Rruga e pashkelur prej 2000 vjetësh në Piramidën e Diellit

Love

βeℓℓe â๓e
roboti.jpg


Një robot i vogël ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik në thellësi të Tempullit të famshëm të Quetzalcoatl-it, në Piramidën e Diellit në Meksikë.

Arkeologët shpresojnë që në fund të këtyre rrugëve të pashkelura prej 2 mijë vitesh të tunelit të Teotihuacan të mbërrijnë të paktën në një dhomë antike, ndërkohë që pajisja super e specializuar ka sjellë tashmë pamje nga tre shpella të panjohura dhe eksploruara më parë.

roboti-1.jpg


Roboti ivestigator i pagëzuar me emrin Tlaloc II-TC, sipas emrit të perëndisë azteke të shiut, është i pajisur me një krah të automatizuar që e ndihmon atë të pastrojë pengesat që mund të hasë gjatë kërkimit në mënyrë që ta bëjë të kalueshme rrugën për qeniet njerëzore si dhe me një kamerë që regjistron gjithçka ai sheh brenda ambienteve të pashkelura nga njeriu modern.

Roboti ka kaluar muaj të tërë duke eksploruar tunelet brenda tempullit të njohur, ndërkohë që ditën e hënë ai ka regjistruar pamje nga tre dhoma antike brenda piramidës që i përket qytetërimit mesoamrikan.
Piramida e Diellit është një zonë e rëndësishme arkeologjike tashmë prej 100 vjetësh, megjithatë, arkeologët shumë pak gjëra dinë rreth saj dhe tempulli qëndron ende i mbuluar nga misteri.

roboti-2.jpg


Zona antike përfshin Piramidën e Diellit dhe atë të Hënës. Kompleksi i piramidave, shesheve, tempujve mendohet të jenë qendra e një qyteti prej më shumë se 100 mijë banorësh, që mund të ketë qenë kryeqendra e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore para rënies në dorë të aztekëve e më pas të kolonizuesve spanjollë.

Por afërsisht 2500 vjet përpara se qyteti të zbulohej dhe rreth 2100 vjet pasi kultura Teotihuacan njohu lulëzimin më të madh atje shumë pak dihet për vlerat kulturore dhe të identitetit të banorëve të hershëm.

roboti-3.jpg


Ky vend ka qenë gjithmonë i mbuluar nga misteri pasi nuk është arritur të gjenden përshkrime apo të dhëna për varre të sundimtarëve apo udhëheqësve dhe arkeologët meksikanë mendojnë se zbulimi i realizuar së fundmi nga mikro-roboti i përket pikërisht një ndërtese të ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.

“Unë mendoj se tuneli ishte element qendror, elementi kryesor rreth të cilit u ndërtua pjesa tjetër e qendrës ceremoniale, – tha njëri nga arkeologët.
Ky ishte vendi më i shenjtë. Ka shumë mundësi që në këtë vend, duke kaluar në rrugët e pashkelura prej më shumë se 2000 vjetësh, në dhomën qendrore, ne mund të gjejmë për herë parë eshtrat e atyre që sunduan Teotihuacan”, – përfundojnë historianët.
G.Shqip
 
Top