Rregullat e takimit: Sekretet qe duhet te ruani dhe ato qe duhet te rrefeni.

Erblinaa

Anëtar i ri
A i keni mbajtur dicka te fshehte atij nga e kaluara (apo e tashmja) juaj? Apo a ju ka lene ai me goje hapur rreth nje sekreti te tij? Mesoni se cilat sekrete duhet te nxirrni dhe cilat te mbani per vete
Ne nje marredhenie perfekte, nuk do t'ju duhej te mbanit te fshehta nga i dashuri juaj. Dhe gjithashtu nuk do te duhej te shqetesoheshit nese ai po ju fsheh dicka, pasi jeta e tij, gjithashtu, do te ishte si nje liber i hapur. Por ne jetojme ne boten reale, ku edhe ciftet me te shendosha nga ana e pikepamjes se lidhjes se tyre, fshehin gjera nga njeri-tjetri. Per shumicen nga ne, sekreti per t'i dhene fund te gjitha sekreteve (dhe shume marredhenieve) eshte nje lidhje tjeter - askush nuk do te ishte ne gjendje te perballej me pasojat devastante te pabesise. Megjithate, edhe mashtrimet e "vogla" mund ta trondisin nje marredhenie, dhe mund te jete e veshtire per te percaktuar kufirin se cfare eshte e demshme dhe cfare jo.
Pra si t'i ndajme sekretet ne ato qe duhet te rrefehen dhe ne ato qe duhet te fshihen totalisht? Ju kemi kerkuar eksperteve qe te percaktojne rregullat per ndarjen.
Rregulli 1: Sekretet qe duhet te rrefeni
Nese doni qe marredehnia juaj te bazohet ne besimin reciprok (dhe kush nuk e do nje gje te tille), disa ceshtje kerkojne rrefim te plote. Nese dicka ka mundesi qe te preke apo te ndikoje ne te ardhmen e partnerit apo ne jeten e perbashket me ju, atehere ai ka te drejte ta dije kete (p.sh. borxhe te pashlyera, semundje kronike, probleme ne pune, etj).
Sic zbulojne shumica e cifteve atehere kur eshte teper vone, kur ruan nje sekret qe prek ne menyre direkte familjen tende, atehere perballesh me nje termet te dyfishte kur per rrjedhoje, apo gabimisht, sekreti del ne shesh. Pas shokut te pare per te verteten e fshehur, do te gjendeni mes fjaleve te shumta (dhe mundesisht sherr i madh) qe rezultojne nga ndjenja e tradhetise apo mosbesimit.
Arsyet perse burrat ruajne sekrete, jane nga me te ndryshmet thone ekspertet. Ndoshta ata duan te duken te forte dhe ne kontroll, dhe te mos ju tregojne, p.sh. qe kane probleme financiare, qe biznesi i tyre nuk po shkon mire etj, pasi kane frike se nuk do t'i doni me po ti shikoni te dobet dhe te ndjeshem. Ndoshta kane tmerr te perballen me traziren qe do te krijohet nga rrefimi i sekretit te tyre. Dhe madje, shume burra mendojne se heshtja, do t'ju shmang atyre telashet. Burrat jane te vetedijshem per reagimin emocional te natyres femerore, prandaj duan t'ju shmangen konflikteve.
Edhe nese sekreti juaj ju duket i vogel dhe i parendesishem, duhet te jeni te hapur me partnerin ne lidhje me te nese ai ka shprehur kuriozitet apo ka dhene mendimin e tij. Nese lidhja juaj eshte serioze, atehere duhet ta pyesni partnerin " A ka ndonje gje qe do te dish per mua qe une ndoshta ende s'ta kam thene. Eshte nje strategji qe i ben gjerat e qarta dhe qe mund te perdoret dhe nga ciftet qe kane shume kohe bashke. Pavaresisht se ka gjasa qe partneri juaj te nevrikoset nga e verteta, eshte me e rendesishme qe te rrefeni, pasi nese e verteta rreth nje teme delikate del ne shesh, prishja mund te jete edhe me e rende. Partneri ka nevoje te jete ne dijeni te ketij informacioni qe te jete ne gjendje te marre vendime ne lidhje me jeten tuaj se bashku. Nese nuk i tregoni partnerit, kjo do te thote se ai nuk eshte aq i zgjuar, aq zemergjere, aq i dashur qe ta kuptoje kete, dhe ky eshte nje fakt teper lendues.
Rregulli 2: Sekretet qe duhet te mendoheni perpara se t'i rrefeni
Nese jeni te ndershem me veten, atehere nuk eshte shume e veshtire per te kuptuar se cilat sekrete i perkasin kategorise "Drite e kuqe! Ndalo dhe Trego Gjithcka". Po ato, qe i perkasin zones "Ngadaleso dhe mendohu perpara se te flasesh". Megjithate nese ka histori nga e kaluara juaj qe nuk ndikojne ne jeten tuaj aktuale, atehere mund ta kycni gojen.
Ligji i Murphy-t ne dashuri thote se sa me shume te mundohesh te ruash nje sekret, aq me shuma ka gjasa qe ai te dal ne shesh. Pra mendoni: nese keni foto te fshehura diku, shoke (shoqe) qe nuk rrine dot pa folur, ishi qe mund te shfaqet papritur. Me pak fjale, nese ka shans qe partneri juaj ta mesoje te verteten rastesisht, atehere eshte me mire qe t'ja thoni ju i pari.
Te flasesh per lidhjet e shkuara, mund te jete nje gje e mire, por kujdes mos rrefeni shume rreth numrit te te dashurve, apo gjerave qe benit sebashku. Nuk eshte e nevojshme t'ja mbushni mendjen partnerit me imazhe qe zor se hiqen.
Rregulli 3: Shhh! Sekretet pa te cilat mund te mbijetoje
Sigurisht, si rregull, ndershmeria eshte nje politike e mire. Por kushdo qe ka jetuar nje histori te gjate lidhjeje, e di fare mire se duhet pak vend per te ruajtur disa te fshehta personale, te cilat jane te pademshme dhe nuk kane te bejne me partnerin. Edhe kur jemi te martuar, ne jetojme ne menyre individuale. Eshte mire te ruani sensin se kjo eshte puna ime dhe s'te perket ty. Kuptohet qe edhe kjo e ka nje gje te mire ne vetvete, pasi po te rrefenim gjithcka, atehere nuk do te ngelej me asgje interesante per t'u zbuluar.
Si te rrefeni nje sekret
Mos ja thoni direkt. I thoni qe deshironi t'i thoni dicka te rendesishme dhe se kur mund te bisedonit pak bashke.
Zgjidhni vendin e duhur. Shmangni vendet publike, si restorantet, apo dhomen e gjumit qe duhet ta ruani per eksperienca me pozitive. Gjeni nje vend neutral, p.sh. ne park.
Jini te gatshem te kerkoni te falur. Thjesht rrefimi, e ben te duket dicka fare te parendesishme, prandaj kerkoni falje dhe i thoni qe duhet t'ja kishit thene me pare por kishit frike apo turp, dhe se shpresoni qe t'ju fal.
Perfshini nje person te trete. Nje shok qe ju do dhe qe te dy keni besim ( i paanshem), etj.


"yahoo/couples"
 
Top