Shaban V. Ajvazi

Ylli-1

Etnoshqiptar
Shaban V. Ajvazi u lind me 06 Mars 1958 ne Fshatin e Vjeter te Ferizajt - Kosove, ne nje familje te varfer fshatare si femiu i trete me radhe. Babai i tij ishte punetore ndihmes (sherbyes teknik) ne shkollen e fshatit, kurse nenen e kishte amvise (shtepiake).
Shkollen fillore - 4 klaseshe (nga e para deri ne te katerten) e mbaroi ne fshatin e lindjes, gjersa nga klasa e peste deri ne te teten ne Ferizaj. Shkollen e mesme teknike drektimi i makinerise e mbaroi po ne Ferizaj ne vitin 1976. Pastaj vazhdoi shkollimin ne Universitetin e Prishtines - Fakulteti Teknik - Drejtimi Makineri Prodhuese ku u diplomua ne Prill te viti 1982.
Ishte pjesemarres aktiv ne levizjen studentore te viteve 81/82.
Punoi si mesimdhenes ne shkollen teknike ne Ferizaj qe nga shtatori i vitit 1981 ku pas tri vitesh kalon ne Fabriken per Prodhimin e Veglave ne Ferizaj si konstruktor, pastaj drejtor teknik dhe me vone si koordinator i byros konstruktive. Pas vitit 1992 iu rikthye punes ne arsim, duke lixheruar lenden e Makineve Peshengritese dhe Transportuese ne Shkollen e Larte Teknike ne Ferizaj, ku vazhdoi deri ne vitin 2000 si dhe disa lende teknike ne Shkollen e Mesme Teknike ne Ferizaj. Prej vitit 2003 - 2008 punoi ne kolegjin privat "Aga Xhite" ne Ferizaj dhe ate "Univesum" ne Prishtine.
Me veprimtari poetike filloi te merret qe nga klasa e katert e shkolles fillore pra qe ne moshen 10 vjecare (viti 1968). Gjate shkollimit te mesem ishte aktiv ne grupin letrat te shkolles, pjesmarres aktiv ne mbremjet letrare dhe fitues i disa cmimeve.
Pervec paraqitjes publike neper mbremjet letrare ishte pjesemarres edhe ne konkursin e poezise ne nivel te qytetit, ku tri poezi te tije u botuan ne enciklopedine poetike te qytetit.
Deri tani ka te shkruajtura mbi 1200 poezi, kurse ka te botuar nje permbledhje me 60 poezi te titulluar: "Lulet e Helmit"
Pervec poezise kohe pas kohe shkruan dhe ese te ndryshme.
Ne poezine e tije trajton kryesisht tema lirike, por nuk mungojne edhe ato epike dhe sociale.

Ne vazhdim do te sjell disa nga poezite e ketij autori:


TE PRES!



Nën hijen e trungut madhështor
Të pres
Kafen e mëngjesit
Nuk e kam pirë ende!
Një re e zezë mbi kokë më vjen
Dhe njëmijë halle më sjell në mendje!
Të pres renë të ma largosh
Rrezet e diellit me ty do të vijnë
Dhe buzeqëshja ne buzët e mia
E lisi do të jetë dëshmitar
I dashurisë sonë
Në trungun e tij
Dy zemra do të gdhenden
E c'faj ka lisi ti demtojmë trungun!!??
Zemrat do ti gdhendim
Në kokat tona
Truri yn do te jetë
Jasteku i butë
Ku ëndërrat tona
Do të gjejnë prehje
Dhe vetem unë e ti
Do të kemi çelësin
Derën e dashurisë për ta hapur
E trungu madhështorë
Do të jetë dëshmitare
I një dashurie që nuk perëndon
E në vjeshtën e jetës sonë
Gjethet e tijë
Me verdhësine e tyre
Do te flasin për dashurinë
Të rëna mbi kokat tona
Të veshura me pelerinën
E dimrit të jetës sonë!!


