Sekrete të vogla bukurie

Maskat e bukurise​


Maskat e fytyres jane bere produktet me te preferuara te femrave, dhe tregu ofron nje game te gjere produktesh, specifike per cdo vecori.


Maskat aplikohen ne nje lekure te pastruar mire, duke e shtrire nje shtrese te produktit e cila duhet te reagoje per 10 minuta. pas ketij momenti, maska shpelahet me uje te vaket. Per te pasur sa me shume te mira nga perdorimi i maskave, aplikojeni ate pasi te keni bere nje masazh fytres. Zgjedhja e tyre varion sipas tipit te lekures. Per lekure normale eshte ideale cdo lloj maske sipas nevojave te momentit. Per lekure mikse ose te yndyrshme ideale jane ato qe eleminojne, prodhimin e tepert te djerses. Nese keni lekure te thate dhe te ndjeshme te pershtatshme jane maskat hidratante. (ikubinfo)
 
Disa Këshilla Për Make-up​


Për të përgatitur një make-up sa më efikas duhet të fillojme me një lëkurë të pastër dhe të lagësht, në mënyrë që të rrëshkasë më thjeshtë.
“ Pastrojeni fytyren tuaj rregullisht në mëngjes dhe në darkë me një pastrues ushqyes dhe në drejtim për nga lart drejt ballit. Mos e tërhiqni ose shtypni shumë pasi mund të ndodhe irritim I lëkurës.
“ Freskoni fytyren tuaj me një tonik I cili të përmbajë përbërës të cilët I pershtaten tipit të lëkures tuaj.
“ Masazhojeni fytyren tuaj dhe I vendosni më pas një hidratues që të jetë I pershtatshem me tipin e lëkures tuaj. Sigurohuni që hidratuesi që do të përdorni gjatë ditës të përmbajë SPF në mënyrë qe t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme të diellit.
“ Trajtojeni fytyrën tuaj në shtëpi 3-4 here në javë. Vendosni më pas një skrab që të përmbajë eksfoliantë të butë dhe jo te ashpër.
“ Pas eksfoliantit aplikoni një maskë. Shpëlajeni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Një pamje sa më natyrale.​

“ Aplikojeni fondatintën tek faqet, balli dhe mjekra duke perdorur një furcë fondatinte, një sfungjer ose gishtat tuaj. Shpërndajeni deri te vija e flokëve dhe arrini një ngjyrë të përshtatshme me lëkuren tuaj.
“ Vazhdoni t’a shpërndani deri poshte mjekrës deri te qafa në mënyrë që të keni një shpërndarje homogjene. Kontrolloni fytyrën dhe qafën tuaj në pasqyrë në mënyrë që të kontrolloni nëse e keni shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën.
“ Nëse zona poshtë syve tuaj është akoma e zezë ose e kuqe atëherë mos vini më fondatintë thjesht do t’a përkeqësonit. Do ishte më mirë të përdornit një korrektor.
Këshilla
“ Zgjidheni me shume kujdes fondatinten tuaj. Kur të provoni tonalitetet e ndryshme të fondatintës , zgjidhni një që të përshtatet ekzaktësisht me ngjyren e vijes sënofulles tuaj. Do të ishte mire t’a kontrollonit tonalitetin në një pasqyrë në një ambjent të jashtëm në mënyrë që të shihni si duket në dritë natyrale.
“ Filloni njëherë me sasi të vogla fondatinte më pas mund t’a rrisni atë.

Si të fshehësh shenjat.​

“ Korrektori është më I dendur sesa fondatinta duke mbuluar gjithë shenjat e padëshiruara dhe hiperpigmentin(pjeset e kuqe). Mund të përdoret sipër fondatintës ose dhe pa të fare dhe qëndron gjatë.
“ Meqënëse pjesa poshte syve tuaj është më transparete ajo duket më e errët sidomos te pjesa tek cepat afër hundës. Vendosni disa pika të vogla poshtë syve, te zona që duam të mbulojmë dhe shpërndajeni atë në mënyrë homogjene.

beauty.al​
 
Floke kacurrela: prerje dhe kujdesje​


Per te gjitha vajzat me floke kacurrela, ja disa keshilla te duhura mbi prerjen dhe kujdesin e flokeve.

