Shalsi: Jam i befasuar

MasteR

I'm offline
f.0604092945691_m.jpg


Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, është shprehur i befasuar nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor . “Nuk jam fort i bindur për sa kohë nuk kam pasur mundësinë për të kontaktuar me relatorin e çështjes apo dhe për shkak të pamundësisë për të kontaktuar me juristët tanë në Kolegj”, është shprehur z. Shalsi, raportoi të shtunën “Mapo”.
Ai ka vijuar më tej se “një gjë është e habitshme, sepse gjithë ditën kam qenë në kontakte dhe dukej frymë pozitive, duke pasur parasysh se kemi kundërshtuar një vendim absolutisht të pavlefshëm dhe shkelja ishte aq flagrante saqë kishim të gjithë të drejtën juridike”.

Ndërkohë, Partia Socialiste nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor./Telegrafi/
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Pe: Shalsi: Jam i befasuar

Aman me gjith kta vl kte muabet kan te gjith kta si politikan ne shqiperi :(
 
Top