18.10.2003 / Ferizaj

KOT

E vështroj diellin
Në fundin e rrugëtimit të tij
Atje ku ai bëhet një me tokën!
E zemra ime kalëron
Kalin e hazdisur
Në horizontet e pa fund
Të jetës së pambarim.
Në rrugën time
Unë kam një qëllim
Ty princesha ime
Me vellon e bardhë
Ndër ujërat e ngrohta
Të lumit të dashurisë.
E dielli në perëndim
Mundohej më kot
Të fshihte shkëlqimin
E puthjeve tona!

19.10.2003 / Ferizaj


NUK JAM

Nuk di në jam
Ai që nuk jam,
Apo dua gjërat
Që nuk mund ti kam
Në humnerë të jetës
Me kokë poshtë jam varë
Dhe në vend të qafës
Në këmbë kam litarë
Fryma po më zihet
Vdekjen shoh me sy
Trishtimi dhe heshtja
Sot me bëjnë shoqëri!
Po vdes dhe po lind
Në një kohë pa shpresë
Trupi po me ngjallet
Por shpirti po më vdes!
N'horizont shoh Mjellmat
Në ferrin e Dantes
Liqeni i اajkovskit
ثshte dritë e natës?
Dhe trishtimi në sy
Sa bukur shëndritë
E mua as hëna
Sonte s'më bën dritë!


22.10.2003 / Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

PRANGAT PثR LIRINث

Luftë, gjak, britma
Liria troket në derë
Nga majat e malit
Zëra vijnë,
اlirimtarët kërcejnë
Nën breshërinë e plumbave
Vallen e lirisë.
E në zemrat tona
Rritet një dëshirë
Një gëzim lulëzon
Luadhet tona
Janë logu
Ku flamuri i lirisë
Krenar valon.

Sot ah sot!
Në Kosovën e larë me gjak
Prangat iu vehen
Trimave të lirisë
E vallen e hedhin
Trathëtarët
E bulevardeve plotë dritë,
Të vdekurit
Nuk mund ti burgosin!?

23.10.2003 / Ferizaj

HIDHثT

Jeta më vret,
Në pranga më lidhë
Lirinë më nxen
Dritën e jetës ma mbyll!
Me vello misteri
Nga tjerët më ndan
Më çmend, më varros
Me dashuri më vranë!
Eh sa e trishtë
Sa shije t'hidhët ka
Dashuri e rreme
e mbyllur n'kala!?
E në zemrën time
Helm dhe vrerë
Jeta nuk me duhet
Vdekja s'me vjen n'derë!!

09.11.2003 / Ferizaj

RRUGA PA SHPثTIM

Jam nisur sonte
Rrugës pa qëllim,
Drejtim nuk kam
Nuk gjej dot shpëtim!

Zemrën e kam nxjerrë
Në tregun për plaçka
Do ta fal n'se duhet
E imja është, pa çka!

Unë tjetër gjë s'kam
Për të dhënë n'këtë jetë
Përveç dashurisë
Dashurisë së vërtetë!

E n'se zemra ime
Bie në humnerë
Nuk do ta nxjerr dot
Do ta mbush me vrerë!

16.11.2003 / Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

HELM

Më therre në zemër
Shpirtin ma lëndove,
N'vend të dashurisë
Helmin me ofrove!!

SONTE

Sonte nuk mendoj në ty
Sonte nuk mendoj për vehten
Sonte nuk të dua ty
Nuk e dua as dhe jetën!!!


FORCA

Ka dicka në këtë botë
Që sjell qeshje në vend se lotë
Dhe kjo force vie nga Ti
Forcë që quhet DASHURI!

15.12.2003/Ferizaj
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Shaban V. Ajvazi

FORCA

Ka dicka në këtë botë
Që sjell qeshje në vend se lotë
Dhe kjo force vie nga Ti
Forcë që quhet DASHURI!

