi i "Fillo me Pse", por por nuk ta rekomandoj si liber (permendet 10 here fjala "Pse" brenda se njejtes faqe).
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Te behem VIPse njehere, t'me rritet i çik popullariteti dhe pa e hap nje biznes fustanesh nuserie se le, nami te behet...meqe s'ka ngel VIPs pa hap nje :p
 

Marla

Quo Vadis!
Te behem VIPse njehere, t'me rritet i çik popullariteti dhe pa e hap nje biznes fustanesh nuserie se le, nami te behet...meqe s'ka ngel VIPs pa hap nje :p

Jane disa programe qe japin grants per sipermarresit e rinj. Pra ti shkruan nje plan biznesi dhe e dorezon atje dhe nese atyre ju duket interesant te japin deri x shume te caktuar per te ngritur biznesin.

Nese je nen 30 vjec mund te mundesohet endrra jote e fustaneve te nuserise. :p
 

dangerous

* * *
Rinia shqiptare këtë vit edhe më e varfër

Raporti nxjerr se papunësia dhe dhuna është në rritje

Dita Ndërkombëtare e Rinisë i gjen të rinjtë në Shqipëri më të varfër, më të dhunuar dhe në gjendje edhe më të mjerë se një vit më parë.
Raporti i përvitshëm kombëtar “Rinia në Shqipëri“ dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, evidenton problemet më kryesore të grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët përbëjnë edhe 23 përqind të popullsisë së vendit. Madje në anketimet e realizuara me të rinjtë gjatë periudhës së pandemisë, 49% e tyre deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës.

Emigracioni i moshave të reja është një shqetësim për mbarë vendin. Gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140 mijë të rinj e të reja. Po ashtu shqetësuese është edhe papunësia. 51% e të anketuarve në këtë grupmoshë kanë thënë se nuk janë në marrëdhënie pune.

Edhe të diplomuarit vuajnë papunësinë, sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm dhe 12,3 % me arsim të lartë janë pa punë..
.
.. Ja këtë lexova dhe si mundet Rinija Shqipëtare të bëjë biznes ?
 

The-Cook

Ne Mal me Keca
Te Hapesh nje Biznes nuk esht aq e thjesht e nuk esht per cdo njeri edhe sikur ta kesh lekun do studiuar shum gjere e gjat jo thjesht kam leket pse mos tbej ket biznes se po I ecen ati/asajt do studim ca ofron me shum se filan fisteku qe tja arrish ta besh nje sukses jo thjesht te hap I biznes e skam nevoj me tpunoj
Mos harro hapja e biznesit tben te punosh edhe me shum (ka nga ata he se kam biznes skam nevoj te punoj) mos harro edhe pse biznesi esht I joti gjithmon punon per tjert dmth per konsumerin qe te vi prap te ti
Por do shtoja edhe pqs e provon nje her e nuk te hecen meso nga gabimet e mos u ndalo cdo biznes fails por kur meson nga gabimet e Ben perpara ja ke arrit suksesit
Un per veten time 3 her kam fail e kam provua prap prap fail deri para 1 viti tani po hecen ashu sikur kam deshiruar heren e par
Suksese kushdo qe merr nje tentative te till nuk esht e leht perkundrazi shum e veshtir po kur pema qe rriten vet sjell frutat e duhura ja ke arritur por kur tja arrish aty po nuk I bere syzmetin e duhur Pema thahet!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Nejse se po jap une edhe mendimin tim.

E para e punes eshte se ne nuk kemi tradite biznesin. Pra si vend dhe si shoqeri ne jemi te rinje dhe pa tradite ne biznes.
E dyta e punes eshte se ne mendojme dhe enderrojme qe brenda nates te behemi biznesmen milioner qe s'bene te prekim pune me dore dhe te punojne te tjeret per ne e ne te vizitojme cazinot dhe baret me drita te kuqe.
E treta e punes kemi njefar trendi te kopjuarit te tjetrit. Ne qoshen e nje biznesi ne hapim nje biznes te ngjashem dhe nje, dhe nje, dhe nje ... dhe brenda nja rruge te shkurter behemi disa biznese te ngjashme. Ne nuk shikojme cfare i nevojitet biznesit tjeter dhe te hapim por shikojme si ti zejme frymen tjetrit.
E katerta e punes shteti me masat we ndermerr nuk lejon zhvillim biznesi normal. Une paguaj takse ndersa biznesi perballe meje, i ngjashem, nuk paguan takse dhe normale qe brenda pak kohe do deshtojme te dy.
E pesta e punes eshte se rinia jone dhe shteti nuk kane nje politike biznesi per te orientuar rinine qe investimin ne arsim ta orientoje ne ndonje shkollim profesional. Shembull: ne qytezen time ka aq njerez te arsimuar ne gjuhe dhe letersi sa edhe 30 vite te mbyllet aj drejtim ka kuadro sa te duash. Njekshtu eshte edhe me drejtime tjera: juridik, ekonomik, etj.

Shkollat profesionale dhe zanatet nuk po zhvillohen. Ja nje shembull zanati. Sot askush, as femijet, nuk qethen ne shtepi. Qyteza ime ka 60 mije banore. Secili nga keta 60 mije njerez minimum shkon ke berberi dy here ne muaj. Nje qethje 2 euro. 60 mije X 2 euro X 2 here ne muaj = 240 mije euro ne muaj. Pra 500 te punesuar me mesatarisht 480 euro page ne muaj.
 
Top