Rreziku nga pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pirja e duhanit ka të ngjarë se prek si vetë personin dhe ata që rrijnë pranë, në këtë rast fëmijët. Dhe kjo nuk është diçka e re. Të dhënat e një studimi tregojnë se fëmijët e vegjël tregojnë shenja të rrezikut nga kimikatet e duhanit kur një person në familje pi duhan në prani të tyre.Analizat e urines të 144 foshnjeve me prindër që pijnë duhan treguan se afro 50 përqind e tyre kanë nivele të një kimikati të quajtur NNK, i cili gjendet vetëm në duhan. Ky kimikat është një nga shkaktarët e kancerit.Foshnjet tek të cilët u vunë re shenja të karcinogjenit kishin prindër që pinin duhan në prani të tyre mesatarisht 76 cigare në javë. Por shenja të karcinogjenit nuk u vunë re tek fëmijët prindërit e të cilëve pinin në prani të tyre vetëm 27 cigare në javë. Kimikati NNK shkakton lloje të ndryshme kanceri tek kafshët dhe besohet se luan një rol të dukshëm në shkaktimin e kancerit të mushkërive tek ata që pijnë duhan edhe tek ata që rrijnë pranë tyre. Të dhënat e studimit tregojnë se fëmijët që jetojnë në një mjedis ku pihet duhani kanë shumë gjasa të preken nga kanceri kur të rriten. Pra mesazhi i studimit duket se është: Mos pini duhan në prani të fëmijëve. Gjendja e syveShikimi i mire pa dyshim është kyç për një jetë cilësore. Studimi i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit numëroi se sa amerikanë mund kanë shikim të mire. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.Mjekja Mari Francis Koç thotë se studimi tregoi se 94 përqind e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e sipër e kanë shikimin e mire të mjaftueshëm për të kaluar provimin e të parit që kërkohet për të marrë patentën e automjetit. Mjekja Koç dhe kolegët e saj vunë re se 14 milionë e amerikanëve nuk kanë shikim të mire. Por brenda këtij numri u vu re fakti 11 milionë amerikanë mund t’a përmirësojnë shikimin nëse përdorin syze ose lente kontakti. Ata që ballafaqoheshin më shumë probleme të syve ishin pjestarë të pakicave raciale, të shtresave të varfëra, dhe mes të sëmurëve me diabet ose mes atyre që nuk kishin sigurime shëndetësore. Mjekja Koç thotë se banimi larg qëndrave mjekësore dhe burimet e pamjaftueshme financiare mund t’i pengojnë njerëzit të marrin syze ose lente kontakti për shikim normal. Autorët e studimit thonë se programet e shëndetit publik duhet t’i trajtojnë me seriozitet problemet e syve dhe të gjithë amerikanët duhet të tregohen më të kujdesshëm ndaj problemeve të tilla.Studimi rekomandon që njerëzit duhet të kryejnë vizita të rregullta tek mjeku syve pasi kjo mund t’i ndihmojë ata të përmirësojnë rrënjësisht aftësinë e të parit; pjesë përbërëse e një jete më cilësore.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse pini duhan,më pak shanse për shtatzani