Pike se pari duhet te dini qe floket me rrica duhet te prehen shpesh, ne krahasim me ato te drejte, kjo vjen sepse keto kane nje tendence per majat e dyfishta. Rricat tentojne lehtesisht te behen shume te ashper dhe te elektrizuar, spese me majat e hapura mbajne me veshtiresi substancat ushqyese per te cilat kane nevoje qe te jene te bute dhe elastike. Per ti pasur gjithenje ne rregull, duke marre parasysh se floket me rrica jane te veshtire per ti nenshtruar, duhet te tentoni per nje prerje skarlat, e cila dhuron me shume levizje dhe i ben te duken gjithemone me voluminoz. Me paas perdorim nje balsam te mire, per te shoqeruar larjet, dhe per te nenshtruar ato, zgjidhen produkte te cilet nuk jane te rende dhe te mos ulin elasticitetin e rricave. Me mire synoni per formulat e lehta per te perdorur edhe ne floke te thate.

ikubinfo
 
Si te lyeni e floket vet​


Para se gjithash, per te mos gabuar ne realizimin e lyerjes se flokeve, duhet te zgjidhni tonalitetin e duhur qe ben per ju, duke u konsultuar me tabelen kur zgjidhni bojen.

Per ato qe jan brune apo geshtenje, per te kaluar tek biondja, e vetmja zgjidhje eshte dekolorimi, i cili lejon te celni floket deri ne 6 tonalitete.

Mbasi ti keni dekoloruar floket vazhdohet me realizimin e nuances se biondes qe keni zgjedhur, por gjithemone duke respektuar kohembajtjen e sygjeruar, dhe duke vazhduar trajtimet finale te keshilluara per te fiksuar ngjyren.

Per sa i perket mbajtjes duhet te keni parasysh qe kjo lloj lyerje duhet te perseritet cdo muaj. Tonalitet e arta mbulojne shenjat e rrudhave dhe i dhurojne fytres disa vite me shume.

ikubinfo
 
Te rinoni floket tuaj​

Per te rinuar floket apo ti keni sa me pak te ashper duhet vetem ti lani me kujdes, ashtu sic bejne parukieret. Mjaftojne pak pasazhe dhe do te vereni menjehere diferencen!

1- Krihini floket deri sa ti keni bere te shkrifet.
2- Njomini mire me uje.
3- Perdore pak shampo.
4- Shtrijeni ate ne te gjithe gjatesine e flokeve.
5- Shpelajini mire per gati 4-5 minuta
6- Aplikoni balsamin ne majat e flokeve ( jo ne rrenje)
7- Shpelajini floket mire per te mos lene balsam ne to.

Kur te thani floket mos harroni te mbani tharesen me nje distance prej 15cm. Mos e teproni me produktet per te fiksuar floket, aplikoini ne sasi te pakta, sepse nje nder shkaqet e problemeve ne floke munds te jene ato./
 
Floke te lyer, si te mbrojme ngjyren​

Ngjyra e flokeve, me kohen ka tendenc te ndryshoje, tonalitetet marrin nje sfumature me te celet. Mbi te gjithe ne vere me diellin dhe ujin e kripur, ndryshimi shihet dukshem dhe zakonisht nuk eshte gje e bukur.


Problemi eshte se cfare duhet te bejme per te mbrojtur ngjyren. Per fat te keq, ngjyratr nuk qendrojne per nje kohe te gjate ne koke dhe duke i lyer vazhdimisht floket nuk eshte nje zgjidhje ideale.

Rrezikojme te prishim rrenjen e flokeve. Keshtuqe ekzistojne kura post lyerjes. Kur shkoni te parukieri kontrolloni qe pas lyerjes te perdore fiksues. Me pas ne ditet ne vazhdim, ne shtepi, perdorni per floket tuaj larje me produkte per mbrojtjen e ngjyres.