[I]e bukur kjo poezi..


ps e ke familjar ket zotrin ti ylli?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MOS Mث SHIQO

Mos më shiqo nëse qesh
Sepse zemra vajton
Kur dashurinë që kam nevojë
As ti s'ma dhuron!

Jam shumë i zhgënjyer
Nga kjo jetë e kotë
Dhe kur fytyra qeshë
N'zemër kam veç lotë!!

21.12.2003/Ferizaj

JETA Mث BREN

Kam provuar të jetoj
Të mbetem në këmbë
Por jeta po më hanë
Po më brenë me dhëmbë!!

25.12.2003/Ferizaj

KUJTIM

Qava, derdha lotë
Me vite për ty
Larg nga dheu yt
I humbur n'vetmi!

اdo mëngjes, çdo mbrëmje
Të vija në përqafim
Ma flladiste shpirtin
Për ty çdo kujtim!

Dhe ëndërrat e mija
Kishin t'njejtën ngjyrë
Sikur ty atëdhe
Të kisha pasqyrë!

اdo mëngjes shiqoja
Thellë në shpirtin tim
Aty në ballë të odës
Të gjeja vendi im!

Dhe nuk tundeshe dot
Nuk lëvizje kurrë
Rrije aty ulur
Këmbëkryq si burrë

Dhe për çdo shqipëtarë
Që ka gjak shipëtari
Në ballë të kolonës
Ti atëdhe je i pari!

Dhe asgjë s'ka vlerë
Më të madhe se ti
Vendi im i çmuar
që rritesh n'liri!


25.12.2003/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

NJث PثRJETIM


Një jetë është e shkurtër për të thënë gjithë çka dua
Por është shumë e gjatë në robëri për ta jetua!
Edhe kur del dielli, errësirë mbretëron
Kosova e lirë, lirinë nuk e gëzon!?

Vallë të dënuar gjithë do të jemi në këtë jetë
ثshtë e drejtë shqipëtari, kurrë të drejtë të mos ketë?
Apo ndoshta fati ynë paska kësi ngjyra
Që jeta të na shkojë, pa na qeshë kurrë fytyra!

I dham më të dashurit, që nuk këthehen kurrë
Dhe çdo pëllëmbë të Atëdheut e mbuluam me gurë,
Kah do që sheh syri, këmba kudo që të shkojë
Gurë dhe vetëm gurë varresh do të shiqojë!?

A nuk po mjaftoka kjo që ne luftuam
Apo derdhëm gjakun, veç armik ndërruam?
Kur më këtij populli do ti qeshë fytyra?
A ka shpresë që dielli të marrë tjera ngjyra?

Dhe lirinë që deshëm dhe e duam aq shumë
Ta jetojmë të lirë sikur një pëllumbë,
Që fluturon i lirë qiellit pa mbarim
Athua do ta kemi ne këtë përjetim?

19.01.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MOS MENDONI

Do te doja jeta ime
Qe tashme e kam kaluar
Te jete vetem kujtim i hidhur
Te jete brenge e harruar

Por me kote po mundohem
Sherim une nuk mund te gjej
Dhe kete strumbullar vuajtjesh
Nuk kam kujt te ia rrefej?

Sa here desha t'gjej nje shok
Qe me mua te kuvendoj
Qe ai mua dhe une atij
Brengat te ia tregojme.

Kush s'me pyeti dhe nuk deshi
Qe ta dije se c'me mundon
Valle mendoni se jeten time
Lumturia e mbulon!?

NUK TE LE

Dashurine qe kam per ty
Askujt s'ja tregoj
Ne heshtje, ne zemren time
Fort ty te shtergoj

Dhe nuk te le te dalish
S'te le t'ikish dot
S'lejoj zemra ime
Me kurre te kete lote!


