Rreziqet e pranveres: 10 keshilla per t’ja dale mbane

Rreziqet e pranveres: 10 keshilla per t’ja dale mbane


Te lodhur, te hutuar dhe apatik. Kush me shami ne dore per t'u mbrojtur nga alergjite e shumta ne kete stine, kush i paperqendruar ne pune dhe dikush tjeter i pergjumur dhe i lodhur. Pranvera po vjen dhe trupi reagon jo gjithmone pozitivisht.
thumbnail.php

Sipas 74% te eksperteve, hyrja e sezonit te ri paraqet nje periudhe me rrezik te larte per shendetin fizik dhe psikologjik. Kjo ka bere qe shume te fillojne t’a quajne kete fenomen si “e keqja pranverore”.

Psikologet, specialistete e aktiviteteve fizike dhe dietologet konfirmojne se me ardhjen e pranveres individet priren te fitojne nje stil te keq jetese. Ata shpjegojne se si bashkepjesemarres ne ndryshimin e klimes, krijohet te te gjithe ne nje gjendje e crregullimit te mireqenies se pergjithshme te individit. Fajin per kete e kane dietat, stresi dhe menyrat e gabuara te jeteses

Qendra Federsalus, e cila eshte nje shoqate prodhuesish italiane te produkteve te shendetit qe perbehet nga 75 eksperte, duke perfshire psikologe, dietologe, etj jane munduar te gjejne nje shpjegim shkencor per kete fenomen tipik qe ndodh ne stinen e pranveres.

Per 74% te eksperteve pranvera eshte nje periudhe ne te cilen individet ankohen me shume mbi fizikun, humorin, shendetin psiqik, si edhe sftesine per t’u perqendruar dhe per te mesuar. Sipas specialisteve, ne kete perjudhe te vitit priremi te mbingarkojme trupin me yndurna dhe produkte me pak vlera ushqimore duke e renduar edhe me shume gjendjen e organizmit tone.

Ky fenomen pranveror, i njohur tashem si “e keqja pranverore”, prek te gjitha grupet e popullsise. Me te riskuarit jane njerezit mbipeshe, te moshuarit, femijet dhe personat beqare qe priren te bejne nje jete me te crregullt. Kurse nga profesionet me te rrezikuarit jane drejtuesit, sipermarresit si dhe te gjithe personat qe jane ne kontakt te ngushte me situatat stresante.

Ekspertet nga Qendra “Federsalus” japin dhjete rregulla per te kapercyer sulmet e pranveres pa dhimbje.

1) Shpenzo me shume kohe dhe vemendje per veten sepse kjo eshte me rendesi jetike per mireqenien.
2) Te pakten 30 minuta aktivitet fizik i lehte ne dite duhet te kryhet gjithnje. Kjo do ju ndihmoje te ktheheni ne forme fizike te mire dhe te jeni me energjike.Por duhet te tregoni kujdes me ekzagjerimet, sepse aktivitetet e renduara fizike demtojne edhe me shume se jetesa pazive.
3) Kushtojini vemendje te gjitha sinjaleve qe vijne nga trupi juj, qofshin ato ne formen e lodhjes apo dhimbjeve fizike, humorit te keq, crregullimeve ne procesine te ngrenit apo gjumit.
4) Kini kujdes edhe mos e nenvleresoni nevojen e trupit per gjume dhe pushim. Kjo eshte nje nga nevojat me jetike per te siguruar rigjenerimin e trupit dhe mendjes sone.Por si gjithnje nuk duhet te ekzagjerohet. Gjumi i tepert rrezikon te japi efektin ekundert
5) Perdorni produkte ushqimore shtese sidopmos ne rastet kur keni luhatje temperature, kur keni probleme me hidratimin apo qarkullimin e gjakut. Per keto keshillohet shtimi i sasise se vitaminave, mineraleve dhe lendeve energjike.
6) Mundohuni te alternoni momentet e relaksit me ato te punes dhe studimit.
7) Dieta ushqimore ditore duhet te permbaje ushqimet kryesore ne tre vaktet dhe plotesuesit e tjere.
8) Kushtojani mengjesin aktiviteteve qe kerkojne me shume perqendrim sepse ne kete perjudhe te dites jeni me te predispozuar per t;ja dale mbane.
9) Keshillohet perdorimi i ushqimeve bio.
10) Shume e rendesishme eshte te tregohet kujdes per ndyshimine temperaturave dhe zgjedhjen e veshjeve. Ardhja e te ngrohtit shpesh na mashtron dhe pas temperaturave te larta sporadike, gjejne terren “pjellor” te gjitha semundjet dimerore.

infoalbania
 
Top