Sa jetë do ishin shpëtuar? Njihni spiunin francez që vonoi 6 muaj bombardimin e Serbi

Arfenilla

Themelues i Forumit
Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviç.

Qindra jetë shqiptarësh do ishin shpëtuar, qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur nëse sulmi do ndodhte më herët.

Millanoviç është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s.


Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte detyrë të ishte spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë. Ai shkruan se i ishte ngarkuar detyra që të ndërtonte një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s, shkruan Kurir.

jovan.jpg
Jovan Millanoviç

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviç, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është marrë më 12-13 tetor.

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. اfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i mbartja ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e mbarta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave u bë ripozicionimi i forcave serbe. Pas kësaj sulmi u shty për 6 muaj”.


Roli i shërbimeve sekrete franceze në ndihmë të Beogradit është evidentuar disa herë.
bunel-204x300.jpg
Pierre-Henri Bunel

Publicistët Miranda Vickers dhe James Pettifer në botimet e tyre për Kosovën e kanë konsideruar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha si shumë të afërt me shërbimet franceze.

Vetë Berisha ka një raport të komplikuar me Kosovën dhe ka patur deklarime dhe vepra të debatueshme në faza kyçe të historisë së saj.

Ai mungoi në ceremoninë përkujtimore të eksodit kosovar organizuar nga dy qeveritë e shteteve shqiptare në Kukës prillin e kaluar.

Nuk dihet si do veprojë këtë vit.

Përmes një postimi në Facebook një vit më parë lidhur me këtë eksod ai shkroi:

“15 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin kunder shqiptareve te Kosoves. Milloshevici, me operacionin e tij “Patkoji i Kalit”, synonte te realizonte jo vetem spastrimin etnik te Kosoves, pra endrren e tij te vjeter, por edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te drames se madhe njerezore qe kishte krijuar ne Kosove. Projekti i tij deshtoi. Shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas kapitullimit te Milloshevicit…”B Koha News
 
Top