Gjerat per te evituar:

1- Uji shume i ngrohte humb shkelqimin e flokeve
2- Ekspozimi i tepert ne diell
3- Mos aplikoni vaj apo balsam me proteina kur jeni ne diell pasi kufizon ngjyren te futet ne thellesi te flokeve.

ikubinfo
 
Tre menyra te thjeshta per te disiplinuar floket.

Si te kujdeseni per floket ne menyre te thjeshte.


1- Hidratimi.

Dieta luan nje rol shume te rendesishem per te pasur floke te shendetshem dhe te shkelqyeshem, keshtuqe ushqeinine menyre korrekte! Te hani mire, te pini shume uje dhe te keni nje nate te mire ne gjume, te ndihmone te keni floke te mire, sigurisht duke perdorur dhe produktet per to. Provoni te aplikoni ne floke nje maske hidratuese me aksion intensiv, nje here ne jave, per ti dhene force dhe vitalitet flokeve.



2- Nje prerje e duhur.

Nje prerje e re mund te jete celesi i shendetit te flokeve, por duhet te zgjidhni ate qe ben per ju. E vetmja menyre per te qene te sigurt se nje model i ri flkesh ju shkon, eshte ti drejtoheni nje parukieri te mire.


3- Nje stil suksesi.

Nuk eshte gjithemone e lehte te dish te mbash nje model te ri flokesh, keshtuqe mundohuni te zgjidhni ate qe eshte i thjeshte per tu mbajtur. Perpiquni te mos terheni nga entuziazmi i nje modeli te ri. Mos harroni se do te jeni ju vete qe do te beni modelin, kur te jeni ne shtepi. Pyesni parukierin se cfare duhet te beni dhe si te kujdeseni per modelin e ri te flokeve, produktet qe duhet te perdorni etj.

ikubinfo
 
Floke: Si te krijojme rrica perfekte

Nese keni floke te gjate apo gjysem te gjate mund te krijoni modele shume te bukur vet, elegante, praktik etj.

Nese deshironi qe te pakten per nje dite ta keni koken me rrica do tju mjaftoje pak durim dhe disa aksesor te nevojshem. Keni floke te drejte dhe do tju pelqente te pakten te kishit nje model ndryshe, me onde apo me rrica per nje rast te vecante?

Atehere gjeni nje mashe per floke me rrica, pasi te keni lare floket, ndajini ne tufa. Ne cdo tufe spruconi pak llak, ngrohni mashen dhe rrotulloni nje nga tufat e flokeve ne te, majat mund ti lini te drejta per te pasur nje model sa me trendy.

ikubinfo
 
Floke te gjate: rrathet

Efekti eshte pa dyshim pak retro, por nese keni floke te gjate dhe fytyre te rrumbullaket nuk duhet te hiqni dore nga rrethi i flokeve. Nga pasarelat e modes Chanel, Gyvenchy dhe Dolce & Gabbana, aksesori behet simbol i feminilitetit te veres 2009.

Mund ta zgjidhni ne shume variante: fasho, ne stilin e viteve 80, fjongo, bizhu etj. Stilistet e medhenj e kane menduar ta kombinojne per cdo veshje.

FileContentCAF9BDQ0.jpg


Ja disa keshilla per ta vene pa merak

Rrathi shume i holle, eshte ideale per nje efekt natyral. Mund ti mblidhni floket bisht apo topuz dhe me pas ta vini. Eshte e preferueshme te jete me te njejten ngjyre te flokeve, dhe do te ngjaje sikur modeli juaj ka nje onde te lehte. Ndersa me ngjyra te ndezura eshte me mire ti keni floket te leshuar.
Nje gje tjeter e rendesishme eshte ta kombinoni me makiazhin. Duhet te keni nje imazh te brishte dhe elegante. Ngjyrat e makeup-it te ketij viti jane ato te ngrohta. Vajzat geshtenje mund te kombinohen me kete tonalitet, ndersa biondet jane tek bluja dhe tek vjollca.

ikubinfo​
 
Kopjoni modelin e flokeve te vipave

Te shkurter, te mesem, te gjate bejini floket si te vipave

1.jpg


2.jpg


3.jpg


5.jpg


6.jpg


7.jpg

ikubinfo​
 
Cfare ngjyre te zgjedh?