03.04.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MثSUESIT

Nga mendje e ndritur
Që rreze lëshon,
Sikur dielli që ndrin tokën
Si një yllë që vezullon.
Me deshirë dhe përkushrim
Si vetëtimë që vie nga qielli,
E ndriqoi mendjen tonë
Shumë më tepër se ç'ndrin dielli!

06.05.2004/Ferizaj

BUZثT E TUA


1.Sa e ëmbël është buzëqeshja,
Kur shkëlqen në buzë tua,
Ah! Do të doja ti shijoja
Edhe e fundit nëse është për mua!

2.Do të doja që të shkrihem
Duke të puthur pa ndërpre,
Ah! Përse nuk të takova
Që atë ditë që kam le!

3.Dhe tani unë kur i shoh
Si trëndëfilat plotë bukuri,
Ah! Dhe jetë do të jepja
Vetëm të jem bashk me ty!

4.Nuk kam forcë as kam dëshirë
Edhe zemra se pranon,
Ah! Tani ke tjetrin pranë
Dhe e lumtur ti jeton!

10.09.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MALLI

1.
Sa shumë nevojë kisha për ty
Sikur robi, për lirinë,
Dita më ishte bërë natë
Qaja i zhytur në vetmi!

2.
Edhe qielli më ishte ngrysur
Re të zeza vinin vërdallë,
Unë i humbur si n'shkretëtirë
Sa shumë për TY ndjeja mall!

UNث DHE TI

1.
Unë dhe ti nën hijen e blirit
Të mëshehur nga rrezet e diellit,
Të shkrirë në njëri tjetrin
Dashurinë tonë ia rrëfenim qiellit.

2.
Bilibilat qëndronin nëpër degë
Lumturisë sonë i kishin lakmi,
Na vështronin neve, vështronin qiellin
Dhe qetë, qetë këndonin për dashuri!

3.
E dashuria rritej së bashku me këngën
Ashtu sikur rritet edhe brumi në furrë,
E ne e dham besën, në gjunj u betuam
Jetën do të japim e nuk do të ndahemi kurrë.

20.09.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

UNث

1.
I fundosur në valët e jetës
Që nga lindja , unë kam qenë,
Drejt bregut shiqimin lëshoja
Ndihma nga atje pritja t'më vjen!

2.
E valët rriteshin, bëheshin dallgë
Furtuna i ndihmonte me gjithë fuqi,
E në jetën time as edhe një rreze
Nuk më ndihmonte asnjeri!

3.
Shpërtheva valët, furtunën përballa
Drejt bregut shkova me gjithë fuqi,
Rrrezet e diellit në zemër i mësheha
Shpirtit tim i dhash ngrohtësi!

4.
Me lulet jetova, aromën e njeva
Sa e bukur mu bë jeta,
Harrova vuajtjet, harrova hallet
Në dashuri shpëtimin gjeta!

21.09.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

E KUJTOJ JETثN

1.
Në lindje të vdekjes, kujtoj jetën
اdo minutë më kalon nëpër mendje,
E momenti i gjykimit afrohet
Kurse unë jetën e kujtoj me ëndje!

2.
Të ëmbël, të idhët, të rëndë
Me valë, me furtunë, me qetësi,
Me ngritje, me rënie, me stoicizëm
E ftohtë akull, shumë pak me ngrohtësi!

3.
Lufta e gjatë me furtunën përballë
Gremina, hendeqe, baltë,
E rëndë, e uritur, e zdeshur
Idhëtim kishte edhe në mjaltë!

4.
Pa para, pa bukë, pa ujë
I vetmuar tërë jetën,
Nuk më deshi mua askush
Dhe unë nuk e desha vetvehten!

22.09.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

LULE


Një lule që mbiu
E po rritet pa pra
Rrënjët e vendosura
Thellë në zemrën time i ka,
ثshtë ujitur me gjak
Nga dejet e mi
Ka emër të bukur
E quajn LIRI!

25.10.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

LOTثT DHE SHIU

Në garë me shiun
Sot jam unë
Cili nga ne dy
Ka lotë më shumë?

