Robinjon për të harruar Dinjon!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Robinjon për të harruar Dinjon!
18 Korrik Objektivi i radhës për Barcelonën mban emrin e Robinjos. Lajmi vjen nga e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, e cila shpjegon se shitja e Ronaldinjos pritet që të sjellë një lojtar të madh në radhët e skuadrës katalanase. I zgjedhuri është pçikërisht braziliani Robinjo, një futbollist që pëlqehet shumë nga tekniku Pep Guardiola dhe presidenti Hoan Laporta është i gatshëm t’ia plotësojë këtë dëshirë. Robinjo, i cili kohët e fundit nuk ka patur marrëdhënie të mira me drejtuesit e Realit të Madridit, nuk ka hedhur poshtë mundësinë e një largimi të tij nga “Bernabeu”, gjithmonë nëse klubi madrilen nuk beson më tek ai. Por, arritja e një marrëveshje nuk do të jetë aq e lehtë sa mendohet. Ramon Kalderon e ka konfirmuar edhe më parë interesimin e Barcelonës për talentin brazilian, por dilema më e madhe qëndron në marrëdhëniet midis dy klubeve, ose më mirë midis tifozerive. Askush nga tifozët apo drejtuesit e Realit nuk do ta prisnin mirë kalimin e Robinjos te Barça, “armikja” e betuar e madrilenëve. Por, nëse Barcelona interesohet vërtetë për Robinjon, atëherë duhet të mposhtë konkurencën e اelsit, klub i cili vetëm disa ditë më parë ofroi 60 milionë euro, ofertë e cila mori një përgjigje negative nga Kalderon, i cili tha: “Robinjo vlen më shumë se 60 milionë”. Nëse në fund Robinjo vendos të shkojë te Barcelona, atëherë kjo do të ishte “bomba” e merkatos së kësaj vere.
 
Top