Sa banorë dhe sa votues ka në Shqipëri?

Vlerësimet mbi numrin e popullsisë mbështeten në censusin e kryer më shumë se një dekadë më parë dhe për rrjedhojë, është e pamundur të dihet me saktësi se sa janë shqiptarët me të drejtë vote që aktualisht janë rezidentë në Shqipëri.​

Numri i shqiptarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e vitit 2021 ishte afërsisht 3.59 milionë vetë (3,588,869), ndërsa numri i atyre që morën pjesë në votime ishte 1.66 milionë (1,662,253). Ndërsa është e sigurt se një pjesë jo e vogël e gati 1.93 milionë votuesve që nuk morën pjesë në votime, nuk jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë mundësi fizike të votojnë, pjesa tjetër e tyre është e sigurt se nuk votojnë për shkak të apatisë ndaj demokracisë apo protestës së heshtur ndaj realitetit. Sistemi statistikor i vendit e bën të pamundur që të dihet me përafërsi se sa janë shqiptarët me të drejtë vote që nuk votojnë se janë në emigrim dhe sa janë ata që thjeshtë nuk marrin pjesë në votime.
Nëse marrim të dhënat e INSTAT mbi popullsinë rezidente, atëhere mund të themi se në Shqipëri aktualisht jetojnë rreth 2.85 milionë njerëz, nga të cilët, rreth 528 mijë janë nën 18 vjeç dhe nuk kanë të drejtë vote. Ajo që mbetet janë afërsisht 2.32 milionë banorë maxhorenë me të drejtë vote.
Nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e totalit të qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit ishte 46.3% dhe kjo është shifra zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e popullsisë rezidente në moshë madhore, atëhere mund të themi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 72%. Kjo ngjan një përqindje jo e vogël, nëse krahasohet me vendet e tjera evropiane.

Problemi është se ne nuk mund të jemi të sigurt për numrin e popullsisë rezidente. Shifra prej 2.85 milionë që jep INSTAT në publikimet e saj është një vlerësim i mbështetur në disa të dhëna të tjera, të cilat tashmë janë bërë shumë të vjetra dhe rrjedhimisht, me gjasa, më larg të vërtetës. Formula e vlerësimit të popullsisë rezidente të INSTAT mbështetet te shifra e popullsisë së regjistruar në censusin e fundit kombëtar, të kryer në vitin 2011. Mbi shifrën e popullsisë së gjetur atë vit, shtohen numri i të lindurve përgjatë viteve dhe hiqet numri i të vdekurve, ndërsa INSTAT bën edhe një vlerësim për flukset migratore, pra njerëzit që supozohet se kanë ikur dhe ata që supozohet se janë kthyer. Ky vlerësimi i flukseve migratore është edhe statistika që kërkon më shumë hamendësim se sa të tjerat dhe që e bën shifrën prej 2.85 milionë, me gjasa të pasaktë.
Ka aludime se qindramijëra shqiptarë në moshë pune kanë ikur në emigrim gjatë dekadës së fundit, por dihet gjithashtu se ka edhe shumë që janë kthyer. Vlerësime të tilla u bënë edhe para censusit të vitit 2011, kur vlerësimi për popullsinë rezidente ishte 3.2 milionë banorë ndërsa realiteti i nxjerrë nga censusi rezultoi 2.9 milionë, me një diferencë prej 300 mijë banorësh.
Një vlerësim i fundit nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vienë sugjeron se nga Shqipëria janë larguar 500 mijë njerëz mes viteve 2010 dhe 2019.

Kjo është një shifër më e lartë nga sa sugjerohet nga vlerësimi i INSTAT. Në vitin 2011, INSTAT gjeti në Shqipëri 2.82 milionë banorë ndërsa përgjatë viteve 2012-2020, Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore prej 88 mijë vetësh, për një total prej 2.91 milionë banorësh ndërsa vlerësimi i popullsisë për vitin 2020 me 2.85 milionë banorë mbështetet, sugjeron se rreth 60 mijë është rezultati i flukseve migratore neto dhe jo 500 mijë. Të dy shifrat, ajo e institutit të Vienës dhe ajo e INSTAT nuk janë domosdoshmërisht kontradiktore. Instituti i Vienës ka vlerësuar largimet nga Shqipëria ndërsa INSTAT vlerëson largimet dhe kthimet.
Shqipëria kishte në plan të organizonte censusin e ri në vitin 2020 bashkë me shumë vende të tjera të botës por censusi u shty për shkak të pandemisë. Për momentin nuk pritet që një census të bëhet tani shpejt, ende pa kaluar pandemia e koronavirusit të ri sepse censusi nënkupton të dërgosh intervistues shtëpi më shtëpi, duke rrezikuar përhapjen e COVID-19.
Për rrjedhojë ka pak gjasa që ne do të mësojmë së shpejti se sa është popullsia rezidente.