Nje ngjyre e erret ka tendence te zvogeloj, theksoje tiparet e fytyres, efekti final varet nga ku lokalizohet ngjyra, ne ane, ajo ka veti te holloje, ne palpebra, thekson syte, ndersa ne faqe ka nje efekt "fryrje".

Gjithashtu edhe kur luani me ngjyrat ne harkun e vetullave, e beni per te pasur nje shikim me intensiv, manjetik dhe interesant, ndersa ne hunde per tu dukur me e holle dhe e vogel perfitohet nga nje ngjyre e erret ne anet e saj. Mos harroni, nuk eshte e nevojshme te trukuheni shume per tu dukur te bukura, se do te shkoni ndaj efektit "plakje".

ikubinfo​
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Trajtime per te rinuar fytyren

trajtime-te-ftyres.jpg
Fytyra eshte e ndertuar nga detaje te vogla te cilat e bejne ate interesante.

Mund te jete nje fytyre e bukur, por “pa shpirt”, dhe per kete duhet te beni kujdes nga kirurgjia plastike, pasi ndonjehere ndodhe qe per te eleminuar ndonje difekt, mund te shkaktohen deme edhe me te medha.
Mikrodermoabrazioni eshte nje teknik estetike shume e perhapur per te rinuar lekuren, ajo ben ndryshime ne strukturen e lekures, te njejte me ate te sherimit te plageve.
Ne kete menyre ekuilibron perseri shenjat e kohes. Kjo teknike, reagon vetem ne siperfaqe, dhe duhet te perseritet periodikisht."Keshilla"
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Disa këshilla për një pamje gjithmonë të bukur
1267537768-grua_e_bukur.jpg
Ua zbulojmë disa mënyra të cilat do t’u ndihmojnë që gjithmonë të jeni e bukur, në shtëpi, punë dhe kur të dilni në qytet. Gjeni ngjyrat tuaja
Ekspertët e grimit thonë se raporti i cili arrihet me anë të grimit midis buzëve dhe syve, ka rolin kyç në pamjen e hijshme. „Ngjyrat duhet të jenë moderne, por jo tepër në trend“, pohon një eksperte. Kombinimi më i mirë është ai midis syve ‘smokey eyes’ me tone braun dhe buzëkuqit ngjyrë trëndafili.

Relaksohuni

Qëllimi i grimit të përsosur është që të dukeni sa më e natyrshme, ashtu sikur që duket aktorja e mirënjohur Eva Longoria Parker. „Nuk është e thënë që të jeni e përsosur nga koka deri te thembrat, në mënyrë që të tjerët t’ju marrin seriozisht”, thotë stilisti Petty Wood. „Lirisht evitoni përdorimin e takave tepër të larta, kurse flokët duhet t’i lini që të bien lirshëm“.

Mos e kurseni parfumin

Femra që ka syza të markës së njohur, një çantë të madhe për laptop dhe stil gjithmonë të bukur të flokëve, kurrë nuk kursen në parfum. Bile edhe gjatë fundjavës, kur të veshë xhinsa dhe bluzë, pas saj do të mbetet një aromë e këndshme. Nga kjo njihet femra e suksesshme, e vetëdijshme dhe moderne.

Përdoreni llakun e flokëve

Ky produkt ndonjëherë nënvlerësohet, por pa arsye. Ai ju garanton një pamje të mrekullueshme të flokëve çdo ditë, thotë ekspertja e flokëve, Sara Potempa. „Nëse keni flokë të papastra, apo të dobëta, spërkatni ato me llak te rrënja dhe terni me tharëse flokësh për disa sekonda; kaçurrelat më së miri do t’i rregulloni nëse llakun e spërkatni direkt në brushë.

Lidhëset prej gome janë ‘in’

Nëse doni që flokët t’i lidhni në bisht, përdoreni ndonjë lidhëse interesante të plastikës, apo edhe të gomës. Në këtë mënyrë, ju do të keni një pamje rinore dhe të bukur.

