Sa herë në jetë do të përjetoni dashurinë e madhe?

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Dashurive të mëdha, të cilat kanë përfunduar por të cilat lënë vraga të pashlyeshme, u nevojiten shumë vjet që të këndellen, mirëpo disa nuk këndellen fare…

Zodiaku me të madhe ndikon në mënyrën në të cilën i përjetoni emocionet dhe në fund zgjidhni partnerët.

Dashi

Pjesëtarët e shenjës së dashit janë skeptikë kur është fjala për dashurinë. Përgjithësisht mund të dashurojnë tri herë në jetë. Shpesh te ta ish-partneri nuk është i kujdesshëm dhe nga kureshtja gjen dashuri të re.

Demi

Demi është shenjë e cila vërtet mund të dashurojë vetëm një herë. Kur Demi e dashuron personin, është i gatshëm të kalojë tërë jetën me të, pa dyshuar.

Binjakët

Binjakët kanë tri dashuri në jetë. Pjesëtarët e shenjës së Binjakëve kanë tendencë të kërkojnë dashurinë absolute deri në fund të jetës së tyre, pa marrë parasysh gjendjen e tyre aktuale emocionale. Më së shpeshti, dashuria vjen tri herë, ndërkaq Binjakët mendojnë që kanë gjetur personin e vërtetë – çdo herë.

Gaforrja

Gaforret mund të bien në rrjetën e dashurisë dy herë. Nëse janë të zhgënjyer në dashurinë e tyre të parë, ata kalojnë një periudhë të gjatë në kërkim të partnerit të ri, mirëpo kur më në fund e gjejnë – japin çdo gjë nga vetja.

Luani

Luanët dashurojnë vazhdimisht. Ata i përkushtohen çdo dashurie të re. Luanët janë pushtues dhe nuk frikësohen të tregojnë emocionet në lidhjen e re, madje edhe nëse ekziston rreziku që të jenë të tradhtuar apo të lënduar.

Virgjëresha

Virgjëreshat mund të dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Ato janë shumë dyshuese dhe skeptike në dashuri. Dashurojnë më së shumti dy herë në jetë, sepse vështirë i lejojnë dikujt që tërësisht t’ua okupojë botën e tyre.

Peshorja

Peshorja është shenja e dytë pos Luanit, e cila vërtet mund të dashurojë çdo partner të ri. Madje edhe të vuajë. Peshorja ajo është e gatshme të fillojë lidhje të re me gjithë mend.

Akrepi

Akrepi vërtet dashuron vetëm një herë. Pjesëtarët e kësaj shenje mund të kenë shumë lidhje dhe aventura, mirëpo realisht vetëm një herë dashurojnë. Për Akrepin marrëdhënia nuk është vetëm fizike, por thellësisht emocionale. Pra, këta pjesëtarë shumë enigmatikë të zodiakut vështirë ndërtojnë marrëdhënie të reja.

Shigjetari

Shigjetarët janë të shkathët në dashuri dhe mund të dashurojnë katër herë në jetë, transmeton Telegrafi. Mirëpo që të qëndrojnë me dikë deri në fund, patjetër duhet të mësojnë të bëjnë kompromise.

Bricjapi

Bricjapët mund të dashurojnë dy herë në jetë, mirëpo me vështirësi të mëdha, sepse nuk e kanë të lehtë t’i shfaqin emocionet e tyre. Gjithashtu, për shkak të karakterit të tyre të fortë, ata janë personat të cilat ndërpresin lidhjen.

Ujori

Ujorët kanë tri dashuri në jetë, duke përfshirë edhe dashnoret dhe dashnorët me të cilët i tradhtojnë partnerët e tyre. Kanë tendencë të kërkojnë partnerin ideal – i cili është miku dhe dashnori më i mirë.

Peshqit

Peshqit mund të dashurojnë realisht vetëm një person gjatë gjithë jetës së tyre. Kur njohin shpirtin binjak, hedhin spirancën dhe nuk lëshojnë.
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Demi

Demi është shenjë e cila vërtet mund të dashurojë vetëm një herë. Kur Demi e dashuron personin, është i gatshëm të kalojë tërë jetën me të, pa dyshuar.

