Sa ndikon frika tek ty?

"Njerëzve u pëlqen ideja se dashuria e bën botën të rrotullohet ...
Më vjen keq, por nuk është kështu!
Aq shumë besoni në dashuri, saqë kur shkon për të fjetur mbyllesh në shtëpi me dyer të blinduara e hekura në dritare sepse ke frikë nga fqinji!

Është Frika që e bën botën të rrotullohet!
Frika është rregull!
Frika është kontroll!
Frika është siguri!
Frika është trillim!
Njerëzit e kësaj gjenerate as që e dinin se çfarë ishte një pandemi.
Ata kurrë nuk do ta kishin besuar se mund të ndodhte vërtet.
Gjithçka që e bëri të vërtetë ishte frika!
Frika se mund t'ju ndodhte vetës, njerzëve e të dashurve për rreth.

Frika është produkt i imagjinatës, vjen nga mendja që mund të ëndërrojë dhe të mendojë çdo gjë...
Ju e doni frikën ...
Ju e doni tmerrin ...
Ju madje paguani për një palë syze tredimensionale dhe kokoshka për të kaluar një orë e gjysmë në ankth të pastër para një ekrani ...
Gjëja që i bën njerëzit të mendojnë është se në çdo moment një virus do t'ju godasë herët a vonë ...

Frika nuk ka fund, frika është e pakufishme.
Frika lulëzon dhe ushqehet me vetveten...
Të përgatit për fatkeqësi, kufizime, kufizime të lirisë...
Të përgatit të besosh se gjërat më të rëndësishme janë ato më të rrezikshmet.
Nëse frika ekziston në mendjen tuaj, atëherë ekziston në botën reale.
Sa më shumë të besoni në të, aq më shumë do të shihni se kush nuk beson në të është një armik ...
Virusi i vërtetë është frika dhe bota është e infektuar me të."
IMG_20211209_205634.jpg
Nga monoliti by Lauri 👍
 
Mu kujtua hera e fundit qe kemi udhetuar te gjithe bashke si familje me avion.
Ndodh qe avioni has ne gropa ajri , per sa kohe jane te vogla nuk ndjehen sepse avioni vazhdon per inerci fluturimin por kur jane te vazhdueshme ndjehen goditjet dhe lekundjet.
Nderkohe qe une qeshja dhe kenaqesha sepse te shkon adrenalina ne koke e te del per hundesh bashkevuajtsja ime dhe shume te tjere frikesoheshin dhe jo vetem por edhe bertisnin.
Nje moment stjuardesa qeteson njerezit dhe kur kalon afer e pyet bashkevuajtsja ime-
Eshte normale qe ben keshtu?
Ajo ja kthen-
Eshte shume normale, eshte akoma me normale qe te keni frike por mos u shqetesoni, ajo qe nuk me duket normale eshte qe burri juaj qesh dhe kenaqet😂

Ca kuptova une nga kjo?
Qe kurre, kurren e kurres nje familje nuk duhet te fluturoje bashke ne nje avion😀
Ne te tilla raste esht me mir te kesh dike prane (edhe pse mund te jete duke qeshur) sesa te mendosh qe je duke vdek fillikat :p
 
Varet se çfarë frike është. Tani p.sh po mendoja për vdekjen, në vend që të shqetësohesha dhe të kisha frikë u ndjeva i çliruar.
 
Sa ndikon frika te unë?
Mjaftueshëm për mbrojtje, aspak për të më ndaluar së jetuari, përfshirë dashurinë që përmendet në temë.
Do veçoja një rast, kur bëhesh për shembull mama. Është pikërisht paradoksi dashuria - frika ndaj mirëqenies së fëmijës, që theksohet dukshëm në vitet e para të tij/saj. Dhe ajo që rezulton në shumicën e rasteve, është ndjenja e mbrojtjes së tepruar, që për fat të keq dhe e prish bilancin mes dashurisë dhe frikës. Gjithësesi, nuk mundemi pa asnjërën, ndaj nuk duhet ndaluar së jetuari, pa marë parasysh çfar na servohet nga njerëzit, shteti, natyra e çfar do qoftë.
 
Frika nuk duhet ngatrruar me kujdesin...pra te jesh i kujdeseshem nuk do thote se je frikacak...ju lutem shume kete dallim ta beni sa te keni mundesi dhe aftesi se pastaj...mund te gaboni dhe te ngatrroni trimin me frikacakun dhe do ju zere belaja...:coffee:
 
Frika është pjesë e jetës së njeriut,që në vegjëli.
E keni vënë re një fëmijë që kur ecën për herë të parë,e nëse rrëzohet ai ka frikë të ecë sërish.
Ose kur ti thyen një gotë e mamaja të bërtet,ti ngurron të prekësh më gotë me dorë.
Po vdekja.
Kush është ai që nuk i trembet vdekjes.
Un kam lexuar diku se ajo që të friksom më të së shumti në ktë botë,ke pësuar vdekjen në jetën e mëparme prej asaj.
Un kam frik lartësitë:);)
 
Top