Hekurosni flokët

Pa marrë parasysh se a shkoni në punë me veturë, apo me autobus, gjithmonë mund të ndodhë që t’ju zërë shiu dhe t’ua prishë flokët. Stilisti David Evagelista propozon që në ormanin tuaj në punë gjithmonë të mbani një hekur për hekurosjen e flokëve, i cili mund t’ju ndihmojë shumë në këpto raste.

Mësohuni ta veni pudrën

Kur ekspertët flasin për tenin e përsosur, ata mendojnë në vënien adekuate të pudrës. Sa për fillim, duhet ta dini që ekzistojnë pudra për lloje të ndryshme të lëkurës, prandaj ju duhet ta zgjidhni atë që është adekuat për lëkurën tuaj. Pasi që ta keni vënë pudrën, lëkura juaj nuk guxon të jetë as tepër e lagësht, e as tepër e thatë, po ashtu duhet pasur kujdes që shtresat e pudrës të mos jenë të dukshme.

Bëni manikyr profesional

Thonjtë jo të mirëmbajtur gjithmonë paraqesin një pasqyrë të keqe për femrën. Në mënyrë që gjithmonë të keni duar dhe thonjë të rregulluar, pa marrë parasysh punët të cilat i bëni, kërkoni nga eksperti që t’ua lyejë thonjtë me xhel. Në këtë mënyrë, pa shumë mund, gjatë tërë muajit do të keni thonj të përsosur.

Le t’ju zgjojë dielli

Në një botë të përsosur do të duhej të zgjoheshim pa orë me zile, të freskët dhe të ngopur me gjumë. Por, statistikat tregojnë se më shumë se 70% të njerëzve nuk flenë sa duhet. Për këtë shkak, ju preferojmë që të mos flini me perde të lëshuara, lejoni diellin që, me bukurinë dhe magjinë e rrezeve të tij, t’ju zgjojë çdo mëngjes. Por, me kusht që të keni rënë në gjumë me kohë. Më mirë do të ndiheni nëse zgjoheni me rreze të diellit, sesa me zilen irrituese të orës, a celularit. Shqiperia
 

cat-woman

Une jam.....
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

flm per kete teme vertet interesante dhe duhet te dime disa gjera rreth bukurise ......
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

une i bej disa nga keto qe permenden me lart....
 
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Sekretet e bukurisë në kushtet e shtëpisë​

Ka shumë mënyra të tjera të thjeshta, që mund të zgjidhin problemin e shpenzimeve dhe ato janë sekretet e bukurisë në kushtet e shtëpisë, të trashëguara nga brezi në brez, të realizueshme me elemente shumë pak të kushtueshme, që shpesh na ndodhen në shtëpi.

Por bëhet fjalë për një zë që ka impakt shumë të fortë në portofolin e secilës prej nesh. Më poshtë do t’ju bëjmë të njohura disa nga këto metoda, për të qenë gjithmonë në formë, por duke hedhur sytë edhe nga portofoli.

Këto këshilla janë të destinuara për femrat që duan t’i thonë STOP supershpenzimeve për kozmetike, por gjithashtu edhe për ato femra, të cilat edhe pse nuk duan të heqin dorë nga produktet komerciale, kanë dëshirë të eksperimentojnë trajtime të reja.
اdo vit shpenzohen shuma të mëdha parash për kozmetikë, produkte për flokë dhe tipe të tjera produktesh për kujdesin femëror. Gjithashtu, shpenzimet komplekse të çdo gruaje shtohen gradualisht nga viti në vit, si rrjedhojë e futjes në treg të trajtimeve të reja, më efikase dhe të afta t’iu përgjigjen më mirë nevojave të femrave.

*Kujdesi për flokët - Kërkon një balsam intensiv për flokët e tu? Provo majonezën. Aplikoje thjesht në flokë të lagur, krihi dhe mbështilli flokët me një kapuç plastik (si ato të parukierive). Lërini në këtë gjendje për rreth 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm. Majoneza, përmban vajra vegjetale që butësojnë flokët. Gjithashtu vezët që përmban majoneza, lëmojnë dhe forcojnë flokët.

