Serbia e mbytur në borxhet e Titos

Lauri

Anunnak
Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24.8 miliardë euro

Këtë vit arka e shtetit të Serbisë do të “boshatiset” edhe nga 300 milionë euro që janë borxhe të vjetra nga koha e Titos, të cilat Beogradi duhet t’i paguajë. Në atë kohë kryeministër i Jugosllavisë ishte Veselin Gjuranoviç.

Sipas gazetës serbe “Blic”, bëhet fjalë për barrën më të madhe kreditore që Serbia sivjet duhet ta kthejë, rreth 289.2 milionë euro.

Kreditë, Serbia duhet t’ua kthejë klubeve të Parisit e të Londrës, Bankës Botërore dhe asaj Investuese Europiane. Shuma e përgjithshme është 8.8 miliardë euro. Më së shumti duhet t’i kthehet Klubit të Parisit 103.6 milionë euro, Bankës Botërore 74.7 milionë, Klubit të Londrës 53.8 milionë dhe BE-së 44.7 milionë euro.

Borxhi publik i Serbisë aktualisht është 24.8 miliardë euro.
/Voal

tito4_zpslyok7cqb.jpg
 
jana80

Super Moderator

:) aty te paguajne ...
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Nje vend i vogel, siq eshte Serbia, qe shkakton 4 luftera brenda nje decenie nuk ka se te perfundoje ndryshe.
 
Top