Rrihte të bijën se nuk i bindej rregullave islamike, arrestohet kosovari

vellai-i-ben-per-spital-motrat-e-tij-ne-gjilan-640x383.jpg

E rrihte vajzën minorene, sepse refuzonte të vishte shaminë e kokës, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Kjo është arsyeja dhe njëkohësisht akuza që ka çuar në arrestimin e një shqiptari nga Kosova, 38 vjeç, rezident në Siena të Italisë.

Ai është ndaluar nga policia për keqtrajtim dhe dëmtim të minorenes me të cilën jetonte nën një çati. Hetimet nisën pas shenjave të dhunës të vërejtura në trupin e të resë nga disa shoqe të shkollës, e më pas edhe nga mësueset që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.

Vajza është shtruar në spital për shkak të provave të qarta të dhunës së ushtruar ndaj saj, e që e pengonin atë të ecte në mënyrë të rregullt. Mjekët ia kanë raportuar menjëherë ngjarjen policisë.

“E reja, - shpjegohet në një njoftim të kuesturës italiane, - është rritur në një ambient familjar të izoluar dhe të konsideruar të huaj për kushtet normale të normale sociale. Ajo nuk duhej të kishte asnjë marrëdhënie me bashkëmoshataret dhe duhej të ndiqte imponimet e ashpra të babait të saj, duke u bërë pjesë e shumicës së urdhrave radikale islamike fetare”.

Vajza tashmë është marrë në mbrojtje dhe është strehuar në një qendër rehabilitimi.
indeksonline
 
T'ja cojne asaj mesueses myslimane ne Australi ta fuse ne binare kete vajzen.
Jo per gje por ajo e dinte mire sa e si duhet rrahur femra.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ky prinde nuk ka te bej asgje me fen islame .ky mund te falet por eshte jasht kornizes te fes...

gjyna..!
 

Aver

VIP
E kam pershtypjen qe me te radikalizuar po behen shqiptaret, sidomos te Kosoves, qe jetojne jashte se ata qe jetojne ne Kosove.

Kushedi se me cfare rrethi shoqerohen, si indoktrinohen e radikalizohen deri ne kete mase. Eshte per keqardhje kur behmi lajm me veprime te tilla.
 
Top