• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Lauri

Anunnak
At' Anton Harapi: “Po të mos i zeni besë fjalve t’mia, ja tek keni vepren teme për peng sigurie”
Plot 70 vite mbushen sot prej vdekjes së At' Anton Harapi. Jeta e këtij teologu, filozofi, sociologu, prozatori dhe atdhetari do të shuhej nën plumbat e një skuadre pushkatimi mëngjesin e 20 shkurtit të vitit 1946. Ekzekutimi i tij është nënshkruar një ditë më parë me 19 shkurt nga Gjyqi Ushtarak i Tiranës, me kryetar, Koli Xoxe dhe Prokuror Bedri Spahiu.

At' Anton Harapi para Gjyqit Ushtarak, Tirane.


“Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”. Eshtë kjo apologjia e vërtetë e këtij Sokrati, e këtij martiri.
Në udhën e mbrame për te vendi i pushkatimit, këtu e 70 vite të shkuara, At' Anton Harapi hidhte me kujdes hapat atë mëngjes me shi, duke ngritur herë-herë kindet e zhgunit të fratit, për të mos u stërpikur nga balta që e shtronte rrugën. Një prej ekzekutorëve duke e vëzhguar këtë përkujdesje të shërbestarit ndërhyn duke i thënë: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. E meshtari i urtë i'a kthen: “Atje tek shkoj biri im, dua të shkoj i panjollë, siç jam kenë tanë jetën”.
Kjo ndërmendje në përvjetorin e shtegtimit në udhën e pasosun të At' Anton Harapin, misionarin e madh të fesë e të idealeve kombëtare, është një detyresë që vjen prej nevojës që duhet të përmbush çdo gjeneratë në emër të dijendritjes dhe së vërtetës. Ai u akuzua si tradhtar, faj të cilën nuk e kreu kurrë, por vdiq si një fisnik duke kërkuar mëshirë për dhunuesit, u fik si një martir i Kishës me Krishtrin në gojë... dhe kujtohet si një veprimtar i paepun i dijes dhe atdhetarisë.
***
Dom Kolec Prennushi: “... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem”
***
“A e dini se çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé? Edhe pse n’vàrr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt' e temelit t’njiasaj bînaje t’cillin sot e quejm Shqypni”. Janë këto fjalë të qëndisuna me zemër të gatueme me prushin e atdhedashunisë dhe hirin e shenjt të shërbestarit, t'devotshmit të rrugës së vërtetë, diejtuesit, mendimtarit, shkrimtarit, veprimtarit politik dhe fratit françeskan At' Anton Harapi, i cili datëlindi më 5 janar 1888 në Shirokë, Shkodër.
***
Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, do t'u shprehte kështu:
"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji manي e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnيs, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrي tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsي tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrي: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".
***
ءt Anton Harapi në burgjet e diktaturës, nga Pjerin Sheldija
I nxitur siç qe kleri për mbledhjen e folklorit dhe vendosjen në hulli të trashëgimisë së urtisë zakonore në krejt gjerësinë e vet, edhe P. Antoni gjatë kohës kur shërbeu si famullitar në Grudë mori shënime rreth ndodhive, të cilat u botuan tek e përkohshmja françeskane "Hylli i Dritës" ndër vitet 1933-'35 me titullin Urtي e burrnي nder banorë të Cemit. Prej mbrujtjes me edukatë austriake që përftoi, i jepte shumë rëndësi të posaçme pedagogjisë, dhe prejse tekstet apostafat për këtë lëmë nuk qenë shqipëruar ende, atëherë më 1925 boton përkthimin e "Edukata a se mirërritja e fëmivet" të Anton Herget. Ligjëratat e mbajtura në gjashtë konferenca në Korçë botohen po ashtu si libërth më 1936 me titullin "Vlerë shpirtërore" dhe u ribotua më 1942. Rikthehet me prozën e tij psikologjike më 1939 me "Valë mbi valë", ku përshkruhet rrugëtimi i tij drejt Grudës. Emri i tij përmendet në historinë e letërsisë shqipe tek vëllimi "Shkrimtarë shqiptarë" të 1941 të përpiluar nga Resuli e Gurakuqi.
A. Vataj
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

”Zoti pastë mëshirë për ju, qi nuk jeni tue dashtë me dijtë se çfarë krimesh po bani kundër popullit e atdheut, jo vetëm për dënimin tem e të qinda të tjerëve të pafajshëm sikurse unë, por për tragjedinë qi keni vulosë kundër tanësisë kombëtare, në dhunim shqelmues të tagrit të shqiptarëve për atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falë kombit!” tha Anton Harapi ne sallën e gjyqit
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

”Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë.”
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

”Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideali, forcë dhe bashkimi, t’i shtrîjmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e me besën e burravet, me besën shqiptare, të lidhemi për t’i a mbajtë shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji atdhé të lumtun, për ta bâm Shqipnin e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderbén. T’i diftojmë, po, botës se shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e njiheri shqiptarë të njimendët.”

- At Anton Harapi gjatë ceremonisë së lamtumirës së اerçiz Topulli dhe Muço Qulli në Shkodër
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” ...Dhe prani pushka... “Vllaznit” nuk e harruen!

Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Tث HEQIM DORث NGA اDO NDRYSHK ZEMRE

Sot në këte krizë të tmerrshme besimtarëve të të tré elementave na përket, për hatër të Zotit e të Shqipnisë, të heqim çdo ndryshk zemre, t’i japim dorën shoqi – shoqit e të vllaznohemi në Atë Zot që besojmë e në Atë Shqipni që e duem me gjithë zemër.
E po e patën detyrë besimtarët një herë, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetë herë ma tepër e ka detyrë të shtërngohët doradoras, e pa vonesë të dalë në lamën e luftimit për t’ ia shpëtue shqiptarit besimin në një Zot, shpresën në një Shqipni.
A sot, a kurrë, të mobilizohemi për Fé e Atdhé!
Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer.
Bashkimi i tré klerëve në ketë drejtim e veprim asht leva ma e fuqishme për të sigurue bashkimin e shpëtimin. Nuk shpëton, jo, sot as Xhamia pa Kishën, as Kisha pa Xhaminë, por as njena as tjetra pa Shqipninë.
Të ngrihemi në kambë! Për një Zot të vërtetë për një Shqipni të lumtun, na jemi vllazën!”
Korçë, Korrik 1944.
*Marrë nga libri: “اashtja e elementavet fetarë në Shqipni”, Tiranë, 1944, fq. 5 – 22.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Këshilli i Naltë i Regjencës 1944 ;Nga e majta ;
-Fuad Dibra
-Mihal Zallari
-Mehdi Frashëri
-At Anton Harapi
-Rexhep Mitrovica
-Vehbi Frashëri

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Nga e majta ne te djathte: At Anton Harapi ; ne mes Mehdi Frasheri - djali i Abdyl Frasherit dhe Lef Nosi, nenshkrues i aktit te pavaresise. Pater Antonin dhe Lef Nosin i pushkatuan komunistet, kurse Medi Frasheri u largua nga Shqiperia .

 
Top