Hehe burr i ndershëm mër vlla Demi jo perrc perrc do s'do ???
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Cit. Peshorja është shenja e dytë pos Luanit, e cila vërtet mund të dashurojë çdo partner të ri. Madje edhe të vuajë.

?????????????????
Dmth Peshorja mund te vuaj... Luani jo.
Si ka mundesi... i bie te duam me by*** dhe jo me zemer.
 
?????
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Njeriu dashuron aq here sa i vjen jeta e tille. Lol
gje me koti se shenjat e horoskopit nuk kam pare.(per mua si soul se gjithkush e di vete)Ama imagjino miliarda njerez me shenjen e akrepit psh kane te njejtat tipare?! Asiher :D
 
Kush i lexon dhe i beson ketyre perrallave e ka mohu Zotin, apo i ka bere shirk Zotit, keshtu qe keni kujdes kush beson ne Zot duhet ta dije qe dashuria, martesa, dhe gjithcka qe lidhet me jeten e njeriun caktohet vetem nga Zoti. Ai na percakton fatet dhe rrugetimin e jeteve tona.
 
sofia

OhO. Mor vella po ku e di ti qe ekziston Zoti? Dmth edhe nqs vret ti armen ta jep Zoti?
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Jam dakort ? ky horoskopi shumë kot osht ?
Sot e mora vesh që qenkam ene çik peshore unë (ç'a osht kjo 30° veri 45° perëndim ?)
Edhe thashë me vete pse nuk më dalin hesapet ?
 
Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Tre? Per hajr na qofte
Binjakët

Binjakët kanë tri dashuri në jetë. Pjesëtarët e shenjës së Binjakëve kanë tendencë të kërkojnë dashurinë absolute deri në fund të jetës së tyre, pa marrë parasysh gjendjen e tyre aktuale emocionale. Më së shpeshti, dashuria vjen tri herë, ndërkaq Binjakët mendojnë që kanë gjetur personin e vërtetë – çdo herë.
 
OhO. Mor vella po ku e di ti qe ekziston Zoti? Dmth edhe nqs vret ti armen ta jep Zoti?
Ti qenke ne autostraden tende te jetes?
Shkrimi ke per ata qe besojne ne Zotin Nje dhe te vetem.
Po ju pergjigjem pyetjes, pse Zoti ekziston ti je argument. Pse Zoti nuk ekziston simbas teje, cili eshhte argumenti?
 
sofia

Antarë i Respektuar
Po ju pergjigjem pyetjes, pse Zoti ekziston ti je argument. Pse Zoti nuk ekziston simbas teje, cili eshhte argumenti?
Une jam argument i ekzistences se spermatozoidit dhe vezes, i rastesise dhe prinderve. Ku futet Zoti ketu ne mes?
Nuk ka vetem 1 argument, por une do te te them vetem 1 tekunderten e kesaj qe sapo ti the: ekzistenca e 8 miliarde banoreve njeheresh ne nje toke dhe e triliarda banoreve te tjere gjallesa, ekzistenca e semundjeve, e viruseve, e vdekjes, e se keqes, vrasjeve, shantazheve, permiresimi gradual i demtimeve dhe permiresimi gradual i plageve, ekzistenca e varferise absolute mohojne ekzistencen e Zotit. Eshte autori qe e promovon ate si te doje.
 
Sofi Jean D'arc e filozofisë së forumit ?

Atëherë,
Po sikur të jesh në madhësinë e një nano grimce në një mini qark të kompjuterit më të madh edhe më të sofistikuar të botës,
Edhe ndërkohë të keshë koshiencë për egzistencën tënde.

Si do i përgjigjeshe pyetjes a ka zot dhe qëllimit tënd në jetë?!!
 
sofia

Antarë i Respektuar
Po sikur të jesh në madhësinë e një nano grimce në një mini qark të kompjuterit më të madh edhe më të sofistikuar të botës,
Prandaj njeriu eshte dyshues dhe nuk e merr cdo gje per te mireqene. Sa per kete qe po thua....trillim artistik bashkekohor.
Pyetjen ma riperserit me qartesisht te lutem se nuk e kuptova
 
Nuk është fare trillim por paralelizëm i kushtëzuar me imagjinatën (apo nuk po bëjmë hamendësime mbi egzistencën e zotit?) Të pyeta PO SIKUR të ishe një mikrogrimcë e një qarku të vockël në kompjuterin më të madh edhe më të sofistikuar të botës,

Ndërkohë të ishe e vetëdijshme për egzistencën tënde si do i përgjigjeshe pyetjes në ka apo jo Zot?!
 