Edhe po të bie
Me orë pa ia nda
Sa kam lot unë
As qielli nuk ka?

25.10.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

HESHTJA

1.

Na mbuloi heshtja, varri i ka lakmi
Ishim në qiellin e shtatë, tash jemi n'vetmi,
Kam menduar se kurrë kjo nuk do të ndodhë
Dashuria e jonë paskësh qenë e hollë?!

2.

Tash më s'do të qajmë, t'vuajm s'ka kuptim
Do ti këthehemi jetës ku ishim n'fillim,
Dhe të mundojmë vehten plagët t'i shërojmë
Me mall dhe nostalgji t'kaluarën t'kujtojmë!

1/11/2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MIKU


1.
Unë nuk dua të urrej
Dashuri unë kam në zemër,
Jeta ime s'është e kotë
Jeta ime ka një emër!

2.
Mos më vrit ti me qëllim
Mos më ven pranga çeliku,
Askush dhe asgjë në botë
S'është e shtrenjtë sikur miku!

01.11.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

SONTE

Sonte nuk mendoj në Ty,
Sonte nuk mendoj as në vehten,
Sonte nuk të dua,
Se nuk e dua as dhe jetën!

15.11.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MOSHA E BARDHث

Nga dhoma e ngrohtë
Vështroj acarin
Në zemrën time.
Valë-valë fjollat e borës
Bien mbi kokën time.
Bardhësi e zemrës
Dhe e flokëve,
Moshë e bardhë!

15.11.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

MALLI

Sa shumë nevojë kisha për Ty
Sikur robi për lirinë,
Dita më ishte bërë natë
Qaja i zhytyr në vetmi!

Edhe qielli më ishte ngrysur
Re të zeza vinin n'radhë,
Unë i humbur si n'shretëtirë
Sa shumë për Ty ndjeja mall!

17.11.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

TI

Më shfaqesh si hije që rrugën ma pren
Mbi kokë më rrin varur, si stuhia më bart,
Më trand, më çmend, me shiqim më vret
Në çdo hap të jetës, si armik më pret!

Frymën po ma zë, forcën ma këputë
Më molis, më ndrydhë, më shkelë sikur baltë,
Diellin e jetës ma shuan, me shiqim më vret
Pse vuaja për ty, pse jetën t'kisha falë!?

Unë vërtetë të desha, si ujin n'shkretëtirë
Sikur i robëruari që ëndërron lirinë,
E urreja botën, ty të doja si jetën
Gjersa ty të ngrisja, e shkilja vetvehten!

18.11.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

LIRIA PA FORMث

Kjo liri
Me formë të këtillë,
Nuk ka shije
As ka ngjyrë!?

TI JE

Ti je ëndërra e pa parë
Ti je dielli që s'ka dalë,
Ti je rrezja që s'ndriqon
Ti je loti që s'loton!



PUTHJET

Puthjet e mia
Kanë hidhërim në buzë,
Janë si puthja e vdekjes
Që ti e përbuzë!

05.12.2004/ Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

TI DHE DIELLI

1.
Dielli lindi me figurën tënde
Ti linde bashkë me diellin,
Unë sikur një hije i mëshehur
Të pushtoja ty sikur yjet qiellin!

2.
Ti erdhe bashkë me erën
Dhe vërshimë solle me vehte,
E unë i mbytur në jetën time
Mendoja pë ty e jo për jetën!

3.
Ti sikur bora e ftohët erdhe
Në zemrën time solle acarin,
Dhe në mua mbolle ngricën
Më shkele sikur shkelë barin!

4.
Linde që të mos vdesish
Mua ma mbyte me dashurinë
Në vend se të më dhuroje lindjen
Ti më mbolle veç vetminë!

09.12.2004/Ferizaj

NUK E NJOHA

Të kaluarën nuk e njoha
Të ardhmen nuk e di,
Jetën e kalova si në burg
Tani i lirë jetoj në robëri!

