• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Schalke 04

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Raul për të ardhmen: Do të vendos në janar

Sulmuesi spanjoll, autori i tre golave, në fitoren 5-0, që Shalke arriti ndaj Verderit nuk dihet ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i Shalkes, Raul, deklaroi se do të vendosë për të ardhmen e tij gjatë merkatos dimërore, pasi “ndezi” Shalken të fitonte 5-0 kundër Verderit. Spanjolli realizoi tripletën e tij të tretë që prej ardhjes në Gjermani, 18 muaj më parë, ndërkohë që ekipi i tij u ngjit në vendin e 3-të të Bundesligës, duke hapur rrugët për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo mund të mjaftojë të bindë Raulin për të rinovuar kontratën e tij, që skadon në qershor, dhe ai thotë se është vetëm duke u kënaqur me futbollin e tij momentalisht dhe do të bëjë ç’të ketë në dorë për klubin, edhe nëse nuk do të jetë pjesë e tij verën e ardhshme.

“Dua vetëm të vazhdoj të luajë 5 muajt e ardhshëm siç jam duke luajtur tani. Do të na duhet të shohim se ç’do të ndodhë më pas. Do të vendos në janar. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra është në formë madhështore momentalisht dhe klubi në një pozicion të privilegjuar në kampionat, në Ligën e Europës dhe Kupën e Gjermanisë, në fund, nuk ka rëndësi nëse unë do të vazhdojë apo jo.”

Edhe nëse Raul do të largohet në verë, ai do të ketë bërë një impakt madhor përgjatë 2 viteve me klubin e tij. Golat në Champions edicionin e kaluar mundësuan të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kompeticionit, ndërsa festoi suksesin e Kupës së Gjermanisë në Berlin muajin e shkuar. Këtë sezon, ai ka shënuar golin e tij të parë në Ligën e Europës dhe ka gjetur rrjetën 10 herë në total, duke ndihmuar Shalken të renditet e treta në mesin e sezonit, vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Bajernit të Mynihut.

Dhe ai shfaqi sa shumë ka rëndësi për të, që të jetë pjesë e Shalkes, duke prekur stemën e skuadrës në fanellë pasi përfundoi tripletën e tij të shtunën. “Ajo ishte për të falënderuar tifozët, sepse jam pranuar kaq mirë nga ata dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, – shpjegoi më pas legjendari i Championsit, Raul Gonzales.



39-vjeçari ka qen[ futbollist me Bajernin e Mynihut dhe Liverpulit

Herta shkarkon trajnerin Markus Babel

Herta e Berlinit shkarkoi trajnerin Markus Babel pas mosmarrëveshjeve me drejtorin sportiv të klubit. Klubi gjerman deklaroi dje se kishte ndërprerë menjëherë marrëdhëniet me trajnerin 39-vjeçar. Herta mbajti një konferencë për shtyp në orën lokale 17.00, ku pjesmarrës ishte edhe drejtori sportiv Mikael Pretz. Babel deklaroi të shtunën se kishte marrë informacion, sikur klubi nuk dëshironte të rinovonte kontratën e tij, që skadonte në fund të sezonit.

“Do të isha i kënaqur të qëndroja me ekipin deri në fund të sezonit, deri sa kontrata të mbarojë”, - deklaroi tekniku pas barazimit 1-1 me Hofenheimin. Babel tha se kishte informuar Prets për vendimin e tij gjatë pushimit prej ndeshjeve kombëtare në nëntor, por Pretz tha se Babel i kishte thënë atij vetëm të martën e kaluar. “Kur dikush mendon ndryshe, atëherë mund të mos të ketë dëgjuar siç duhet”, - u kundërpërgjigj Babel.

Media gjermane raportoi se ish-trajneri i Frankfurtit, Mikael Skibe, është renditur si zëvendësuesi i tij. Ish-mbrojtësi i Bajernit të Mynihut dhe Liverpulit, Babel, udhëhoqi Hertën drejt ngritjes në Bundesligë, duke fituar Divizionin e Dytë në sezonin e tij të parë në detyrë, vitin e kaluar. Herta gjendet momentalisht në vendin e 11-të të Bundesligës.



Raush mohon kontaktet me Bajernin

Sulmuesi i Borusia Mynshengaldbahut, Marko Raush, theksoi se ende nuk kishte marrë asnjë ofertë nga Bajerni i Mynihut. Lojtari i kombëtares gjermane ka kaluar një formë madhështore në edicionin 2011-’12 dhe Bajerni mendohet se është duke vëzhguar progresin e Raush. Sidoqoftë, transferimi duket ende larg.

“Ende nuk kam marrë një ofertë nga Bajerni i Mynihut. Njerëzit që shkruajnë këto gjëra, me siguri dinë më shumë nga unë. Nuk di për asnjë nga këto raportime, sikur Bajerni mund të bëjë presion ekstra mbi një klub ose lojtar. Nuk i di arsyet që fshihen pas kësaj. Unë kam një kontratë deri më 2015-n, ndaj është një opsion real që do të qëndroj me M’gladbah edhe pas këtij sezoni”, -deklaroi Raush për “Express”.
 

cent

Banned
Titulli: schalke 04

Schalke, gati surpriza kundër Bayern

Schalke 04 është gati që t’i shkaktojë Bayernit zhgënjimin e parë të sezonit, të paktën sipas kapitenit Jan-Klaas Huntelaar.

Holandezi, në një intervistë të publikuar të premten në faqet e “Kicker”, u shpreh se “skuadra është në formën e saj më të mire. Fitorja në Pire përballë Olimpiakosit, na ka dhënë shumë moral per kete sfide”.

Duke folur për ballafaqimin me favoritët për të fituar titullin në Gjermani, qendërsulmuesi pranoi se “do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por Schalke i ka të gjithë mundësitë që përpara publikut, të mposhtë një ekip të fortë si Bayern, duke konfirmuar se jemi seriozë në pretendimin tonë për titullin kampion. Ekipi eshte me te vertete kompakt dhe kjo eshte forca jone kryesore”.

Përveç momentit të mirë të formës që po kalon skuadra nga Gelserkirshten, në rikthimin e entusiasmit ndikojnë edhe rikuperimet e disa futbollistëve kryesore.

Ditën e premte, në stërvitje me regjim të plotë u rikthye Sergio Escudero, duke bërë që mungesat e vetme për supersfidën e javës së katërt të Bundesligës të jenë mesfushori Obasi dhe sulmuesi Marica.

Schalke 04 dhe Bayern përballen ditën e shtunë, në orën 15:30, pasi të dy klubet arritën të fitojnë në debutimin e tyre në Champions League në mesjavë./tch
 
Top