Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

cent

...Lontano
Kamp Nou për një natë kthehet nga një fortesë blaugrana në një shkatërrim total në ngjyrë të bardhë. Gjysëmfinalja e dytë Barcelona – Real Madrid ka dhuruar edhe njëherë tjetër spektakël por në krahun e madrilenëve që kanë prishur ëndërrën e mijërave tifozëve që ishin përgatitur për nja natë magjike e festive.

smqfc2.jpg

Jose Mourinho sërisht shfaqet si një nga të pakëtit trajnerë që di të gjejë rrugën e duhur për të mposhtur të pamposhturit e Barcelonës. Pas takimit të parë në Bernabeu të mbyllur 1 me 1, katalanasit shikoheshin si favoritë për të kaluar në finale por Reali i Madridit pas Milanit duket se ka zbritur me këmbë në tokë marsianët katalanas madje duke i mposhtur bindshëm me rezultatin 1 me 3. Madrilenët e kujdesshëm të Mourinho-s kaluan në avantazh që në minutën e 13-të ku Cristiano Ronaldo siguroi dhe realizoi një 11-metërsh. Loja pas këtij momenti u administrua mirë nga ana e miqve që u mbrojtën me rregull duke mos i lënë shumë hapsira katalanasve por u shfaqën edhe shumë kërcënues në sulm por pa arritur të shënojnë një tjetër gol në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë filloi sërisht me Barcelonën në sulm për të barazuar rezultatin megjithatë kundërsulmi vrasës i Realit të Madridit rezultoi efikas ku në minutën e 57-të një zbritje e shpejtë e Di Marias nga e majta gjeti të lirë në zonë Cristiano Ronaldo që dyfishon rezultat dhe shuan ëndërrat e katalanasve për kalimin në finale. Ai që vulosi kapitullimin e Barcelonës ishte mbrojtësi francez Varane që në të 68-tën pas një goditje këndi kërceu më shumë se gjithë të tjerët dhe coi topin në rrjetë duke e cuar rezultatin 0 me 3. Minutat në vazhdim ishin thjesht disa tentative të vëndasve që gjetën vetëm një gol një minutë përpara përfundimit me Jordi Albën por që i vlejti vetëm atij pasi ata që gëzuan në fund ishin madrilenët dhe ata që u larguan me kokën e ulur për më tepër në Kamp Nou ishin marcianët e Barcelonës që tani janë bërë edhe më shumë njerëzor./BeratiLive
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

aaaaaa zemren ma kan knaqqqqqqq :D

VAMOS REAL, HASTA FINAL
 

cent

...Lontano
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

aaaaaa zemren ma kan knaqqqqqqq :D

VAMOS REAL, HASTA FINAL

Shum ndeshje e bukur Lover, dhe e meritonin fitoren me lojen qe ben :)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

Barca nuk eshte si ajo perpara cent. U eshte mesuar taktika e lojes. Perseri magjistari i barces, MESSI, u zhduk ne loje, a e shiquat se si beri magji :p
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

Me behet qefi qe fitoi Reali, Tani ishalla do kaloi dhe ne champions league.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

hihihihihih e ka cmontu keq Milani Barcen :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

Vertete ishin te pabarabarte ne fushe, Barcelona me 11 lojtar + publikun dhe reali me 11 lojtar + referin
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ronaldo shokon Barçën, Reali në finalen e Kupës

Vertete ishin te pabarabarte ne fushe, Barcelona me 11 lojtar + publikun dhe reali me 11 lojtar + referin


Filluan ankesat LOL

A jeni ankuar akoma ne komune loool
 
Top