Rrëfimi (anonim) i një eskorteje në Shqipëri!

7D5DA65B-060F-466D-BE1B-9C3BE9D8AE90.jpeg


Dokumentari “Unpublished” në Euronews Albania trajton herë pas herë tema të caktuara aktuale/problematike dhe rrëfime profesionistësh e njerëzish të thjeshtë.


Këtë herë, në Unpublished u investigua për femonemin e eskortave (shoqërueseve) shqiptare.
Një vajzë 28-vjeçare rrëfen historinë e saj.


“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim. Kisha parë edhe nga shoqja ime e ngushtë, që ajo bënte një gjë të tillë, ashtu si një pjesë e shoqërisë dhe kjo ishte një tjetër shtysë që të bëhesha dhe unë si ato, me idenë që të jem në të njëjtin nivel ekonomik”, shprehet 28-vjeçarja.
Ajo vazhdon:

“Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime. Me kalimin e kohës kishim edhe bashkëpunim me klientët e tjerë. Ne, ose të paktën unë, i pyesnim nëse kishin të afërm që donin shërbim dhe shpeshherë na kontaktonin. Ka pasur edhe klientë që i kemi parë njëherë dhe nuk i kemi parë më kurrë.”

Kështu, "klient pas klienti vajza zgjeroi rrjetin e saj të kontakteve, filllimisht në Shqipëri dhe më pas nëpër botë, dhe kjo veprimtari është e kuruar mirë që nga nisja e deri në përfundim të shërbimit", shprehet Euronews.

“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme. Ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur, përndryshe në hotel apo në banesat e klientëve. Në disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose me taksi. Në rastet kur klienti është njeri shumë i rëndësishëm, na dërgon makinë luksoze ose na dërgon në destinacion."
“Klientët janë nga më të ndryshmit, sidmos njerëz që merren me punë të mira. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre” – tregon eskorta. "Në shërbimet, të huajt janë më të sjellshëm."
Gjatë rrëfimit, vajza tregon edhe raste me klientë të dhunshëm, apo të “çuditshëm” dhe kjo "industri" zhvillohet edhe online, me çmime apo detaje të tjera.

“Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016, fillova të bëja edhe disa “investime” dhe ndërhyrje te vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe pasi e mora veten, rrita edhe çmimin. E para, sepse ti duhet të mirëmbash veten dhe e dyta, tashmë je një stad më lart”, shprehet vajza.


Rrëfimin e plotë e gjeni këtu.

Burimi: Unpublished, Euronews Albania
 
Ate numrin s'ja gjetëm që s'ja gjetëm? duhet me kërku ke dabaza PS së mos ka nipt ose osht patronazhiste lool
 
Cdo shpirt eshte pergjegjes per veten e vet. GJithsecili do jape llogari per jeten e tij ndaj as nuk me ul e as nuk me ngren peshe cfare ben kjo apo te tjeret. As nuk guxoj ta paragjykoj, ta shaj apo te them qe eshte me e keqe se dikush tjeter.

Si gje normale, apo si dicka te mire nuk pranoj te ma shese asnje. Eshte e gabuar ne syte e mi dhe pike! Ndaj uroj te largohen nga keto gjera kushdo qe e praktikon.
Veten time, femijen tim, shoqen time do doja te mos e shihja ne ate pozite.
 
Top