Sipas studimit të Insitutit Kombëtar të Shëndetit, Projekti pilot konsistoi në studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeç dhe të partnerëve të tyre. Konkluzioni i dalë nga ky institut është që: gjysma e femrave duhanpirëse donin dyfishin e kohës për të mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që nuk pinin…
Mjekët nënvizojnë, që të paktën duhanpirësit duhet të mënjanojnë duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një fëmijë. Ky studim do të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen, kur gjatë kësaj kohe do të studiohen edhe rreth 20.000 persona Duhanpirëset kërkojnë dyfishin e kohës së grave, që nuk konsumojnë duhan, për të mbetur shtatzënë, sipas një studimi të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (Inserm). “Rezultatet e para të studimit konfirmojnë efektin negativ të duhanit mbi fertilitetin, efekt ky që është pohuar edhe nga ekipe të tjera evropiane”, thuhet në një komunikatë të Inserm. Projekti pilot konsistoi në studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeç dhe të partnerëve të tyre. Konkluzioni i dalë nga ky institut është që: gjysma e femrave duhanpirëse donin dyfishin e kohës për të mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që nuk pinin. Por këto efekte negative të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek gratë, por edhe tek burrat. Mjekët nënvizojnë, që të paktën duhanpirësit duhet të mënjanojnë duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një fëmijë. Ky studim do të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen, kur gjatë kësaj kohe do të studiohen edhe rreth 20.000 persona. Sëmundjet Studimi është kryer në Francë dhe sipas të dhënave mësohet se numërohen rreth 14 milionë konsumatorë të duhanit. Më shumë se 12 milionë persona janë duhanpirës të rregullt. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët pinë më shumë se një cigare në ditë, ku 33 për qind e zënë meshkujt, ndërsa 26 për qind janë femra. Sipas anketës, nga 17-vjeçarët e pyetur, katër në dhjetë deklarojnë se pinë duhan disa herë në muaj. 19-vjeçarët e pyetur deklarojnë se një në dy vetë pi rregullisht duhan çdo ditë. Po sipas kësaj ankete të kryer nga instituti francez mësohet se, përqindja e duhanpirësve është në rritje kryesisht tek 35-vjeçarët. Pirja e duhanit njihet se ka sjellë vdekshmëri të lartë në botë, ndërsa në Francë mësohet se kjo drogë ka vrarë më shumë se 60 mijë vetë në vit. Nikotina është vrasëse për shëndetin, ku ata që pinë më shumë se 20 cigare në ditë janë më të rrezikuarit. Nikotina është përgjegjëse edhe për anomalitë të tipit, si infarkt i miokardit, pasi dëmton rëndë zemrën. Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eliminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 për qind. Ata thonë se kanceri i mushkërive tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pinë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona, megjithëse nuk pinë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Lënia e duhanit Sipas anketës, mbi 60 për qind e duhanpirësve kanë bërë të paktën një herë një tentativë për ta lënë duhanin. Ndërkohë që gjatë tre viteve të fundit, vetëm dhjetë për qind e atyre, që kanë bërë një tentativë për ta lënë duhanin, ia kanë arritur. Ekspertët thonë se në se duhani eliminohet, pra nëse lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pinë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Sipas tyre, me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërive mund të pakësoheshin deri në 90 për qind. Analizë e re për të zbuluar sasinë e nikotinës Nëse fëmijët, apo adoleshentët pinë duhan jashtë vullnetit të prindërve, tani mund të zbulohet fare lehtë. Një analizë e re zbulon saktësisht nëse një person ka pirë apo jo duhan. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert, që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nën substancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëna kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar nëse janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e nikotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu, këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve, kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti, pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret në botë edhe nga ndërmarrje private ndaj punonjësve të tyre. Puna Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan. Mohimi Ka shumë njerëz, që nuk e pranojnë se pinë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku ngulin këmbë, duke thënë se nuk pinë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëna. Fëmijët Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pambrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione të ndryshme.
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Se di sa esht e vertet , por diku kam lexuar qe ato femra qe kan ngeluar shtatzane dhe nuk e dinin e pasi e kan zbuluar dicka te till , sbon qe te lejn duhanin sepse trupi i kerkon nicotin , ngaqe esht mesuar keshtu ??

Gjithesesi jam kundra duhanit dhe ka qen nje nga gjerat cka me ka terheq tek partneria .
. :D
 
vertet eshte e demshme ta pish,pasojat jane te shumta...gjithsesi mjafton qe cdo duhanpires te ket pak vullnet dhe mendoj se eshte e lehte per te heq dore prej saj.
 
Gjyshja ime e ka pire qe 17 vjec duhanin, dhe ka ber 9 femije! :D
Njeri pas tjetrit ;)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Se di sa esht e vertet , por diku kam lexuar qe ato femra qe kan ngeluar shtatzane dhe nuk e dinin e pasi e kan zbuluar dicka te till , sbon qe te lejn duhanin sepse trupi i kerkon nicotin , ngaqe esht mesuar keshtu ??
trupi ta kerkon....po aq kohe sa e di qe je me bare dhe qe i ben keq femijes besoj qe je aq realist sa ta lesh te pakten sa je me bare e sa jep gji...pastaj bej ca te duash...[e kam fjalen per femrat ketu]

Sa per meshkujt me sa e dija duhani demton cilesine e spermes
 

sexy_pussycat_

Maçokε.
Ska gje mi kshu sperdor njeri kontraceptive....:p
 

Liza

Anëtar i Respektuar
me mire une qe nuk e pi :kercim:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni

Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë. Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 % më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët nga universitetet e Cardiffit, Nottinghamit, Bristolit dhe Warwickut, pohojnë se rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave ishte për 84%, nëse nënat e tyre çdo ditë kishin tymosur nga 20 cigare

Llogaritet se 15% e femrave vazhdojnë të pinë duhan edhe gjatë shtatzënisë.Telegrafi
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Shume teme e mire kjo qe keni haper ju znj.sweetzzinna Grat te cilat jon shtatzana dhe qe pin duhanin gjat shtatzines une per veti nuk e kish Lejuare nje gje te tille per Gruje time dhe pse end nuk jam i martuare kete mendimi e kam dhe per vjne kohe qe martohemi une kish vepruare keshtu.
Tung nga Qendrimi
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
dihet qe eshte e demshme por femrat sarrijne ta kuptojne kisha 1 shoqe qe e pite si dderr ne shtatezani dhe ma shifte srri dot un pa duhan thote ncncn
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duhani dhe shtatzënia

