Sa ndikon frika tek ty?

"Njerëzve u pëlqen ideja se dashuria e bën botën të rrotullohet ...
Më vjen keq, por nuk është kështu!
Aq shumë besoni në dashuri, saqë kur shkon për të fjetur mbyllesh në shtëpi me dyer të blinduara e hekura në dritare sepse ke frikë nga fqinji!

Është Frika që e bën botën të rrotullohet!
Frika është rregull!
Frika është kontroll!
Frika është siguri!
Frika është trillim!
Njerëzit e kësaj gjenerate as që e dinin se çfarë ishte një pandemi.
Ata kurrë nuk do ta kishin besuar se mund të ndodhte vërtet.
Gjithçka që e bëri të vërtetë ishte frika!
Frika se mund t'ju ndodhte vetës, njerzëve e të dashurve për rreth.

Frika është produkt i imagjinatës, vjen nga mendja që mund të ëndërrojë dhe të mendojë çdo gjë...
Ju e doni frikën ...
Ju e doni tmerrin ...
Ju madje paguani për një palë syze tredimensionale dhe kokoshka për të kaluar një orë e gjysmë në ankth të pastër para një ekrani ...
Gjëja që i bën njerëzit të mendojnë është se në çdo moment një virus do t'ju godasë herët a vonë ...

Frika nuk ka fund, frika është e pakufishme.
Frika lulëzon dhe ushqehet me vetveten...
Të përgatit për fatkeqësi, kufizime, kufizime të lirisë...
Të përgatit të besosh se gjërat më të rëndësishme janë ato më të rrezikshmet.
Nëse frika ekziston në mendjen tuaj, atëherë ekziston në botën reale.
Sa më shumë të besoni në të, aq më shumë do të shihni se kush nuk beson në të është një armik ...
Virusi i vërtetë është frika dhe bota është e infektuar me të."
IMG_20211209_205634.jpg
Nga monoliti by Lauri 👍
 
Shiko fotografinë 1935199
Nga monoliti by Lauri 👍
Me je bere si Stephen King me keto shkrimet 😅...si puna e IT po nuk besove nuk ekziston.

Flm qe e ndave me ne kete gurin tend.
 
Ne fakt duhet dashuria ajo qe te na udheheqe ne cdo hap, ne cdo vendim, POR, ne fakt ka raste kur frika duhet perdorur. Deri diku ato ecin paralelisht dhe jane te pandashme! Ata qe kane femije e kuptojne fare mire. Ka raste kur femija e vepron dicka nga dashuria qe ka, por, here tjera kur ne dileme ka 2 deshira (2 dashuri) atehere duhet te zgjedhe midis 1 dashurie ose frikes.
Nje shembull i thjeshte, (ndoshta banal) por nga thjeshtesia e gjerave arrijme te kuptojme dhe kompleksitetin e mevonshem.
Femija deshiron te loze. Mami i thote: futu brenda. Ai dashuron lojen, por dashuron dhe mamin. Dashuria me e madhe e momentit eshte loja. Ndaj vendos te loze. POR, mami e di se te futesh brenda eshte per te miren e tij, ndaj ushtron forcen. dhe Femija per hir te frikes bindet.

Morali: Shpesh, ne kemi deshira, epshe, kenaqesi qe mendojme se jane dashuri. JO! Nuk jane dashuri e mirefillte, ato jane instikte apo deshira te brendshme qe jo gjithmone jane te shendosha apo te mira ne nje rafsh me te gjere.

Ne duhet te na udheheqe empatia, por ne kete bote egziston e mira dhe e keqja. Si mund te kontrollohet 1 njeri jo empatik pervecse nepermjet frikes?!

Andaj une nuk mendoj se frika rrotullon boten! Ajo thjesht te stopon ne disa raste, edhe atehere kur dashuria tregohet naive apo e papjekur.
Ne bote eshte nje rregull universal i cili implikon shume elemente njeheresh! Nese do e ngushtoja mendimin dhe tu fokusoja tek vetja mendoj se here me udheheq dashuria por hera heres dhe frika! Ama frika, se mos humbas dashurine!
 
Redaktimi i fundit:
Kjo forme frike mund te futet ama dhe ne kategorine llogjika dhe racionaliteti.
Por sic mund te pershkruajme te pakufishme friken,po aq mund te pershkruajme si te pakufishme dhe egzistente per tu ndjer dhe ne egzistent dashurine apo prekshmerine apo qetesine.
Ketu eshte trajtuar si nje integral i vetem frika!
Ok qendron,por po aq qendrojne e te gjithe parametrat e tjere qe zbusine bashkpunojne dhe i japin kuptim frikes.
Frika pa keta tjeret s`do kishte as sens as s`do ishte ekzistente.
 