/Reporter.al
 
Si perfundim sa banore jetojne realisht ne alb, e sa jane neper bote...
Kudo qe vete ghej shqiptare a ka mundesi te jemi vetem aq!
 
@jana80

Sipas worldmometer real ne keto momente shtetas shqiptare qe jetojne brenda territorit te republikes se shqiperise jane 2,875,190 banore .

Listat e zgjedhesve 2021 ishte 3,588,869 shtetas shqiptare me te drejte vote.
 
Kur jane votimet, votojne edhe ata qe kane nderruar jete.
 
Te ato listat e turpshme me dokumente qe i kane "dhene vete votueset" ishin edhe prinderit e mi qe sjan fare andej
Prinderit nuk mund te jetojnë në atdhe, por nuk mund ti heqe të drejten që mos te jete ne liste te votuesit! - ka shume e shume gjera qe nuk shkoj, por ne kete drejtim edhe ne fund te botes te jete kush ka pashaporte shqiptare duhet te jete në listën e te DREJTES së VOTIMIT ( shpresoj qe mos te jene shkruajtur njerezit qe kemi humbur ).
 
***

Unë isha fiks me 25 në Alb,

Di me fakte se shumë vota u blenë nga PS , e që pothuajse të gjithë që ishin në marrëdhënie pune votuan PS nga frika se mos humbin vendin e punës edhe pse ishim me PD ✌.

PS fitoj por Veriun .

Këta votues quhen DRITË SHKURTËR pa DINJITET .....pa fjalë
 
***

Unë isha fiks me 25 në Alb,

Di me fakte se shumë vota u blenë nga PS , e që pothuajse të gjithë që ishin në marrëdhënie pune votuan PS nga frika se mos humbin vendin e punës edhe pse ishim me PD ✌.

PS fitoj por Veriun .
Si erdhe ne Alb dhe sna dhe 1 kafe mor burre :p
 
***

Unë isha fiks me 25 në Alb,

Di me fakte se shumë vota u blenë nga PS , e që pothuajse të gjithë që ishin në marrëdhënie pune votuan PS nga frika se mos humbin vendin e punës edhe pse ishim me PD ✌.

PS fitoj por Veriun .
SHPIFJE...e keni kuptuar qe po fillojme ta teprojme me mosmirnjohjen tone te pacipe perballe qeveritareve tane engjellore qe derdhin djerse e gjak per "te miren" tone?
 
***
Ke të drejtë - fukarallëk - pisllëk

Po Veriu e trg., veten se janë Demokratë✌ e nuk blihen me para ...
e jo ps .,
Çdo votues nga veriu në jug e treguan veten , duhet parë çfare u bë me komisionet në qëndrat e VOTIMEVE ????- kjo të lë të dëshirosh ????????????
 
SHPIFJE...e keni kuptuar qe po fillojme ta teprojme me mosmirnjohjen tone te pacipe perballe qeveritareve tane engjellore qe derdhin djerse e gjak per "te miren" tone?
*** *
E meritojnë një fletë lavdërimi qeveritarët sps , U munduan e u shpenzuan e nga xhepi i tyre sa lanë fëmijët e tyre ndoshta pa bukën e gojës e investuan në votime, për tè ardhmen e popullit ✌
 
Çdo votues nga veriu në jug e treguan veten , duhet parë çfare u bë me komisionet në qëndrat e VOTIMEVE ????- kjo të lë të dëshirosh ????????????
*** *

Mos dyshoni fare se Komisionet bënë të pa munduren, ndejten aty tek kutitë e votimeve e pa gjumë e pa bukë dhe punuan me vetëdije duke plotësuar fletëvevotime edhe për ata që nuk ishin prezent , pak të duket kjo...
 
??????e forte FJALË ME VËND ?jo nuk me duket pak por ( shumë shumë shumë).... por e FRIKSHME, kanë kaluar në anemi" TOTALE" qëndrat zgjedhore duke punuar pa ngrene e pa pire ??‍♂️?‍♂️?? shpresoj që dikush nga LART të vërë dore ?
 
*** *

Ai nga lart ka hequr dorë nga ne e tani si tè lirë dhe të mirë siç jemi ., U tregua djalli shumë i shkathët e për 4 vite do na udhëheq plot dashuri .
 
Top