Duhani dhe shtatzënia​
Urime për fëmijën që prisni të vijë në jetë!​
Të gjithë ata që do të bëhen prindër, dëshirojnë që fëmija i tyre të jetë i shëndetshëm. Kur një fëmijë
pritet të vijë në jetë, jepet një shans i mirë për të rishikuar zakonet e përditshme dhe menduar për një
jetë më të shëndetshme, gjithnjë duke pasur parasysh shëndetin dhe mbarëvajtjen e fëmijës. Për më
tepër, një jetë e shëndetshme, është mbështetje për të bërë nënën të ndihet mirë gjatë shtatzënisë.
Shumica e prindërve të rinj, nuk e kanë të qartë ndikimin e duhanit në shtatzëni dhe përfitimet që vijnë
prej ndalimit të përdorimit të tij. Në lidhje me këtë, ka shpesh plot pyetje si dhe spekulime.
Pse duhet ndaluar pirja e duhanit?
Përfitimet për fëmijën
Përpara lindjes​
Fëmija që do të lindë, merr më tepër oksigjen, nëse ndalohet pirja e duhanit nga ana e nënës.
ثshtë më e mundshme që, pesha e lindjes së fëmijës të jetë normale dhe fëmija të lindë i
shëndetshëm*
Gjithashtu ka më pak mundësi që fëmija të lindë para kohe.
Në lindje​
Fëmija përgatitet më mirë për lindjen, nëse ndalohet pirja e duhanit. Presioni i dërgimit të gjakut tek
fëmija është më i lartë, duke i dërguar më tepër oksigjen fëmijës.
Mbas lindjes​
Mundësia që fëmija të dalë nga materniteti në të njëjtën kohë me nënën, është e madhe.
Sistemi i frymëmarrjes së fëmijës zhvillohet normalisht.
Fëmija është më pak i predispozuar ndaj gjendjeve virusale, kollës dhe infeksioneve në vesh.
Fëmija është më pak i predispozuar ndaj alergjive, astmës apo sëmundjeve të mushkërive.
Predispozita për vdekje të menjëhershme zvogëlohet.
Fëmija bëhet përgjithësisht më i shëndetshëm dhe i qetë duke u krijuar mundësinë prindërve të kenë
çlodhje dhe mundësi për një gjumë më të mirë.
Përfitimi për nënën/babanë e ardhshëm​
Mundësitë për një shtatzëni normale shtohen atëherë kur, prindërit ndihen të kënaqur për përpjekjen
që bëjnë, për një shëndet më të mirë për veten e tyre dhe fëmijën**
Ka më shumë mundësi që, dhënia e gjirit të shkojë mirë.
Ka më shumë mundësi, për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.
Problemet në organet e frymëmarrjes (të kollituri, marrja e frymës si dhe shtrëngimet e kraharorit)
zvogëlohen dhe zhduken. Frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe frymënxjerrja shtohet.
Aroma dhe shija bëhen më të pëlqyeshme.
ثshtë një shembull i mirë për fëmijën.
اfarë ju duket pozitive nënave të reja, me ndalimin e pirjes së duhanit?​
Shumica e tyre përshkruajnë se sa më të lehtësuara ndihen, pasi kanë ndaluar pirjen e duhanit. Ato
duan të përmirësojnë shëndetin e tyre për shkakun e fëmijës, si dhe të jenë një shembull i mirë. Gratë
duan të shpëtojnë nga era e keqe e duhanit, të kursejnë lekët, si dhe janë optimiste për të ardhmen.
Tek ato zhvillohen ndjenja pozitive dhe kanë më pak ankth. Ndalimi i pirjes së duhanit ka ndikim
pozitiv në jetën e përgjithshme gjatë shtatzënisë, si dhe krijimin e lidhjes me fëmijën që do lindë.
Ndjenja e fajit?​
Ndjesia e fajit për përdorimin e duhanit gjatë shtatzënisë shpesh sjell si pasojë që, nëna të pijë duhan
fshehurazi.
Kjo shoqërohet me një gjendje jo të mirë emocionale dhe vetmie që vendos gruan nën varësinë e
duhanit.
2 ALBANSKA
Duhet pasur parasysh se...​
Gjendja e të përzierit dhe të vjellat në fillim të shtatzënisë, ulin dëshirën për të pirë
duhan, më e mira do të ishte të përdorej ky rast për të ndaluar tërësisht pirjen e duhanit.
Edhe po qe se është pirë duhan në muajt e parë të shtatzënisë, ka përsëri shumë përfitim po qe se
ndërpritet pirja e tij.
اdo cigare që nuk përdoret, përmirëson gjendjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës.
Ndalimi menjëherë i pirjes së duhanit është një investim i madh për shëndetin.
*Fëmijët e nënave që pinë duhan në shtatzëni, lindin kryesisht më të lehtë në peshë, më të shkurtër
dhe me kokë më të vogël se sa fëmijët, nënat e të cilëve nuk pinë duhan. Një zhvillim i kufizuar, ka
ndikim edhe në zhvillimin e trurit dhe organeve të tjera (janë më të vogla se normalet). Mendohet se
pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, është shkak për 15% të lindjeve të parakohshme dhe 20-30% e të
gjitha lindjeve nën peshë.
**Problemet më të shumta në shtatzëni që shkaktohen nga pirja e duhanit janë, dëmtimi i placentës
(shkakton gjakrrjedhje), pjesa e përparme e placentës (placenta mbyll qafën e mitrës), Ujërat rrjedhin
para kohe, duke shkaktuar lindje të parakohshme.
Dyshime dhe shqetësime​
Mundem unë ndoshta të mos ndaloj pirjen e duhanit?
A ka ndikim negativ tek fëmija fakti që unë jam e stresuar për shkak se nuk mund të pi duhan?
Më kanë thënë se fëmijët kanë simptomën e tërheqjes.
