Rregullat e arta të grimit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Me laps apo tush për sy duhet të jeni të matur, në mënyrë që sytë të mos duken keq

Pa marrë parasysh modën momentale, gjithmonë vlen rregulli se lëkura që i keni kushtuar kujdes është baza më e mirë për grim. Kremrat hidratues në fytyrë, për këtë shkak, duhet gjithsesi të vihen para gjumit dhe para vënies së grimit, përndryshe grimi mund të duket jouniform. Ngjyra e pudrës apo bazës duhet të jetë sa më e ngjashme me ngjyrën natyrore të lëkurës. Fytyra e kafenjtë mbi një qafë të bardhë nuk duket mirë. Pudrën dhe bazën duhet fërkuar mirë në mënyrë që kalimi midis fytyrës dhe qafës të mos jetë i dukshëm. Gjithmonë, para se të shkoni në shtrat, duhet ta pastroni fytyrën, ngase fjetja me grim në fytyrë e përshpejton paraqitjen e rrudhave. Ngjyra e hijes për kapakë të syve nuk duhet gjithmonë që të përshtatet me ngjyrën e rrobave që vishni – ngjyrat e ndryshme mund të duken më bukur. Me laps apo tush për sy duhet të jeni të matur, në mënyrë që sytë të mos duken keq. Linjën e drejtë do ta bëni më lehtë nëse e mbështetni bërrylin në një bazë të rrafshët. Nëse nuk jeni precizë me tush, atëherë përdorni lapsin për sy. Ai nuk kërkon një precizitet aq të madh. Mos harroni që buzët t’i lyeni rregullisht me balsam, ngase atëherë edhe buzëkuqi do të duket shumë më mirë. Buzëkuqi kremoz është i shkëlqyeshëm për buzët që kanë nevojë për një kujdes shtesë, si dhe për gra paksa më të moshuara. Mos përdorni maskarën apo lapsat e syve të të tjerëve. Sytë janë shumë të ndjeshëm në infeksione të ndryshme. Po ashtu, maskarën duhet ta humbni pas tre muajsh përdorimi, meqë në të shumohen shumë baktere. Pas vënies së bojëkuqit në fytyrë, ajo menjëherë do të duket më e freskët. Por, me rëndësi është që të mos ketë skaje të theksuara. Bojëkuqin duhet ta vini me brushë të trashë dhe, sipas nevojës, ta lyeni me gishta.



kosovasot*
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Rregullat e arta të grimit

Mitet dhe të vërtetat mbi grimin

Përbërësit e veçantë kozmetik duhet të jenë të parrezikshëm dhe përshkrimi i tyre në etiketë duhet të jetë i vërtetë dhe jo mashtrues.اdo vend ka autoritete përkatëse që merren me kontrollin e ushqimeve dhe medikamenteve tjera, ashtu që në rast të qarkullimit të produkteve që nuk i plotësojnë standardet, këto zyra kanë të drejtë të ndërmarrin aksione të shpejta për të parandaluar shitjen e tyre.
Artikujt kozmetik përmbajnë lëndë të rrezikshme, toksike
E vërtetë: Rregullat ligjore kërkojnë që për të gjithë përbërësit e përdorur në artikujt kozmetik të provohet siguria. Nëse kjo nuk është kryer, etiketa e produktit duhet të shkruajë: “KUJDES: siguria e këtij produkti nuk është dëshmuar”. Në shumicën e vendeve të gjithë prodhuesit obligohen me ligj të vërtetojnë sigurinë e të dyjave, prodhimeve përfundimtare dhe përbërësve të veçantë të tyre.
foto-1grim.jpg

Asnjë organ nuk përcakton sigurinë e përbërësve kozmetik
E vërtetë: Industria e kozmetikës përkrahet në prapavijë nga një kuadër i klasës botërore të ekspertëve mjekësor dhe shkencor. Organet shkencore ekzaminojnë të gjitha të dhënat ekzistuese dhe vlerësojnë sigurinë e përbërësve të përdorur në artikujt kozmetik. Ka edhe institucione të lejuara me ligj që vërtetojnë këto.
Artikujt kozmetik dhe ata për higjienë personale shpesh përmbajnë substanca të njohura ose të dyshuara kancerogjene dhe toksike për riprodhimin.
E vërtetë: Asnjë hulumtim i besueshëm kurrë nuk ka treguar se ndonjë produkt kozmetik ose për higjienë personale shkakton kancer ose helmim reproduktiv. Përbërësit kimik të gjetur se janë kancerogjen në njerëz nuk përdoren në kozmetikë. Në fakt, shumë pak njoftime për veprime të dëmshme që përfshijnë artikujt kozmetik janë bërë të ditur.
foto-2grim.jpg

Kompanitë kozmetike mund të përdorin çdo lloj përbërësi që dëshirojnë në produktet e tyre
E vërtetë: Sipas ligjit, çdo artikull kozmetik që gjendet raft duhet të jetë i sigurt. اdo vend ka autoritete legale që rregullojnë sigurinë e produkteve kozmetike; sidoqoftë, ata kanë detyra relativisht të pakta në autoritetin e tyre, pasi që industria kozmetike arrin në mënyrë vullnetare të eliminojë përbërësit të cilët në mënyrë shkencore kanë treguar se kanë potencial për efekte të dëmshme.
Produktet për kujdes të lëkurës janë të tepërta; sapuni dhe uji kryejnë këtë punë edhe më mirë
E vërtetë: Shkenca mbi produktet e kujdesit shëndetësor është rritur dhe zhvilluar përtej kufijve të saj në 20 vitet e kaluara. Sot, ka prova të mjaftueshme shkencore rreth përdorimit të përbërësve të tillë si vitaminat aktioksiduese, polifenolet e çajit të gjelbër, retinoidet, alfa dhe beta hidroksid acidet yndyrore esenciale në produktet e kujdesit të lëkurës për të minimizuar rrudhat, zhdukur puçrrat e errëta dhe kolagjenin e përforcuar. /Telegrafi/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Si të bëjmë një grim të bukur



Së pari mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, kolori i flokëve dhe veshja. Pra, janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një grim.

Dhe, ajo pjesë që ka më shumë rëndësi dhe që bie më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i grimit të thjeshtë.

Por gjithnjë përpara se të bëhet një grim duhet të kesh vendosur se cila do të jetë veshja jote. Pra, ai bëhet në këmbimin me flokun dhe veshjen.

ثshtë tepër e rëndësishme që para të të bëjmë grim të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me late- tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

“Make-up” mbulon defektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes nga përdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre. Në këtë mënyrë jeni gati për të filluar me grimin.

Grimi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve.

Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë.

Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.
Grimi i buzëve

Një konturë i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave.

Theksojmë edhe një herë që buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen //keshilla
 
Top