*Natyrisht, është e dorës së parë që të përdoret një majonezë i cilësisë shumë të lartë, në mënyrë që të evitohet që flokët të marrin një erë të keqe dhe që rezultatet të mos jenë të mira. E pabesueshme apo jo, një balsam që është me të vërtetë efikas për flokët, është zbutësi i përdorur për të larë rrobat! Kur ta përdorni mbi flokë, është e nevojshme ta holloni, pasi ndryshe është shumë i koncentruar. Përgatitja: 1 gotë ujë me ¼ zbutës. Shërben për të lëmuar flokët dhe që të zgjidhë nyjet e flokëve të ngatërruar. Ke probleme me skalpin e flokëve?

*Përdor vaj lajthie nëse nuk ke kohë të bësh një shampo. Aplikoje tek skalpi dhe tek rrënjët e flokëve me një tufë pambuk dhe krihi flokët, në mënyrë që ta shpërndani në të gjithë gjatësinë e flokut. Flokët thahen dhe janë menjëherë si sapo të larë. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve.

*Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminoze, të afta të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj.

*Keni probleme me zbokthin, por nuk keni në dispozicion produktin e duhur? Thërrmo aspirina (rreth 30 të tilla) dhe shtoja shampos tënde. Aspirinat shërbejnë për të eliminuar mbetjet nga skalpi kokës. Nëse kërkon t’iu shtosh volum flokëve, përdor birrë. Laji flokët siç bën zakonisht, hidh birrë mbi flokë dhe masazhoi. Lini të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajini. Flokët do të rimarrin volum dhe do të ruajnë më tepër llojin tuaj të krehjes. Sugjerim: më mirë të përdoret birrë e fortë sesa e lehtë.

*Si të gjallërojmë ngjyrën e flokëve bojë kafe? Në një enë, zieni sipërfaqen e jashtme të një qepe të errët, lëngun me pas lëreni të ftohet dhe më pas përdorini gjatë shpëlarjes së fundit kur lani kokën me shampo. Pasi disa praktikave të tilla, do të shihni se flokët do të marrin më shumë jetë. Për t’i bërë më të shkëlqyeshme flokët, shtoni dy lugë uthull gjatë shpëlarjes së flokëve. Acidi i uthullës bën që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.

*Kujdesi për lëkurën - Për lëkurën e ashpër dhe të thatë, veçanërisht për lëkurën tek gjunjët, bërrylat dhe duart, përzieni në masë të njëjtë, vaj vegjetal dhe sheqer të imët, derisa të krijohet një lloj paste. Aplikojeni këtë mbi lëkurë të ashpër dhe masazhojeni në mënyrë delikate për 5 min. Më pas, hiqni pjesën që është me tepricë. Nëse është e mundur, për pastrim mos përdorni sapun, në të kundërt, aplikoni menjëherë krem pas larjes. Keni problem me sytë e fryrë?

*Lini në frigorifer dy bustina çaji që keni përdorur me parë dhe në momentin që doni që të mos keni sy të fryrë, përdoreni duke e mbajtur për disa minuta. Për të larguar ngjyrën kafe nën sy, përdorni feta patatesh. Potasi që përmban patatja, favorizon zhdukjen e ngjyrës së errët nën sy dhe e lë lëkurën të freskët dhe të çlodhur. Kujdesi për thonjtë Për një manikyr të shpejtë dhe cilësor, limoni është solucioni ideal.

Përzieje një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, zhysni gishtat brenda solucionit për 5 min dhe më pas thajini gishtat me një copë të pambuktë dhe të butë. Aciditeti i limonit zbut lëkurët që dalin anash thonjve dhe largon qelizat e vdekura. Faza e tharjes, ndihmon në heqjen e tyre. Me lëkurën e limonit më pas, fërkoni çdo gisht në mënyrë që të favorizohet thithja e vitaminave nga thonjtë, dhe më pas fërkoni thonjtë sërish me një copë të butë, ashtu sikurse lustrohen këpucët.