ثshtë normale që mendime të tilla, të kalojnë nëpër mend por, ato shkaktojnë shqetësime të pa
nevojshme. Nëna ka gjithmonë mundësi të ndalojë pirjen e duhanit dhe fëmija ndihet më mirë,
ndërkohë që nëna ndalon përdorimin e duhanit. Presioni i gjakut në placentë rritet dhe kështu, fëmija
merr më shumë oksigjen dhe ushqim. Pirja e duhanit është më e dëmshme për fëmijën, sesa
simptoma e tërheqjes apo stresi.
Shoqja ime pinte një kuti cigare në ditë dhe prapë lindi një fëmijë të shëndetshëm
Rreziku që shkakton pirja e duhanit në shtatzëni, është i mirënjohur. Nëna e ardhshme, duhet
gjithmonë të verë në balancë rrezikun që merr mbi vete duke pirë duhan në shtatzëni dhe përfitimin që
ka nga ndalimi i pirjes së duhanit. Nëse ajo do ti krijojë fëmijës së saj kushte më të mira, atëherë duhet
të ndalojë pirjen e duhanit.
Mundet të shëndoshem shumë po qe se ndaloj pirjen e duhanit?
Studimet islandeze kanë treguar që mbipesha dhe dhjamosja e grave shtatzëna nuk është më pak
problem për gratë që pinë duhan sesa ato që nuk pinë. Për të garantuar një peshë normale në
shtatzëni, pasi është ndaluar duhani, ajo që ka më tepër rëndësi është, të jeni në lëvizje të
vazhdueshme dhe të hani ushqim të shëndetshëm dhe të shumëllojshëm si dhe një gamë të gjerë
frutash dhe perimesh. Nëse lindin shqetësime mbi shtimin në peshë, atëherë është e mundur të
kontaktohet dietologia pranë konsultores së grave.
Jam përpjekur shpesh të ndaloj pirjen e duhanit, por nuk kam pasur rezultat
Disa njerëz duhet të përpiqen më shumë se një herë për t’ia arritur qëllimit. Jeni përpjekur njëherë dhe
nuk ja keni arritur qëllimit? Kjo do të thotë që keni të paktën një eksperiencë të pasur. E rëndësishme
është të mësosh prej eksperiencës.
اfarë është pozitive po të ndalohet pirja e duhanit? اfarë është e vështirë me këtë?
اfarë duhet të ndryshosh për të mos qenë një pirës duhani?
Shikoni gjithmonë pozitiven në vend të negatives. Mendoni se sa ndikim të mirë do të ketë kjo tek ju
dhe tek fëmija. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë.
Mbështetja prej bashkëshortit dhe familjes është faktor ndihmës​
ثshtë një detyrë e përbashkët e prindërve të ardhshëm, të ndalojnë pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë.
Të dy prindërit duhet të tregojnë përgjegjësi për jetën e fëmijës që do lindë, si dhe të ndalojnë pirjen e
duhanit, për të siguruar një shëndet dhe të ardhme më të mirë për të. Mbështetja e prindërve, të
afërmve, miqve si dhe kolegëve të punës, mund të jetë një ndihmë e madhe.
Përvoja tregon se, gratë shtatzëna e kanë më të lehtë të ndalojnë pirjen e duhanit, nëse kanë për këtë
mbështetje nga të tjerët.
3 ALBANSKA
Ilaçet nikotinë dhe shtatzënia​
Ilaçet nikotinë, mund të jenë një zgjidhje për gratë shtatzëna që kanë
vështirësi për ndalimin e duhanit, por e rëndësishme është që, të kërkohet
ndihmë prej mamisë apo mjekut.
Parapërgatitja për ushqimin e fëmijës me gji​
Nënat që nuk pinë duhan, e kanë më të lehtë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji. Pirja e duhanit ul
prodhimin e hormonit prolaktin, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e qumështit të gjirit. Gratë që
pinë duhan, prodhojnë shumë më pak qumësht se sa ato që nuk pinë, si dhe ndalojnë më shpejt
dhënien e gjirit fëmijëve.
Pirja e duhanit në mënyrë jo të drejtpërdrejtë​
Fëmija nuk është nën ndikimin e duhanit vetëm nëse nëna pi duhan, por edhe nëse nëna thith tymin e
duhanit që pihet prej të tjerëve. Tymi i duhanit mbërrin deri tek fëmija në barkun e nënës. E
rëndësishme është që, gratë shtatzëna të mos qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan. Gjithashtu dhe
të tjerët, duhet të tregojnë kujdes duke mos pirë duhan kur ndodhen pranë saj.
Cilët ofrojnë këshillime dhe edukim?​
Mbështetje për ndalimin e duhanit gjatë shtatzënisë: Drejtoria e konsultoreve të grave: 585 1400
Këshilla mbi pirjen e duhanit: nr. jeshil 800-6030
Drejtoria e qendrave shëndetësore: 580-0900
Shoqata e sëmundjeve të kancerit: 540-1900
Qendrat shëndetësore në të gjithë vendin
Faqe elektronike me informacione ndihmëse mbi parandalimin e duhanit:​
www.lydheilsustod.is
www.8006030.is
www.reyklaus.is
www.ljosmodir.is
www.givingupsmoking.co.uk
www.smokefreefamilies.org
Hap pas hapi për t’ia arritur qëllimit ...
nënë e shëndetshme, fëmijë i shëndetshëm
Këtu më poshtë, është një plan që duhet ndjekur hap pas hapi, me qëllim ndalimin e pirjes së duhanit.
E nevojshme do të ishte, të keni mbështetje prej mamisë, mjekut apo nr. jeshil 800-6030.
Kur të ndërmerren hapat e mëposhtëm, broshura “Ndaloni duhanin, për hir të jetës”, mundet të jetë e
vlefshme. Ajo gjendet pranë të gjitha qendrave shëndetësore.
1. Hapi i parë
Shkruani për veten tuaj:

