• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Selami plase ?bomben: Basha po demton Shqiperine dhe po destabilizon Ballkanin

legjenda

Tetova
Në Shqipëri, deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mos pjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami prej më shumë se 11 javësh opozita është në protestë, duke kërkuar një qeveri teknike dhe duke mos u përfshirë në zgjedhje e duke bojkotuar parlamentin. Megjithatë, ju nuk jeni parë i përfshirë në këtë protestë. Cilat janë arsyet?

Më lejoni në radhë të parë të falenderoj të gjithë demokratët dhe qytetarët që I janë përgjigjur kërkesës dhe ftesës të Partisë Demokratike, për një protestë masive. Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një shoqëri të hapur se sa protesta dhe përfshirja e qytetarëve. Dhe unë, që në hapat e parë, në atë lagjen e Tiranës, në Qytetin Studenti, ku unë jam caktuar, kam dhënë kontributin tim aktiv që kjo protestë e 18 Shkurtit të bëhej, dhe kam qenë dhe në ditët e para të çadrës.Por vëzhgimi juaj, që ka një tërheqje nga ana ime, është i saktë dhe kjo ka ardhur për shkak të rezervave që kanë shkuar deri në kundërshti, sepse kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, përse këto kundërshti nuk i keni paraqitur pranë forumeve të Partisë Demokratike, a keni kërkuar mbledhjen e këtyre forumeve?

Të falenderoj për pyetjen. Arsyeja që për një problem kaq të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, dhe krizën më të thellë që ka Partia Demokratike në pothuajse 30 vjet të ekzistencës së saj, është se kam pritur që këto forume të mblidhen. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-së, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m’i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave.

Zëri i Amerikës: Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje?

Ishte një shans i humbur dhe shumë i madh. Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot. Siç ka meritat, PD ka dhe përgjegjësinë e saj që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet në historinë 27 vjeçare. Dhe ne këtu jetojmë e banojmë. Dhe ne duhet të ulemi e t’I zgjidhim këto probleme.

Dhe është për të ardhur keq që të dërguarit e Kancelares Merkel, në emër të Parlamentit Europian dhe Bashkimit Europian, por dhe me mbështetjen e administratës së re amerikane, krijuan një platformë për të dalë nga ky problem, dhe adresuan të gjitha shqetësimet që ka me të drejtë opozita, dhe kjo platformë u rrëzua.

Koha po mbaron dhe po të huazojmë një term nga sporti, koha e rregullt në fakt ka mbaruar. Por është akoma një kohë shpresë. Dhe unë akoma mendoj dhe shpresoj që të kapet nga kryetari Basha, të ulet dhe të bëjë diçka të mirë për Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe për çështjen shqiptare.

Zëri i Amerikës: Por ka një këmbëngulje të kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe të opozitës, për të mos u përfshirë në zgjedhje dhe praktikisht po arrihet në limitet e pamundura. Ndërkohë që ka patur një trysni dhe nga faktori ndërkombëtar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu u shpreh se “zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës”, pavarësisht se ai theksoi se ato do të ishin më të mira me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike. Cilat janë pasojat e mospjesmarrjes së opozitë dhe Partisë Demokratike në zgjedhje. Sa rrezikon ajo?

Do të jetë një gabim i rëndë. Dhe una akoma nuk dua të mendoj se kjo do të bëhet realitet. Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump, ishte fare i qartë dhe unë mendoj se do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe një gabim i rëndë historik i kryetarit Basha për të marrë përsipër mospjesmarrjen në zgjedhje. PD është futur në zgjedhje dhe në situata shumë herë më të rënda. Le të kujtojmë vitin 1991, kur ne luftonim kundër diktaturës më të egër në Europë. Ne e dinim se ishte pothuajse e pamundur për të fituar në atë kohë, për shkak të kohës shumë të shkurtër. Megjithatë u futëm . Provuam përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, me fakte, se Partia e Punës nuk është në gjendje të mbijetojë në një shoqëri të hapur. Dhe pas një viti erdhëm në pushtet. Por i bëmë dy ndere të mëdha Shqipërisë. E para shmangëm luftën civile në atë kohë, dhe e dyta e futëm në rrugën e demokracisë. Dhe kjo është e vetmja rrugë. Po kështu dhe ’97.

Këto situata nuk janë më të rënda se kaq. Prandaj nuk dua ta mendoj, dhe i bëj thirrje zotit Basha që të tërhiqet nga ky vendim jashtëzakonisht i dëmshëm, për PD, për Shqipërinë, për çështjen kombëtare dhe për paqen e stabilitetin rajonal. Demokratët duhet të përfaqësohen. Demokratët e vërtetë mezi presin që të rrëzojnë këtë keqqeverisje masive në këtë katërvjeçare. Nuk mund t’ja heqësh dot këtë shans demokratëve. Nuk mund t’ja heqësh dot këtë shans simpatizantëve të PD, elektoratit dhe shumë të tjerëve që mezi presin të rrëzojnë me votën e lirë, si në çdo vend demokratik, këtë qeveri të korruptuar dhe të paaftë katërvjeçare të zotit Rama.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një këmbëngulje dhe se zgjedhjet nuk do të lejohen të zhvillohen. Ka thirrje për mosbindje civile. Si mund të arrihet të bllokohen zgjedhjet?

