Ruci: Të nisim revoltat popullore

WxP

Antarë i Respektuar
Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e fletëve të kontestuara, ka reaguar presidenti i asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruci. “Sot ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Në kundërshtim me ligjin, vullnetin e qytetarëve dhe interesave të Shqipërisë, populli opozitar u sfidua nga një regjim diktatorial dhe kusar që përmbysën rezultatin e parë e të dëgjuar nga miliona sy e vesh, drejtpërsëdrejti në ekranin e numërimit me një transparencë të paparë”, ka deklaruar Ruci.

Ai ka theksuar se tashmë shqiptarët ndodhen përballë dy rrugëve, asaj të nënshtrimit, ose të revoltës për t’u përballur me diktaturën që po vendoset.

“Sot për ne ka dy rrugë, ose të ulim kokën dhe t’i nënshtrohemi diktaturës, ose të ngrihemi në këmbë të gjithë, në cdo qytet dhe të përballemi me zëmër dhe trup për të larguar këtë diktaturë. Zgjedhja jonë është e qartë, e vetmja rrugë për ne është ajo e revoltës popullore”, ka pohuar Ruci.



Top-Channel
 

Attachments

  • ruci-gramoziiiiiiiiiiii.jpg
    ruci-gramoziiiiiiiiiiii.jpg
    8.8 KB · Shikime: 89
Top