– Kur pini duhan.
– Për çfarë arsye pini duhan.
– Konkluzion d.m.th. çfarë mund të bëni në vend të pirjes së duhanit.
– Bëni planin.
2. Hapi i dytë​
– Shkruani arsyet për të cilat do të ndalosh pirjen e duhanit, të paktën një arsye për veten tënde dhe
një për fëmijën tuaj.
– Llogaritni sa shumë mund të kurseni duke ndaluar pirjen e duhanit, dhe mendoni për çfarë gjë tjetër
mund të përdorni këto të holla.
3. Hapi i tretë​
– Vendosini vetes një qëllim dhe shkruani si do ta arrini këtë qëllim.
– Kujtoni gjithmonë arsyen, pse doni të ndaloni pirjen e duhanit.
– Shikoni rregullisht qëllimin që keni shkruar, me qëllim që të mos e harroni.
4 ALBANSKA
4. Hapi i katërt​
– Vendosni një ditë në të cilën do ndaloni pirjen e duhanit, zgjidhni një ditë që të
duket më e përshtatshme. Mos e ndërroni ditën e caktuar.
– Kërkoni nga njerëzit që pinë duhan, të tregojnë mirëkuptim ndaj jush dhe të mos
pinë duhan në prezencën tuaj.
5. Hapi i pestë​
– Përgatituni mirë.
– Bëni diçka për veten tuaj dhe fëmijën që pritet të vijë në jetë (qetësim, pishinë, ecje në natyrë, gatim,
kinema, blini diçka të bukur.
– Përpiquni të bëni të qartë për veten tuaj, cilat janë arsyet dhe pse mendoni që, ndalimi i pirjes së
duhanit mund të duket i parealizueshëm. Nëse mendime të tilla janë të pranishme, duhet ti shprehni
dhe më pas, të përpiqeni për ti larguar nga mendja.
– Mos u dorëzoni, edhe pse mund të mos keni rezistuar dhe keni pirë një cigare.
6. Hapi i gjashtë - Keni ndaluar pirjen e duhanit​
– Urime, më së fundi keni ndaluar së piri duhan.
– Keni parasysh arsyen, pse kishit dëshirë të ndalonit të pinit duhan.
– Si mendoni do të ndjehet fëmija në barkun tuaj tani?
– Jepini drejtim vetes suaj dhe siguroni një ambient të tillë rreth jush, i cili do tu ofrojë siguri dhe
gjendje të mirë shpirtërore.
– Nëse ndjeni që jeni të stresuar apo të nervozuar, atëherë kjo është një shenjë që tregon se trupi juaj
po përshtatet tashmë me gjendjen e re, pa nikotinë.
– Nëse iu shkon mendja për të pirë duhan, mirë është që në vend të kësaj, të preferoni fruta dhe ujë.
– Bëni lëvizje të rregullta çdo ditë.
– Përdoreni energjinë në mënyrë pozitive. ثshtë çdo gjë gati për fëmijën?
– Ju jeni duke i dhënë vetes dhe fëmijës tuaj, premtimin për një të ardhme të mirë, kjo është gjithçka.
Përbërësit që gjenden tek tymi i duhanit​
Tek cigaret gjenden rreth 4000 përbërës, shumë prej të cilëve shkaktojnë sëmundjen e kancerit.
Këta përbërës që përmenden më poshtë, shkojnë në fetus nëpërmjet placentës.
Monoksid karboni:
Substancë intoksikuese që çlirohet në ajër kur ndizet cigarja.
Monoksidi i karbonit, ul sasinë e oksigjenit që shkon tek fëmija në barkun e nënës dhe mund të
shkaktojë ngadalësimin e zhvillimit të tij.
Nikotinë:
Substancë e fuqishme që shkakton vartësi ndaj saj. Një nga substancat më problematike që
ekzistojnë. Nikotina ngushton damarët e gjakut të placentës dhe ul në këtë mënyrë sasinë e oksigjenit
që shkon tek fëmija.
Aceton:
Përgjithësisht përdoret si tretës, p.sh. për të hequr manikyrin e thonjve.
Formalin:
Substancë toksike në kontakt me lëkurën, frymëmarrjen , mushkëritë. Përdoret për
konservimin e gjymtyrëve.
Benzinë:
Përdoret si tretës dhe prodhimin e lëndëve kimike. Mund të shkaktojë sëmundjen e kancerit
dhe është i rrezikshëm në frymëmarrje, prekje si dhe kur pihet.
Benzopirina:
Mund të shkaktojë sëmundjen e kancerit, dëmtime që trashëgohen, ul aftësinë për
riprodhim, dëmton fëmijën në barkun e nënës.
Shijoni shtatzëninë​
Hani ushqim të mirë dhe të shumëllojshëm.
Duhet të jeni gjithmonë në lëvizje, duke përzgjedhur atë lloj ushtrimi që ju pëlqen.
Gjeni mënyrën që ju përshtatet për tu çlodhur në jetën e përditshme, si p.sh. lexim,muzikë, meditim, gjimnastikë,
shëtitje ose banja me ujë të ngrohtë.
Bëni diçka të veçantë për veten tuaj dhe fëmijën, diçka të bukur dhe argëtuese.
Keni parasysh që shëndeti i fëmijës është më i sigurt kur nuk përdoret alkooli, duhan apo pije të tjera dehëse si
dhe drogat.
Shfrytëzoni shërbimin e ofruar nga Konsultorja e grave.
Karيtas حvarsdَttir, mami pranë Drejtorisë së konsultoreve; Jakobيna H. ءrnadَttir, përgjegjëse e projektit të Qendrës Shëndetësore; قَrًur قَrkelsson, mjek
për foshnjat pranë Pediatrisë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duhani në shtatzëni dëmton enët e gjakut të fëmijës