Une jam argument i ekzistences se spermatozoidit dhe vezes, i rastesise dhe prinderve. Ku futet Zoti ketu ne mes?
Nuk ka vetem 1 argument, por une do te te them vetem 1 tekunderten e kesaj qe sapo ti the: ekzistenca e 8 miliarde banoreve njeheresh ne nje toke dhe e triliarda banoreve te tjere gjallesa, ekzistenca e semundjeve, e viruseve, e vdekjes, e se keqes, vrasjeve, shantazheve, permiresimi gradual i demtimeve dhe permiresimi gradual i plageve, ekzistenca e varferise absolute mohojne ekzistencen e Zotit. Eshte autori qe e promovon ate si te doje.
Ok ti ke mesuar qe ke ardhur ne kete jete nga spermatozoidi i babit tend! Po ai paraardhesi i pare i babit tend nga e ka burimin?
Tjetera e kuptuam se bashkimi i seprmatozidit te babait dhe te vezores ka prodhur sofin! Po cili "spermatozoid"i ka krijuar qiejt e larte qe shohim mbi neve, diellin, henen dhe planetet, galaktikat me miliona yje kush i ka krijuar? Thua qe rastesisht jane krijuar? Dhe gjithe ajo harmoni qe shohin syt tane , thua qe nuk jane fakte keto per juve?
Te gjithe ato triliona krijesa duhet te ishin argument per besuar. Dhe jo e kunderta.
Jam i sigurt se po te kishe prirje qe duart tua ta hedheshin ne leter te bardhe gjithe ato trilona krijesa. Po te pyesja kush e ka bere kete krijimtari artistike, do krenoheshe dhe do thoje une jam autoja e ketyre! E si e mohon pra athere Kijuesin-Autorin e gjithe kesaj gjithesie?
Argumenti:
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).” (51:49)
Krijimi i jetes dhe vdekjes, semudjeve, dallimeve,vrajseve dhe te gjitha nga keto kane shpjegime e nderuar.
Te gjithe ne kete jete jemi krijuar te sprovohemi. Ne kete jete jemi testuar qe te gjithe. Qellimi i krijimit eshte njohja/adhurimi i Zotit. Ketij Krijuesi Madheshtor te cilin ti e mohon!
Si bohet puna ti babin dhe nenen tende se mohon, kurse mohon Krijuesin tend dhe te nenes dhe babit tend! Sepse, Ai na ka krijuar qe te gjitheve besove apo nuk besove ti.
 
Desa

Felix - Culpa
Demi
Demi është shenjë e cila vërtet mund të dashurojë vetëm një herë.

Akrepi
Akrepi vërtet dashuron vetëm një herë.

Peshqit
Peshqit mund të dashurojnë realisht vetëm një person gjatë gjithë jetës së tyre. Kur njohin shpirtin binjak, hedhin spirancën dhe nuk lëshojnë.
Akrepi, por edhe Demi, spiranca gati ?
 