Kur ti del e thua do bllokoj rrugën nuk ka shumë gjëra paqësore aty. Eshtë një thyerje jo vetëm e jetës së qytetarit por edhe e normave elementare demokratike. Dhe unë shpresoj që të ndërrojë. Dhe shpresoj që sa më parë të thërrasë Këshillin Kombëtarë, të zgjedhim rrugën më të mirë, të kapim këtë moment të vogël. Të mbështetemi te miqtë tanë ndërkombëtarë, amerikanët dhe gjermanët, të cilët po bëjnë të pamundurën, si publikisht dhe privatisht që të mos ta lënë që të rrëshqasë në këtë gabim, sepse ky do të jetë një gabim i rëndë jo vetëm për Partinë Demokratike, jo vetëm për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare por dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Lajmi i Fundit - GazetaExpress
 
Last edited by a moderator:

Guest20

Offline✌
Luli ska fuqi per asgje..eshte Sala ai qe e terheq per hundesh.per te mbuluar veten,per te mos u perballe me vetingun!
 

Darius

La vita è bella...
Cfar mund te presesh tjeter nga nje Amerikano nga Librazhdi.

Qesharak!

Darius
 
Nuk eshte vetem Selami.
Edhe Bregu i ka dale kunder.
Edhe Topalli.
Edhe baza demokrate ka gati listen me emrat.
Demokratet nuk kane interes te mos futen ne zgjedhje vetem e vetem per te shpetuar salulin nga vetingu.
salulit i ka ikur petlla.
Uroj sinqerisht qe demokratet ne tere Shqiperine ta kuptojne qe ai po i con drejt gremines.
 

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
PD-ja duhet te hyje ne zgjedhje, pavarsisht rrethanave. Ne fakt zgjedhjet e kane nje rezultat... FITON PS.... Pse?
U investua shume gjate ketyre kater viteve ne Shqiperi.... Ku? As Rama nuk dinte se ku kur beri interviste me Ylli Rakipin, por te gjithe ne e dime se ku... Ne KANABIS.... Kanakari i Rames, Saje Qorri e beri detyren me se miri. Bashke me fermeret arriten ta "gjelberojne" cdo pellembe toke te memes sone Shqiperi. Jo te gjithe ja volen frutet, sepse shume fshatare rane ne BURG se kemi shtet... Trafikantet e lidhur me shtetin punuan rehat, si per dreq pa paguar as edhe nje takse ne llogari te arkave te shtetit. ;) Ne fakt u grumbullua aq shume PARA sa as bunkeret e xhaxhi Verit nuk po e nxene dot. Filloi parakohe parakalimi i skafeve ne detin JON sa edhe Italia u gjet e papergatitur nga fluksi i qejflinjve me SKAFE qe per qejf kalonin edhe ca tonelata me BAR ne shtetet fqinje pasi kishte rene kriza e madhe aty dhe bagetia nuk kishte te hante BAR... Aq shume bar u prodhua sa edhe policia kapi ca tonelata por per fat te keq per arsye joprofesonale nuk rregjistroi Emrin e Pronarit qe me pas te certifikohej nga Prokuroria. :(
Nje llogari e thjete tani qe mos dal nga konturi i temes. 1 Trafikant puneson 200 punetore te cilet secili jane pjese e nje familje me te drejte vote deri te dy-tre veta. Totali 60 per fshat. 2 mije fshatra here 600 votues PS per fshat 120.000 vota. (vlera minimale po flas) rreth 300.000 te punesuar militante ne cdo qelize te aparatures shteterore sikur te kene edhe nje vote total plus 300.000 te tjere... pjesa tjeter jane zona gri dhe militantet e partive te tjera qe minus PD bejne nje pakice... TA GEZOJME MBRETIN RAMA 1.
PD duhet te jete pjese e zgjedhjeve dhe nuk duhet te kete alternative tjeter por ta dije qe eshte e humbur thellesisht.... si mund ta shmange.... Menyren e ka gjetur, ka gabim organizimin dhe objektivat te cilat i ka vetem politike dhe aspak ekonomike prandaj ska edhe mbeshtetjen e duhur nga masa.
Populli yne facebookist dhe ndjekes masive portalesh online dhe "denoncues kunderpadretesive" DELE, por duhet te dije qe eshte dele e trullosur nga era e BARIT dhe ska per te pare me hajer sa ka PIKTORE mbi koke.

