Roma dhe Sassuolo ndajnë nga një pikë, le për të dëshiruar arbitrimi

5d46ee73c572b2ae8801c4cac9c188f8o2-1100x620.jpgRoma nuk ka dalë me më shumë se 1 pikë në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë Sassuolos.

Një ndeshje që nisi me reshje të dendura shiu, terren të rënduar, gola të anuluar dhe një arbitrim që në fund la për të dëshiruar.

Takimi nisi i barabartë dhe me raste të shumta në të dyja portat, por mungoi finalizimi dhe saktësia në kuadrat.

Në minutën e 41 të takimit arbitri Maresca i dha kartonin e dytë të verdhë lojtarit të Romës, Pedro për t’i lënë verdhekuqtë me 10 vetë.

3 minuta më vonë drejtuesi i ndeshjes i anulon një gol vendasve të shënuar nga Mkhitaryan. Për të mos mbaruar këtu. Në fund të takimit një topi që ra në dorën e mbrojtësit të miqve, Maresca nuk denjoi as ta shikonte VAR duke i dërguar të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

A2news.com
 
Top