Sa zgjat normalisht një ftohje dhe si ta kuptoni se nuk është COVID-19

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm

Sa zgjat normalisht një ftohje dhe si ta kuptoni se nuk është COVID-19​

1630169856240.png



Mes pandemisë, fillimit të sezonit të gripit, sezonit të alergjisë apo virozave, nuk është çudi nëse e gjeni veten me hundë të bllokuara, ngacmim në fyt apo shqetësime të tjera

Nëse keni një ftohje të zakonshme, nuk ka asgjë të madhe për t’u shqetësuar. Por, sa zgjat ftohja para se të dyshoni për Covid?
Gjatë kësaj kohe sigurohuni të konsumoni sa më shumë lëngje për të lehtësuar simptomat.

Simptomat më të zakonshme

Sipas mjekes Soma Mandal, ditët e para të ftohjes së zakonshme zakonisht fillojnë me simptomat e mëposhtme:

– bllokim i hundës

– hundë e lëngshme

– dhimbje të fytit

Pas kësaj, tre deri në pesë ditët e ardhshme mund të keni kollë dhe më shumë bllokim hundësh.


Meqenëse COVID-19 ka shumë simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme, (të tilla si kollë dhe dhimbje të fytit) dhe mund të shfaqen diku nga dy deri në 14 ditë pas infektimit, CDC rekomandon që të testoheni si një masë paraprake.

Sa kohë duhet të zgjasë një ftohje e zakonshme

Sipas dr. Mandal, një ftohje e zakonshme mund të zgjasë 7-10 ditë. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë përtej kësaj jetëgjatësie tipike, (ri)konsultohuni me një mjek.
B"telegrafi.
 
Top