Shume u zgjata por bera nje analize si prej fshati qe jam qe vetem fshataret dhe delet mund ta kuptojne. ;)

Hajde Tung. :)
 
Majlinda Bregu
PD duhet të hyjë në zgjedhje

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë, mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Europiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hiç për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gjë pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del e na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për t’u dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtarë.

Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

Dhe ju siguroj, të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zëri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.

Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!

Dhe unë jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nëse ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë europiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik për çdo paudhësi më të madhe!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Nuk eshte vetem Selami.
Edhe Bregu i ka dale kunder.
Edhe Topalli.
Edhe baza demokrate ka gati listen me emrat.
Demokratet nuk kane interes te mos futen ne zgjedhje vetem e vetem per te shpetuar salulin nga vetingu.
salulit i ka ikur petlla.
Uroj sinqerisht qe demokratet ne tere Shqiperine ta kuptojne qe ai po i con drejt gremines.
Prit se edhe Bregut edhe Topallit do i gjejme ndonje prejardhje per ti demaskuar si qesharak.
Ne kete situate ku po e cojne PD te vetmen parti opozitare por edhe Shqiperine , kjo po eshte Qesharake!
Une personalisht nuk kuptoj sesi ka njerez qe i shkojne pas cmendurise se Lulit....kur ne fakt duhet ti bejne nje note proteste dhe ta detyrojne te leshoj PD.
Po glorifikojne PS dhe Edi Ramen dhe merren me republiken e re ......turp edhe pse turp skane!
 

Darius

La vita è bella...
Si ka mundesi qe te kete shqiptare normale me sy, veshe, mendje dhe zemer qe do te donin akoma ne pushtet kete Qeveri !?

Kohe me pare komunistet akuzonin opoziten si bashkepunetore te armikut dhe tradhtare te popullit, Demokratet e akuzojne si te korruptuar, mafioze qe do te thote perseri ne thelb, tradhtare e interesave te popullit. Turpi eshte se, ndersa flasim ketu per pluralizem dhe demokraci, pushteti mezi e fsheh deshiren per te qene i vetem, pa opozite, pa gare politike, pa nje force politike qe i kercenon pushtetin.

Pra, ajo qe me shqeteson sot eshte dalja gjithnje e me ne pah e nje pushteti qe kerkon te jetegjatesohet si pushtet jo nepermjet sukseseve reale ekonomike, jo duke i deshmuar popullit se sa i mire eshte ai dhe qeverisja e tij, por se sa e keqe eshte opozita.
Per demokracine ky degradim eshte forma me e rrezikshme e degjenerimit te nje pushteti, sepse kercenon thelbin e demokracise qe eshte liria politike, pluralizmin.

Darius
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Si ka mundesi qe te kete shqiptare normale me sy, veshe, mendje dhe zemer qe do te donin akoma ne pushtet kete Qeveri !?

Kohe me pare komunistet akuzonin opoziten si bashkepunetore te armikut dhe tradhtare te popullit, Demokratet e akuzojne si te korruptuar, mafioze qe do te thote perseri ne thelb, tradhtare e interesave te popullit. Turpi eshte se, ndersa flasim ketu per pluralizem dhe demokraci, pushteti mezi e fsheh deshiren per te qene i vetem, pa opozite, pa gare politike, pa nje force politike qe i kercenon pushtetin.

Pra, ajo qe me shqeteson sot eshte dalja gjithnje e me ne pah e nje pushteti qe kerkon te jetegjatesohet si pushtet jo nepermjet sukseseve reale ekonomike, jo duke i deshmuar popullit se sa i mire eshte ai dhe qeverisja e tij, por se sa e keqe eshte opozita.
Per demokracine ky degradim eshte forma me e rrezikshme e degjenerimit te nje pushteti, sepse kercenon thelbin e demokracise qe eshte liria politike, pluralizmin.

Darius
Nuk ka vend fare per "mezi" , eshte ashiqare qe nuk e fsheh, por si po sillet opozita pervec kesaj deshire , i dha mundesine Edi Rames te jete "Mbret" ...ndoshta as ai vete se kish menduar kurre se do arrinte kete piedestal ku e vendosen e djathta Shqiptare.
Eshte turp e faqa zeze sesi komponent te te djathtes po bejne kete loje te piset ne kurrizin e atyre qe besojne vertet tek ajo parti.
Eshte turp e faqa zeze edhe per ne "komunistat" ti japim Edi Rames kete pushtet absolut nder duar.

Po e djathta vazhdon me kokefortesine e nje femije plangprishes dhe pa kurrfare objektivi te qenshem.
Edhe pse ska njeri qe nuk i kupton qellimet e verteta te dyshes Basha-Berisha....ndoshta vetem bufi si kupton.
 
Top