sofia

Antarë i Respektuar
Nuk është fare trillim por paralelizëm i kushtëzuar me imagjinatën (apo nuk po bëjmë hamendësime mbi egzistencën e zotit?) Të pyeta PO SIKUR të ishe një mikrogrimcë e një qarku të vockël në kompjuterin më të madh edhe më të sofistikuar të botës,
Mikrogrimca eshte 1000 here me e madhe se nanogrimca! Nuk e shoh pyetjen ketu. Une nuk e mohoj dot ekzistencen e Zotit sepse nuk kam force per ta pohuar: nuk eshte dicka e dukshme, nuk eshte kend kendveshtrimi. Kend veshtrimi eshte besimi ne Zot!
Une nuk mund t'i bej balle faktit dhe ndoshta jam shume pak e zgjuar per te krahasuar faktin me trillimin, por une jam mjaftueshem e mprehte per te kuptuar nje qenie te gjalle e nje qenie te vdekur ne Toke. Pertej tokes pergjigjia nuk me perket mua, te pakten deri sot----i perket Shkences per te ma shpjeguar mua.
Ndërkohë të ishe e vetëdijshme për egzistencën tënde si do i përgjigjeshe pyetjes në ka apo jo Zot?!
Ti thua je ne nje tren dhe me thuaj se ku ke hipur. Sigurisht qe te isha e vetedijshme per qarkun tone si nanogrimca gjigande e Universit, do t'i pergjigjesha pyetjes se une jam marionete dhe dikush leviz fijen ku jam varur. Dil ne kontekstin real. Sa marioneta ka ne Toke? Triliarda. Sa veprime mund te ndodhin brenda nje sekondi? Me shume se Triliarda me siguri.
Po nuk ka qene gjithemone triliarda duhet ta dish kete.
I mban keto Zoti? Te besosh nuk e kam problem, por te mbrosh fortesisht nje arsye te dyshimte perben problem per mua sepse kjo arsye mund te te coje ne pendim me te njejtin probabilitet si ne fitim.
Permbledhje: MOS MERR CFARE TE THONE PER TE MIREQENE!
 
Të ngordh unë sa pasionante të kom ???

Shif tashi unë kastile të provokova po para se të vijë ajo Egresira ????

E zonja temës a.k.a Maleficent @DeliriumMind dhe të na gjuj me mjetin e transportit personal : fshesën ?

Po të them se pyetja ime ishte retorike unë nuk mbrojta asgje edhe nuk kundershtova asgjë.

P.S makineria kur kurdiset nuk ka nevojë më për mbikqyrje Sepse është në automat, deri kur të mbarojë ciklin...
 
