• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sëmundjet e rënda, si i përjetojnë fëmijët e Onkologjikut

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Psikologja e shërbimit të Onko-Hematologjisë në pediatrinë e QSUT-së tregon eksperiencën e saj me psikologjinë e fëmijëve

Janë shumë të ndjeshëm dhe të zgjuar. Madje, dinë emrat e ilaçeve më të vështira dhe të gjitha procedurat e trajtimit.

Mundohen me çdo kusht, që të mos bien pre e izolimit nga bashkëmoshatarët e tyre, për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë, por jo të gjithë ia dalin. Bëhet fjalë për fëmijët e pavionit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", të cilët luftojnë çdo ditë me sëmundjet e rënda që kanë.

Në intervistën për "Shekullin" psikologja e këtij pavioni, Jolka Nathanaili rrëfen punën e saj me më fëmijët, të cilët mundohen me çdo kusht të sfidojnë realitetin dhe të ndihen njësoj si të tjerët. Por, nga ana tjetër, ajo rrëfen edhe çastet më të hidhura që e bëjnë të harrojë profesionin, kur ndonjëri nga fëmijët ndahet nga jeta.

A ka dhënë efekte shërbimi psikologjik te pacientët, duke qenë se në vendin tonë ky shërbim është një risi dhe ku konsiston ky shërbim?
Përgjithësisht, këto efekte nuk është se janë të dukshme për njerëzit që janë jashtë familjes. Përgjithësisht, mund të dëshmojë familja se çfarë ndryshimi ndodh te fëmijët. Ne mundohemi të lehtësojmë nëpërmjet teknikave të lojës individuale ose në grup, fëmijët duhet të çlirohen nga ngërçi psikik, i cili shtohet edhe nga periudha e gjatë e shtrimit të fëmijës në spital.

Psikologu mundohet, që të mund të krijojë një hapësirë të lirë mendore, në mënyrë që të mund të ketë akses edhe në botën e lojërave dhe shoqërisë së tyre, pasi një ndër problemet e shtrimit të fëmijës për një kohë të gjatë në spital është se ata shkëputen nga bota e tyre, duke mos pasur guximin për të luajtur me shokët e tyre dhe duke krijuar një farë izolimi në vetvete. Roli ynë konkretisht është që të shkatërrohet, pikërisht, kjo mbyllje e fëmijëve të sëmurë në vetvete.

Ju jeni psikologe e fëmijëve që kanë sëmundje të rënda, madje shpesh, edhe të papajtueshme me jetën. A ndodh që fëmijët të kuptojnë diçka mbi sëmundjen e tyre dhe si reagojnë ata?

Fëmijët i kuptojnë shumë mirë gjërat. Ata janë të aftë të mbajnë mend edhe emra ilaçesh nga më të vështirat, saqë edhe vet unë nuk mundem t'i mbaj mend. Fëmijët i kuptojnë pothuajse të gjitha gjërat që ndodhin në trupin e tyre, pavarësisht se ata nuk shprehen si të rriturit, por ata kuptojnë. Mendoj se mendimi që fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë duhet rrëzuar, pasi ata dallojnë edhe të vërtetën nga gënjeshtra.
Në çfarë formash e shprehin fëmijët shqetësimin ndaj sëmundjes së tyre dhe faktit se nuk janë si të tjerët?

Në përgjithësi, ata tërhiqen nga fëmijët e tjerë, duke u izoluar në vetvete. Ka raste kur këta fëmijë mbimbrohen nga prindërit e tyre. Kur nënat marrin vesh diagnozën e rëndë të fëmijës së tyre, kanë tendencë për ta larguar fëmijën e tyre nga lojërat dhe shoqërisë me fëmijët e tjerë me qëllim që të mos dëmtohen, por kjo është një mënyrë e gabuar, pasi ndihmon në izolimin e tyre dhe i ndrydhin ata.