Boh ka miljona raste qe njeriu ngjizet nga dhuna ..
a po flisnim per fillesen? Lidhja ne vetvete (ne natyren e saj origjinale) supozohej te ishte nga dashuria apo dhuna moj?? Lidhe pak dhe me komentin qe ke bere tek bebi.. :D
 
Se besoj.. ndjesine dhe emocionin e pare..si e ka femija ?
Eshte ceshtje kendveshtrimi!
Femija emocionin e pare e ka nje te qare instiktive.
duke qene qe vjen nga Trupi nenes,ndjen dashurine e saj.
Por kjo se ben femijen me te vjeter se nena. :)
e cila eshte nje burim frike se mos ja gjene gje femijen!
Eshte loje psikollogjike nese ndjek deri ne pafundesi,shkurt kemi te bejme me infinite ne kete rast.
 
a po flisnim per fillesen? Lidhja ne vetvete (ne natyren e saj origjinale) supozohej te ishte nga dashuria apo dhuna moj?? Lidhe pak dhe me komentin qe ke bere tek bebi.. :D
Une po them qe kur njeriu lind lind duke qare.. sepse i frikesohet drites dhe te panjohures . Nga aty fillojme te prekim boten.
 
Une po them qe kur njeriu lind lind duke qare.. sepse i frikesohet drites dhe te panjohures . Nga aty fillojme te prekim boten.
jo moj, nuk qan se friksohet. Por qan nga temperatura e ftohte (nkrahasim me cfare ishte te barku nenes), pra eshte reaksion trupor i ambjentit dhe me te qaren bebit i hapen mushkerite :D
 
Eshte ceshtje kendveshtrimi!
Femija emocionin e pare e ka nje te qare instiktive.
duke qene qe vjen nga Trupi nenes,ndjen dashurine e saj.
Por kjo se ben femijen me te vjeter se nena. :)
e cila eshte nje burim frike se mos ja gjene gje femijen!
Eshte loje psikollogjike nese ndjek deri ne pafundesi,shkurt kemi te bejme me infinite ne kete rast.
Tjeter se ne jemi qenje qe percojme dashuri e pa te nuk mund te jetojme ... ama frika nuk eshte dicka negative ..aspak madje. Kush nuk njeh friken nuk vlereson dashurine.
 
jo moj, nuk qan se friksohet. Por qan nga temperatura e ftohte (nkrahasim me cfare ishte te barku nenes), pra eshte reaksion trupor i ambjentit dhe me te qaren bebit i hapen mushkerite :D
Po qan dhe se friksohet..vetem punen qe ben me dal ne drite i shkreti i vockel ca heq lol
 
Tjeter se ne jemi qenje qe percojme dashuri e pa te nuk mund te jetojme ... ama frika nuk eshte dicka negative ..aspak madje. Kush nuk njeh friken nuk vlereson dashurine.
Dalim ne perfundimin qe njeriu eshte krijesa me energjine neurotike me te madhe, ndoshta jo ne univers por ne toke po.
Jemi nje qenie e magjishme ne vetvete,por thjesht ne se njohim veten se sa!
Ndoshta me mire!
 
"Frika kolektive stimulon instinktin e tufës dhe tenton të prodhojë egërsi ndaj atyre që nuk konsiderohen anëtarë të tufës."

SA aktuale kjo shprehje e Bertrand Russell. Me rastin e Corona virus: Masat e ndara si Vaks 💉 No-vaks 💉
 
Mu kujtua hera e fundit qe kemi udhetuar te gjithe bashke si familje me avion.
Ndodh qe avioni has ne gropa ajri , per sa kohe jane te vogla nuk ndjehen sepse avioni vazhdon per inerci fluturimin por kur jane te vazhdueshme ndjehen goditjet dhe lekundjet.
Nderkohe qe une qeshja dhe kenaqesha sepse te shkon adrenalina ne koke e te del per hundesh bashkevuajtsja ime dhe shume te tjere frikesoheshin dhe jo vetem por edhe bertisnin.
Nje moment stjuardesa qeteson njerezit dhe kur kalon afer e pyet bashkevuajtsja ime-
Eshte normale qe ben keshtu?
Ajo ja kthen-
Eshte shume normale, eshte akoma me normale qe te keni frike por mos u shqetesoni, ajo qe nuk me duket normale eshte qe burri juaj qesh dhe kenaqet😂

Ca kuptova une nga kjo?
Qe kurre, kurren e kurres nje familje nuk duhet te fluturoje bashke ne nje avion😀
 
Top