Diellin nuk e pashë kurrë
Hëna nuk me ndriqoi fare,
Në qiellin e jetës sime kishte
Vetëm vdekje dhe shumë varre!

Shkova drejt qiellit me diell
U dogja në rrugëtimin tim,
Dhe kurr e askund nuk gjeta
Për shpirtin tim shpëtim!

Koha ikën dhe shkon
Dhe lumi i jetës sime rrjedhë,
Kthim prapa më nuk ka
Do të korrë çfarë kam mbjellë.

13.12.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

LARTثSI E DASHURISث

1.
Nuk gjej dot fjalë që të të tregoj
Dashuria ime çfarë madhësie ka,
Dhe sa lart qëndron ti në jetën time
Më lart se flamuri i vën në kala.

2.
Vendin që ke në zemrën time ti
Nuk mundet kurrë askush ta zë,
Edhe po t'provonin nga aty të t'nxjerrnin
Luftë do të bëj dhe nuk do ti lë.

3.
Jeta ime pa ty do të ishte ferr
Dhe dielli në qiell nuk kish për të dalë,
E në zemrën time do t'kishte zbrazëti
Prandaj dhe unë ty jetën të kam falë.

07.12.2004/Ferizaj


LULET

1.
Lulet që ka natyra
Janë me bukuri të rrallë,
Por ti je lule më e bukur
Sa shumë për ty unë kam mallë.

2.
Jata kurrë nuk na bashkoi
Shpresoj vdekja ta bëj këte,
Ngase ti si lule që më je
Të të prekë nuk me le!?

3.
E unë desha të bëhem bletë
Që nga ti të thithë nektar,
E ti e bukur nëpër luadhe
T'më pranosh si askend më parë!

4.
Sa shumë unë kisha dëshirë
Tek ti të vija për çdo ditë,
Të të puthja buzët me nektar
Natën bashk ta bënim ditë!

18.12.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

JETA IME

1.
Në botën time të turbullt
Dielli lind në perëndim,
Dhe jeta më sjellë vuajtje
Pandërprerë më sjell mundim!

2.
Dhe unë jetën e marrë ndryshe
Me forcë e ngris në lartësi,
E qaj mjegullën,e hapë rrugën
Mendjes sime i jap liri!

3.
E kujtoj të kaluarën
E ndërtoj ardhmërinë,
Dritën time e hap me forcë
Jetën e mbuloj me bukurinë!

4.
Ja që kjo duket si endërr
Por dhe ëndërrat kanë fuqi,
E unë përkundem nga djepi i jetës
Dhe mbjellë lule për dashuri.

22.12.2004/Ferizaj

FJALA E MIKUT

1.
Zjarri i zemrës më ngroh përmbrenda
Kaltërsi e qiellit pamjen më kthjelltëson,
Një mik a mike nga botë e largët
Më ndriqon jetën, dhembjen më largon!

2.
Një fjalë e butë, një këshillë e mirë
Një menquri e shprehur në varg,
Ma ushqen shpirtin, ma forcon mendjen
Dhe më bartë lartësive, shumë, shumë larg.

3.
E unë fluturoj lart në krahët e jetës
Si një zog që qiellin pa frikë zotëron,
Si fëmiu i fjetur në krahët e nënës
Që pa brenga i lumtur jetën e kalon!

23.12.2004/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

LIRISث

1.
Në gurë të vendit tim linde
Mbi lulekuqet e luadheve jetove,
Në zemrën time u mbylle
Më ngrohe, jetën më zbulove!

2.
Qielli mori kaltërsinë e kthjellët
Dielli lëshoi rrezet me ngrohtësi,
Errësira mori rrugën pa kthim
Në botën time erdhe ti Liri!

3.
Frymoj tani shqip pa aspak frikë
Dhe në gjuhën e të parëve mendoj,
Edhe balta në vendin tim ka bukuri
Jam i lumtur se tani vërtetë jetoj!

