Rrëmbimi i Proserpinas

Lauri

Anunnak
“Rrëmbimi i Proserpinas” mëton në vetvete shprehjen e komunikimit artistik që trashëgojmë nga baroku. Kjo skulpturë e artistit italian Giovanni Lorenzo Bernini, është e realizuar në periudhën ndërvitase, 1621-1622. Bernini asokohe ishte vetëm 23 vjeç, kur nxori nga mermeri dhe e kredhi për kundjen këtë kryevepër. Përshkrimorja i kësaj vepre zanafillon nga mitologjia dhe kumton aktin e rrëmbimit nga Plutoni i Proserpinas.

pre1.jpg

Si me shumë nga veprat e hershme të Bernini-t, ajo është autorizuar nga kardinali Scipione Borghese, i cili e pagoi këtë kërshëri të mermertë jo më pak se 450 scudi romake. Pas përfundimit të saj, statuja është dhënë nga Scipione, Kardinalit Ludovisi, më 1622, i cili e dërgoi atë në vilën e tij.

Këtë mrekulli në mermer e ka çmuar edhe vetë kritika, e cila nuk është strukur pas vrazhdësisë dhe disiplinës mbi bazën e së cilës përcakton vlerat.

Shumë nga këta syresh e kanë mbështjell me vlerësime pozitive këtë punë, e cila e ka behur aktin e rrëmbimit, me një forcë shprehëse dhe afri komunikimi të atillë, sikur ne të jemi në çdo kohë përjetues të një momenti të trishtë, e cila e kredhur në mermer, e përjetëson trishtimin e mrekullishëm si një gjendje, e cila e rijetuar të ngjeth në çdo kohë.

per2.jpg


Gjallëria dhe rreptësia e trajtimit të detajit, e realizuar në mermer e mbajnë Berninin të veçuar. Gishta të tendosur dhe agresiv derdhen në mermer si mbi një kurm të brishtë femre. Proserpina shëmbëllen jo vetëm viktimën e këtij akti, por edhe peshën. Skulptori e ka derdhur në mermer këtë moment si në një murosje një jetësim.

Kritiku, Howard Hibbard evidenton rëndësinë dhe vështirësinë e realizimit të detajit, duke cituar mbi "butësinë e lëkurës, derdhjet e litarëve fluturues të flokëve, lotët e Proserpinas dhe kurmi i saj kaq i gjallë".

pre3.jpg

Gjithsesi nuk i ka shpëtuar hakërrimeve dhe mësymjeve për motivin. “Rrëmbimi i Proserpinas”, nuk ka gjetur afrinë dhe nevojën për t’u pranuar. Kësisoj Bernini është shikuar jo rrallë, vëngër, dhe sulmuar zellshëm duke yshtur këtë kategori kundështishë për të gjetur detaje që e zhveshin këtë mrekulli nga atributet e kryeveprës, megjithatë ajo mbetet e tillë, një akt i trishtë i derdhur mrekullueshëm në mermer.
/A-Vataj

pre4.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrëmbimi i Proserpinas

pre2.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrëmbimi i Proserpinas



pre3.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Prosperpina e bija e Demetres qe 6 muaj i kalonte mbi toke te e ema dhe 6 muaj nentoke te Hades.
Ndaj dhe Demetra lejonte gjithcka te lulezonte per 6 muajt pranveres ndersa 6 te tjeret bente frohte dhe dimer.




@Legally_Sweet
Te kujtohet Prosperpine?
 

Lauri

Anunnak
@WxP me kalo te drejten e modifikimit te temave. Ne forum ka nje mal tema te mia me foto te bllokuara.
Ps. Apo te bej nje kerkese si legjenda😂
 

WxP

Hidrauliku
Beji fotot me attach, tani eshte edhe nje menyre e bukur qe e bo, " copy image " dhe e bon " paste " tek tema qe don edhe e bon vet attach forumi foton... kjo eshte edhe ne interes te forumit se fotot me links fshihen ndersa foto me attach i manaxhojme vete.
 

Lauri

Anunnak
Beji fotot me attach, tani eshte edhe nje menyre e bukur qe e bo, " copy image " dhe e bon " paste " tek tema qe don edhe e bon vet attach forumi foton... kjo eshte edhe ne interes te forumit se fotot me links fshihen ndersa foto me attach i manaxhojme vete.
Do e provoj kur te jeme ne pc.

Ps. E mora vesh. Mua e legjenden do na leshe jasht stafit 😂
 
Top