sofia

Antarë i Respektuar
Ok ti ke mesuar qe ke ardhur ne kete jete nga spermatozoidi i babit tend! Po ai paraardhesi i pare i babit tend nga e ka burimin?
Tjetera e kuptuam se bashkimi i seprmatozidit te babait dhe te vezores ka prodhur sofin! Po cili "spermatozoid"i ka krijuar qiejt e larte qe shohim mbi neve, diellin, henen dhe planetet, galaktikat me miliona yje kush i ka krijuar? Thua qe rastesisht jane krijuar? Dhe gjithe ajo harmoni qe shohin syt tane , thua qe nuk jane fakte keto per juve?
Te gjithe ato triliona krijesa duhet te ishin argument per besuar. Dhe jo e kunderta.
Jam i sigurt se po te kishe prirje qe duart tua ta hedheshin ne leter te bardhe gjithe ato trilona krijesa. Po te pyesja kush e ka bere kete krijimtari artistike, do krenoheshe dhe do thoje une jam autoja e ketyre! E si e mohon pra athere Kijuesin-Autorin e gjithe kesaj gjithesie?
Argumenti:
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).” (51:49)
Krijimi i jetes dhe vdekjes, semudjeve, dallimeve,vrajseve dhe te gjitha nga keto kane shpjegime e nderuar.
Te gjithe ne kete jete jemi krijuar te sprovohemi. Ne kete jete jemi testuar qe te gjithe. Qellimi i krijimit eshte njohja/adhurimi i Zotit. Ketij Krijuesi Madheshtor te cilin ti e mohon!
Si bohet puna ti babin dhe nenen tende se mohon, kurse mohon Krijuesin tend dhe te nenes dhe babit tend! Sepse, Ai na ka krijuar qe te gjitheve besove apo nuk besove ti.
Spermatozoidi i babait tim ka ardhur nga gjyshi im.
Dhe vezorja mban vezet. Quhet veze dhe jo vezore1
Po cili "spermatozoid"i ka krijuar qiejt e larte qe shohim mbi neve, diellin, henen dhe planetet, galaktikat me miliona yje kush i ka krijuar?" Me thuaj ti fillimisht se cili spermatozoid ka krijuar driten e gjumit. Nuk je i forte nga ana shkencore per menyren e riprodhimit te gjallesave. Sendet e vdekura nuk krijohen nga qeliza seksuale, mund te mbeten qeliza (mure qelizore sic e zbuloi ne vitin 1800 Robert Huku) apo mund te formohen nga bashkimi i atomeve sic e kemi mesuar nga kimia.
Le te kthehemi serish: Pergjigjen e kesaj pyetjeje une mund ta jap, por nuk mundem qe ta shtjelloj me tej sepse nuk jam as shkencetare dhe as nuk mund ta quaj veten time gjithologe. Me gjithe respektin per njerezit e fese (qe dine cdo gje) pra pas cdo pyetje pergjigjia eshte Zoti, me fal por ti duhet te kerkosh vete nqs te bejne pershtypje keto pyetje dhe jo ta iluzionosh boten me keq se feja duke hedhur Zotin pas se gjithave. Pergjigjia ime: qielli qe ti sheh nuk eshte solid madje nuk e dime nqs ka apo jo forme. Edhe thjerra e teleskopit e ka nje kufi cka tregon paaftesine tone per te cekur limitin. Mos guxo te thuash Zoti pas kesaj! Ky planet eshte formuar si pasoje e nje Big Bangu qe do te thote masat atomike te mevetesishme te rralla jane grumbulluar deri ne nje fare pike kur ndodhi shperthimi i madh. Prej andej u formesuan trupat kozmike. Prej andej lexo neper libra (jo fetare qe duan te te diktojne sipas mendjes se tyre por laike),
Prape keq me biologjine huh? Nuk eshte dhe nuk do te jete asnjehere njeriu qenia e pare qe pushtoi Token. Nga goditja e asteroideve ne Token e Zjarrte erdhi uji. Nga goditja e asteroideve dhe meteoreve ne Toke mberriten disa grimca qe ne i quajme proteina. Prej rastesise dhe fushes gravitacionale te tokes. Prej rastesise (ndeshjes se elementeve te caktuar kimike ---) u formuan bakteret. Gjithcka tjeter shikoje tek revoulucioni i gjallesave qe prej fillimit: formimin e peshkut te pare qe hapi klasen e rruazoreve e te tjera me rradhe. Do te kisha deshire te t'i shpjegoja nje e nga nje, por nuk kam asnje detyrim per ta bere.
Ka shpjegim qe une e vras dike se me vrihet? Nqs thua shpjegim psikologjik, lerja psikologjise. Nuk me intereson dhe as nuk dua qe ta dij shpjegimin fetar te semundjes, per sa kohe lutja nuk e sheron individin dhe as prifti/hoxha nuk e ben. Nqs e ke per shpjegim te ceket, ik kapu prape te Kurani. Ka shpjegim qe ka me shume se nje besimm fetar? Ka shpjegim qe bota eshte bere e lire? Ka shpjegim per ndotjen? Kancerin e gjirit? Shpjegim per gishtat? Doktrina fetare eshte thjesht nje liber i ceket anatomik qe ka mbetur ende ne mesjete!
Une e shpjegova me lart: Nuk mund te mohoj dicka qe nuk mund ta pohoj! Per ekzistencen e Zotit kam dyshime, per ekzistencen e fese as nuk kam piken e dyshimit qe eshte e pavlere.
Babi dhe nena ime po ashtu si une kane krijues reale: prinderit e vete, homo-sapiensi i pare (majmmunin ) majmuni nje gjitar tjeter etj. Krijimi eshte gradual, jo im menjehereshem, e atyre qe e kuptojne kete dhe rrjeten ushqimore i ndihmon ne neutralitetin e mendimit. Te sugjeroj ta shohesh boten ne nje tjeter kendveshtrim, Nqs nuk do, nuk te detyroj: jeten tende atribuoja dikujt tjeter dhe nuk do jesh i Zoti per te kuptuar se cili eshte vendimi Yt dhe vendimi i Zotit.
Ka nje shpjegim tjeter shume me te zgjeruar per shkencologjine fetare dhe quhet Ligjet E Natyres. Nuk te detyroj sikurse thashe te besosh, ashtu si edhe une me kohe nuk i besoj dot keto, por ama per gabimet dhe per gezimet mba pergjgjesi vetjake, jo hyjnore! Peace!
 
Top