Ekzistojnë shumë të dhëna të cilat tregojnë se duhani në shtatzëni është i dëmshëm për foshnjën, ndërsa së fundi, shkencëtarët holandezë kanë treguar se duhanpirja e të dy prindërve dëmton enët e gjakut të fëmijës, dëmtim i cili vërehet gjatë moshës madhore.
Rezultatet e publikuara në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” janë të bazuara në analizat me ultrazë të gjendjes së enëve të gjakut të 732 personave në moshë 28-vjeçare.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, 29% e nënave dhe 60% e baballarëve të këtyre fëmijëve kishin qenë duhanpirës gjatë kohës kur nëna bartte fëmijën. Ndërsa muret e enëve të gjakut kishin qenë më të dëmtuara te participantët, nënat e të cilëve kishin pirë duhan gjatë gjithë shtatzënisë. /telegrafi/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sëmundjet që thithen bashkë me cigaren

Specialisti: Duhanpirësit në Shqipëri po shtohen dita-ditës
Nga studimet e fundit vërehet një rritje e numrit të konsumatorëve të
duhanit dhe bashkë me ta, rritet edhe numri i të sëmurëve
Marsel LELA
TIRANث - Duhanpirja është një prej shkaqeve kryesore të disa sëmundjeve
vdekjeprurëse sot, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Për sa
i përket numrit të duhanpirësve në vendin tonë, ata zënë pesë për qind
të popullatës, megjithatë po vihet re që ky numër ka një tendencë në
rritje. Në fakt, të gjithë janë të rrezikuar nga ky fenomen, por janë disa
kategori, për të cilat pirja e duhanit është fatale dhe me pasoja tepër të
rënda, dhe njëra prej këtyre kategorive janë gratë shtatzëna.
Lidhur me konsumin e duhanit nga kjo kategori, koordinatori kombëtar për
Politikat e Kontrollit të Duhanit, Roland Shuperka, shpjegoi për
“Korrierin” pasojat dhe ndikimin që ka pirja e duhanit në shtatzëni.
“Shumica e prindërve të rinj nuk e kanë të qartë ndikimin e duhanit në
shtatzëni dhe përfitimet që vijnë prej ndalimit të përdorimit të tij.
Madje, në lidhje me këtë ka shpesh plot pyetje dhe spekulime, si për
shembull, pse duhet ndaluar pirja e duhanit”, tha Shuperka. Nëse ndalohet
pirja e duhanit nga ana e nënës, fëmija që do të lindë merr më tepër
oksigjen, pesha e lindjes së fëmijës do të jetë normale dhe fëmija do të
jetë më i shëndetshëm, ka më pak mundësi që fëmija të lindë para kohe,
fëmija përgatitet më mirë për lindjen, si dhe presioni i gjakut te fëmija
do të jetë më i lartë, duke i dërguar atij më tepër oksigjen. Gjithashtu,
nëse nëna nuk është konsumatore e duhanit, mundësi e daljes së fëmijës
nga materniteti në të njëjtën kohë me nënën është më e madhe, si dhe
sistemi i frymëmarrjes së fëmijës do të zhvillohej më normalisht. “Në
rastin e lënies së duhanit nga nëna, fëmija është më pak i predispozuar
të preket nga gjendjet virale, si për shembull, kolla apo infeksioneve në
vesh, si dhe ndaj alergjive, astmës apo sëmundjeve të mushkërive”, sqaroi
më tej Shuperka. Gjithashtu, predispozita për një vdekje të menjëhershme
të fëmijës zvogëlohet dhe ai bëhet përgjithësisht më i shëndetshëm dhe