Përveçse e zbut lëkurën dhe heq qelizat e vdekura, limoni i bën thonjtë të ndritin, sipërfaqen e bën më të bardhë dhe eliminon njolla të mundshme. Nëse të thyhet një thua dhe me vete nuk ke një limë, metoda më e shpejtë zëvendësuese është një kuti shkrepëseje. Pjesa e përdorur për të ndezur kunjat e shkrepëseve është e fortë dhe e ashpër, kështu që është një material i mirë për të limuar thonjtë.

sekretebukurie​
 
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Maske për të zhdukur rrudhat​

Përzieni një të verdhë veze, 1 lugë kos dhe 1 lugë mjaltë derisa të përfitoni një krem të butë. Shpërndajeni maskën nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lereni të veproje për 15 min. Një maskë tjetër për rrudhat është të zieni 2 karota, i shtypni derisa të bëhet një pure e dendur dhe shpërndajeni të ngrohtë në lëkurë. Pas 15 minutash shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Maskë me portokall

ثshtë ideale për të krijuar një efekt energjidhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt. Në të vërtetë mjafton ta lyeni fytyrën me 3 lugë mjaltë, duke evituar zonat rreth syve, dhe pastaj të shpërndani mbi të lëkurën e portokallit (kjo e grirë). Lereni rreth 10 minuta. Mjalti ndihmon për të stabilizuar hidratimin e qelizave dhe portokalli e ushqen atë me vitaminën C.

Maske për sy të enjtur

Zijeni një litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni në të 20 petale trendafili. Lërini rreth 30 minuta, më pas kullojeni. Lëreni ujin e trendafilit të ftohet pak dhe bëni me te kompresa në sy.

Maskë me kungull

Kungulli i verdhë është shumë i pasur me vitaminë A dhe ndihmon për të rigjeneruar lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shëndetshme. Kjo maskë përgatitet në këtë mënyrë.
Zieni një fetë me kungull të prerë në copa për 15 minuta në ujë. Pasi e keni zier shtypeni. I shtoni masës një lugë të vogël me panë të freskët, të lëngët dhe e përzieni mirë. Lëreni masën të ftohet dhe kur ajo të marrë temperaturën e ambientit, përhapeni në fytyrë dhe në qafën e larë dhe lëreni te pushojë në atë vend për rreth 10 minuta. Duhet të evitoni sytë dhe buzët. Më pas, shpërlajeni me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me kremin hidratues që ju përdorni.

Për një fytyrë të pastër dhe me shkëlqim.

Merrni 1 lugë kafe lëng limoni, 1 lugë gjelle sheqer. I përzieni të dyja dhe e aplikoni në fytyrë për 1 minutë. Më pas fytyra pastrohet vetëm me ujë të vakët.

Një maskë tjetër që përdoret në shumë sallone bukurie është kjo:
Merrni 4-5 kokrra luleshtrydhe, 1/3 gotë mjaltë, 1/2 çokollatë, 1/2 gotë shampanje. Në fillim në mikrovalë shkrini çokollatën, ndërkohë që në një grirëse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin, duke i bërë si pure. E përzieni mirë në një tas me çokollatën dhe me një furçë të vogël aplikojeni në të tërë trupin. Në një shishe të vogël sprucoje fusni shampanjën, dhe lagni të gjithë trupin me të. Mbulohuni me letër alumini dhe qëndroni ashtu për 15 min. Më pas shpërlahuni me ujë të vakët.
 
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Si te kujdeseni per lekuren e trupit​

Banjo me kripe

Derdhni 500 gram kripe ne ujin e vaskes. Me pas shkrini dy luge mialte ne nje gote qumesht dhe derdhni brenda ne vaske.
Qetesohuni per rreth 20 minuta ne vaske duke shijuar clodhjen dhe embelisine e ketij momenti.

Banjo me nisheste

Hidhni 200 gram nisheste ne ujin e vaskes.Perzijeni mire dhe qendroni aty per rreth 20 minutash.
Uji me nisheste ne kete rast do te shkepuse qelizat e vdekura nga lekura juaj,,,duke e pastruar ate edhe nga ndonje njolle e mundeshme.
 
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme për thonjtë​

Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thyhen.

Në manikyr gjenden substanca që e forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë.

Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr, mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.
Manikyr i kuq i ndezur
Manikyr i kuq i ndezur, kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mësoni edhe t’i bëni disa truke, siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.