Fëmijët duhet të luajnë, nëse e kërkojnë lojën, pasi kjo rrit performancën e tyre dhe në përgjigjen e trajtimeve shëndetësore. Sigurisht, që në repartin tonë janë fëmijë të sëmundje të rënda dhe të gjata, por ata nuk duhet të izolohen.

Loja i ndihmon ata edhe që mjekimi dhe trajtimi të jetë më i lehtë ndaj tyre dhe të mos dëgjohen të qarat e larta të fëmijëve. Pra, loja dhe shoqëria e fëmijëve të sëmurë i ndihmon që të krijojnë qetësi dhe të sfidojnë izolimin nga sëmundja.
Cilat janë momentet më të trishtueshme në punën tuaj?

Trishtimi më i madh është kur humbet jeta e fëmijëve. Të implikon kjo tragjedi, pavarësisht se duhet të ruajmë një lloj distance profesionale. Kjo është diçka që e kalon cakun e ndërgjegjes, pasi ti nuk ke më në dorë më jetën e fëmijës dhe nuk mund të bësh më asgjë për të. Prognozat e vështira kanë një ndikim negativ edhe te stafi mjekësor për humbjet e pashmangshme që mund të ndodhin sidomos te fëmijët.

Godo kthehet mes pacientëve të saj
Tashmë gjendet në mesin e tyre, e veshur me bluzë të bardhë. Të gjithë e mbajnë mend, sepse vetëm për disa muaj u largua nga pavioni, ku shërben prej vitesh me radhë. Behët fjalë për ish-ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila pohon për gazetën se ndihet mirë në punë e saj, tek u shërben fëmijëve në pavionin e Onko-Hematologjisë.

"Kjo është puna ime dhe ndihem mirë këtu. Janë shumë vite eksperience dhe djerse që kam derdhur këtu mes fëmijëve", pohon Godo, tek porosit pacientët e vegjël që të kenë kujdes tek luajnë. Ndërkohë, ajo theksoi se është e vendosur me gjithë stafin e saj, që shërbimi që drejton të përmbushë nevojat e pacientëve, pasi ata vuajnë sëmundje të rënda.

Libri i parë, ku fëmijët mësojnë për sëmundjen që kanë

Për herë të parë, në pavionin e një spitali, pacientët do të kenë mundësi, që të njihen me simptomat e sëmundjes së tyre, si dhe trajtimin e saj. Në spitalin e pediatrisë në Tiranë, në pavionin e Onko- Hematologjisë, ku janë të shtruar fëmijë të moshave nga më të ndryshmet, me sëmundje të rënda të gjakut, është promovuar libri. "Një libër për ju dhe për fëmijën tuaj".

Libri synon që të thyejë mentalitetin që kanë prindërit, për të mos i njohur fëmijët me diagnozën e sëmundjes se tyre, si dhe me kurimin e saj. Sipas psikologeve, kjo është një metodë që përdoret në spitalet evropiane, si në ata të Francës, pasi nëpërmjet saj, synohet përmirësimi i gjendjes psikike të pacientit.

"Ne jemi pavion i onko - hematologjisë, ku trajtohen sëmundjet si anemitë e thella, sëmundjet e gjakut. Kemi trajtimet e kancerit të gjakut, sëmundje të vështira, që duan një lloj kujdesi. Libri ndërmjetëson komunikimin, për shembull me thënien e diagnozës familjes është një lloj ndryshimi i madh që ndodh, si dhe për fëmijën", thotë Jolka Nathanaili, psikologe në pavionin e onko-hematologjisë.

Libri në përmbajtje të tij ilustron sëmundjet e rënda nëpërmjet figurave dhe këshillave, të cilat edhe pse flasin për simptoma nga më të rëndat në organizëm, janë të shpjeguara në formë humoristike.Shekulli
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me vertet eshte.... gjynaf per ata femije...qe sdine ca eshte femini...
 
Top