25.12.2004/Ferizaj


O BOTث E MARRث

1.
O botë e marrë,e çmendur fare
E ndërton jetën në tokë mbi varre!
Luan me njerëzinë sikur din vet
Na merr me valë, na hudhë në det!

2.
E ndërton jetën me shumë mund
Dhe e shkatërron vet në një sekond,
Sa me furtunë,sa me rrebesh shiu
Luan me ne si macja dhe miu!

3.
Na ngritë nga balta drejt tek qielli
Pastaj na fundos ku s'depërton dielli,
Na bën nga hiqi, në hiq na kthen
Na bind se jeta aspak nuk vlene!?

02.01.2005/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

Mث KUJTO

Po të vdes n'atë botë të shkoj
vetëm ty do të kujtoj,
Edhe në varr i vdekur të jem
N'zemrën time do të të kem.

Prandaj të lutem këtë herë
Të më bësh mua një nder,
Shëno vargjet që të them
T'më kujtosh kur më t'mos jem!!!

05.01.2005/Ferizaj

NJث JETث

1.
Nën dritën e diellit që lind
Erdhëm në këtë botë,
Me shpresa, me gëzime, me vaj
Dhe nga kjo shkojmë me lotë!

2.
Që nga ditë e parë e lindjes
Jetuam sikur s'kemi për të vdekë,
Por aq shpejtë koha kaloi
Sikur nuk ishim fare në jetë!

3.
Krijuam, punuam, ndërtuam
Sollëm ç'kishim për të sjellë,
Dhe në fund korrëm vdekjen
Pasi lindjen kishim mbjellë!

10.01.2005/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

PA TITULL

1.
Sa fuqi ka një shiqim
Që të therrë drejt në zemër,
Prej nga vjen tërë kjo forcë
Që të prekë gjer në thembër!

2.
Të molis, të këputë
Me gjithë forcën tej të shpon,
E ndjen dhembjen, e ndjen therrjen
Prap pa të dot nuk jeton!

3.
Të përplas nëpër gremina
Pastaj të bartë lart në qiell,
Shpesh të bëhet errësirë nate
Dhe pastaj dritë dhe diell!?

4.
Të bën me lotë, të bën me gaz
Pastaj në flatra të fluturosh,
Të bën të fortë, të bën të ditur
Dhe pastaj t'bën të gabosh!?

5.
Kush me botën kështu vepron
Kush e ka tër këtë fuqi,
Me ndjenjat tona kush kështu luan
Përveç teje DASHURI!?

11.01.2005/Ferizaj

VUAJTJE DHE DASHURI


Jam i lumtur që po shkruaj
Pra jetoj edhe pse vuaj,
Këtë vuajtje dhe dashuri
Do të ndiejmë veç unë dhe ti!

13.01.2005/Ferizaj
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shaban V. Ajvazi

PA TY

Dielli në horizont
Lindi si gjithënjë,
Me premtimin e zakontë
Për ditën e re.
Dhe sot më trembëdhjetë
Të ditës së premtë,
Lindi po ky diell
Në horizontin e zymtë
Të jetës plotë brenga!
Zemra ime e veshur
Me akull Sibiri
Ftohtësi nga brenda.
Rrezet e diellit
Nuk arrinin akullin,
Dashuria kaherë
Kishte vdekur.
Arterja ishte mbyllur
Nga lëmshi i halleve
Fundi i kësaj bote
Dukej në horizont
Dita e re nuk do të lindë
Pa Ty!

13.01.2005/Ferizaj

KORRJA

U nisa në pakthim
Rrugës së errësirës,
U ula të pushoj
Në trenin e pritjes,
Mbi kokën time
Kalonin lotët e shiut,
Në luadhin e jetës
E korrja vdekjen,
Mbi bardhësinë e kokës sime
Fluturonte çmendia!

19.01.2005/Ferizaj
 
Top