më i qetë. Sipas koordinatorit Roland Shuperka, “fëmijët e nënave që
pinë duhan në shtatzëni lindin kryesisht më të lehtë në peshë, më të
shkurtër dhe me kokë më të vogël sesa fëmijët, nënat e të cilëve nuk
pinë duhan. Një zhvillim i kufizuar ka ndikim edhe në zhvillimin e trurit dhe
organeve të tjera, të cilat janë më të vogla se normalet. Mendohet se pirja
e duhanit gjatë shtatzënisë është shkak për 15 për qind të lindjeve të
parakohshme dhe 20-30 për qind e të gjitha lindjeve nën peshë. Problemet më
të shumta në shtatzëni që shkaktohen nga pirja e duhanit, janë dëmtimi i
placentës (shkakton gjakrrjedhje), pjesa e përparme e placentës (placenta
mbyll qafën e mitrës) dhe ujërat rrjedhin para kohe, duke shkaktuar lindje
të parakohshme”. Shuperka shpjegoi gjithashtu se, nënat që nuk pinë duhan
e kanë më të lehtë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji, pasi pirja e
duhanit e ul prodhimin e hormonit prolaktin, i cili është i domosdoshëm për
prodhimin e qumështit të gjirit. Gratë që pinë duhan prodhojnë shumë më
pak qumësht se ato që nuk pinë, si dhe ndalojnë më shpejt dhënien e gjirit
fëmijëve. Por fëmija nuk është nën ndikimin e duhanit vetëm në rastet
kur nëna nuk pi duhan, por edhe nëse nëna thith tymin e duhanit që pihet
prej të tjerëve, i cili mbërrin deri te fëmija në barkun e nënës. Sipas
Shuperkës, e rëndësishme është që gratë shtatzëna të mos qëndrojnë
në ambiente ku pihet duhan. Koordinatori Roland Shuperka shpjegoi se ka disa
metoda tepër efikase për të lënë duhanin, disa prej të cilave janë këto:
nëse iu shkon mendja për të pirë duhan, e mirë është që në vend të tij
të konsumohen fruta dhe ujë. Të bëhen lëvizje të rregullta çdo ditë dhe
të hahet ushqim i mirë e i shumëllojshëm. Të qëndrohet gjithmonë në
lëvizje, duke përzgjedhur atë lloj ushqimi që ju pëlqen. Një metodë
tjetër është gjetja e mënyrës më të përshtatshme për t’u çlodhur në
jetën e përditshme, si për shembull leximi, dëgjimi i muzikës, meditimi,
gjimnastika, shëtitja ose banja me ujë të ngrohtë.
Pasojat që sjell duhani
1 - Pirja e duhanit dëmton mushkëritë, shkakton frymëmarrje të shkurtuar
dhe aftësi fizike të zvogëluar.
2 - Zakonisht, në qetësi duhanpirësit kanë puls më të shpejtë se ata që
nuk pinë duhan. Kjo do të thotë se, në qetësi zemra e duhanpirësve duhet
të punojnë më shumë në krahasim me zemrën e atyre që nuk pinë.
3 - Duhanpirja sjell kollën e shpeshtë dhe i zmadhon gjasat që të fitohet
sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes.
4 - Duhanpirja mund të sjellë deri edhe varësi ndaj nikotinës, në atë
masë sa ndërprerja e saj do të jetë shumë e vështirë.
5 - Duhani shpesh shkakton sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri apo sëmundjet
e zemrës.
6 - Te personat që janë të sëmurë nga astma, duhani mund t’i
përkeqësojë simptomat.
7 - Duhani shkakton rrudhje të lëkurës dhe erë të keqe të gojës, si dhe
iu jep një ngjyrë të verdhë dhëmbëve.
8 - Duhanpirësit në krahasim me ata që nuk pinë, fitojnë më shpesh karies
dhe sëmuren më lehtë.
Korieri