Manikyr rozë
Manikyr rozë dhe perlë i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

Manikyr i purpurt dhe vishnje
Janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Manikyr violet
Manikyr violet, nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit. Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishm në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.

Lëkura
Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa te ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare, si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Kij parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj. Kur thonjtë kanë shenja nga duhanpirja një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve. Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonjtë me vaj ulliri.

Kafshimi i thonjve
Disa detaje, sado në dukje të vogla, siç janë thonjtë e duarve dhe të këmbëve,
mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e të tjerëve. Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ata dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siç luftohet edhe çdo shprehi tjetër.
Për t’i zbukuruar thonjtë tuaj dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë suaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikyrist, sepse për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vetë. Mjafton që një herë në javë, atëherë kur të keni kohë të lirë, t’i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten.

Si t’i lyeni thonjtë?
Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk bën t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim. ثshtë e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë. Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndoshë që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.

Mungesa e vitaminave
Edhe mungesa e vitaminave në organizëm mund të manifestohet me çrregullime tek thonjtë. Nëse thonjtë tuaj bëhen të vrazhdë dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çrregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizëm. Thonjtë, si ata të duarve, po ashtu dhe ata të këmbëve, meritojnë kujdes gjatë gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’u kushtohet gjatë sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuçe. Po ashtu, preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim thonjtë dhe shputat zbuten dhe formësohen më lehtë.

Thonjtë e këmbëve
Gjatë prerjes së thonjve, mundohuni që të jenë të prerë drejt e jo pjerrtas, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjtë i preni pjerrtas, atëherë ata do të mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën ta largoni nga thonjtë. Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se t’i mbathni këpucët, spërkatini ato me pudër pluhur apo spraj. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër farmaci. Kështu, këmbët do t’i keni të freskëta për një kohë më të gjatë dhe do ta pengoni shfaqjen e baktereve dhe të kërpudhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjithë kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjtë tuaj, provoni ta vizitoni ndonjë pedikyrist apo manikyrist, nëse keni në afërsi, dhe konsultohuni me të.

sekrete bukurie
 
Titulli: Sekrete të vogla bukurie

Fshihni shenjat e lodhjes me grim​

Korrektori i vënë në një shtresë të hollë duhet të vihet me kujdes rreth syve, në mënyrë që të mos grumbullohet në rrudhat e imta

Fytyra juaj e zbehtë dhe e lodhshme, pas një jave të tërë me punë dhe obligime, do të shkëlqejë me freski me anë të grimit të ngjyrave adekuate, për vetëm pak kohë.
Qepallat e gjata dhe të dendura i bëjnë sytë që të duken më të mëdhenj. Veni një shtresë shtesë të maskarës në mënyrë që t’i freskoni ato dhe t’i bëni të duken më të gjata.

Pudra ngjyrë pjeshke

Pastrojeni fytyrën me facoletë të lagët dhe vejeni pudrën me ngjyrë delikate të pjeshkës, e cila fytyrës së zbehtë menjëherë i ofron freski.

Korrektori i verdhë

Rrathët e verdhë rreth syve më së miri i kamuflon korrektori i nuancës së verdhë. Korrektori i vënë në një shtresë të hollë duhet të vihet me kujdes rreth syve, në mënyrë që të mos grumbullohet në rrudhat e imta.

Hijet shkëlqyese

Sytë e lodhur freskoni me ngjyra të gjalla të hijeve. Efekti më i mirë arrihet nëse përdoren hijet me pluhur shkëlqyes.

Bojëkuqi delikat

Bojëkuqi i ngjyrës së portokalltë apo ‘terakota’ është i domosdoshëm meqë tërë fytyrës i jep freski. Vendoseni atë direkt në mollëza të faqeve, por kini kujdes që të mos ketë ‘kufij’ të ashpër.

Shkëlqyesi për buzë

Për buzë përdorni shkëlqyes të tejdukshëm, e jo buzëkuq të rëndë ‘mat’. Më i natyrshëm duket shkëlqimi i tejdukshëm ngjyrë kajsie.

aktualiteti​
 
Top