 

El'Mejor

Daja
Ne asnje menyre sduhet te perdoret kete besoj se e dine tere ska nevoje ta themi ....


:djalle:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pirja pasive e duhanit, demton fertilitetin e grave
Gratë që qëndrojnë në mënyrë konstante pranë duhanpirësve mund të kenë probleme në fertilitet, më tepër se gratë që nuk kanë thithur shpesh tym duhani. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar ditët e fundit në “Tobaco Control”. Studime të mëparshme kanë zbuluar se gratë, që pinë duhan shfaqin risk të lartë për të shfaqur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe të shkaktojnë probleme në shëndetin e fëmijëve të tyre. Por pak njihej për rreziqet, që shfaqen nga pirja pasive e duhanit, edhe pse disa studime kanë lidhur ekspozimin në shtatzëni me një risk të lartë për abort spontan. Në studimin e ri, të kryer te mbi 4.800 gra, studiuesit kanë zbuluar, se gratë që ishin rritur me një prind që pinte duhan, shfaqnin më tepër probleme të mbeteshin shtatzënë (duhet të tentonin për më tepër se një vit). Përveç kësaj, gratë që ekspozoheshin ndaj duhanit pasiv më tepër në fëmijëri se në moshë të vogël, kishin 39% probabilitet më tepër që të pësonin abort spontan apo të lindnin një fëmijë të vdekur, dhe 68% kishte pas probleme të mbeteshin shtatzënë. “Nëse thithet tym duhani shfaqen efekte që zgjasin në kohë, sidomos te gratë që duan të kenë fëmijë”, ka sqaruar drejtori i studimit, Luke J. Peppone i “University of Rochester” të Nju Jorkut.
Gazeta Panorama
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

Femrat të cilat vazhdojnë të pijnë duhanin në kohën kur ato duan të mbesin shtatzënë kanë shumë gjasa që të presin më tepër deri sa tia arrijnë qëllimit. Mesatarisht femrave të cilat pijnë cigare u duhen 2 muaj më tepër që të mbesin shtatzënë se sa shoqet e tyre të cilat nuk e pijnë duhanin.

Kërkimi është bërë tek 569 femra të cilat i kanë ndarë në tre kategori:
a-femrat që pijnë cigare;
b-femrat që nuk pijne cigare
c-femrat qe kanë pas pirë më parë cigare.
Rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë për foshnjen janë njohur që më kohë si psh:

# femrat të cilat pijnë gjatë shtatzanisë duhan kanë gjasa të mëdha tu vdesë foshnja,

# foshnjet kanë probleme me frymëmarrjen,

# foshnjet lindin në nën peshë

Prej këtij kërkimi është parë që ndalimi i pirjes së duhanit zmadhon gjithashtu gjasën për të mbetur shtatzënë. Prandaj është mirë që femrat të cilat duan të mbesin shtatzënë të pushojnë së piri duhan.
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

Nje shkodrane gjate kohes se komunizmit po ushqehej jashte vullnetit te tij vazhdimisht me spinaq. Propoganda ju thoshte se spinaqi eshte shume i shendetshme, mbi te gjitha permban hekur dhe te ben jashtezakonisht te forte.

Nje dite i lodhur nga perseritja e te njejtit mesazh propogandues shkodrani nxehet dhe pyet; "Pse dreqin nuk i nertojn urat me spinaq po i fusin hekur?!"

Edhe kjo me duket sikur te thuash; "Pse nuk pijne femrat duhan ne vend qe te perdorin kontraceptive?!"
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

une kam ndegju qe Femerat te cilat pin duhani gjat Shtatazines ka problem frymarrje.
Tung nga qendrimi Bossi...
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

une kam ndegju qe Femerat te cilat pin duhani gjat Shtatazines ka problem frymarrje.
Tung nga qendrimi Bossi...

E ato qe e pin edhe gjat kohes kur nuk jan shtatzena a kan problem me frym'marrje apo vetem gjat shtatzanis ?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rreziku nga pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë

Kjo tregon se konsumimi i duhanit është një problem serioz i shëndetit të njerëzve. Substancat që përmban cigarja si zifti, nikotina, monoksid karboni dhe disa substanca të tjera helmuese hyjnë në trup nga rrugët e frymëmarrjes, tek bronket dhe më pas kalojnë në gjak, kështu dëmtimi i cili fillon nga rrugët e frymëmarrjes, zemrës, damarëve dëmton gjithë sistemet e organeve.
1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të.
2. Dëmtimi para kohe i membranës: është dëmtimi ose derdhja para kohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
3.Një zhvillim i vonuar në mitër: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë te fëmija nëpërmjet gjakut, por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës.
4. Vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës.
5. Preaklampsi: një shtatzëni e shoqëruar me rritje të tensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edem të tepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht.
7. Shkëputja para kohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolman plasenta është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës, gjë që shoqërohet me hemorragji të rrezikshme.
8. Problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin para kohe shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.
9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.
10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.KS
 
Top