SHBA shpall “armikun” e Ilir Metës kampion të antikorrupsionit

Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.

Zoti Blinken tha se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se “do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar”.

Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”

“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016.

Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina.

Gjykatësi Ardian Dvorani ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e Drejtësisë. Ai për shumë vite ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Dvorani kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të nisur në kuadër të reformës në Drejtësi.

Në vitin 2019 dhe deri gjysmën e parë të vitit 2020 ai drejtoi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një institucion i cili u vu në qendër të polemikave vjeshtën e vitit 2019, lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor të përplasjes mes institucionit të Presidencës dhe Parlamentit për emërimet e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses. Aktualisht zoti Dvorani është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ./zeri i amerikes

PS by Lev-Qe Dvorani nuk eshte aq kampion antikorrupsioni ne shqiptaret e dime mire por dime gjithashtu qe ishte i vetmi gjyqtar i kushtetueses qe nuk i tha derrit daje dhe nuk iu perkul presioneve te plakut mere per te nxjerre like floririn te pafajshem ne aferen e videos me 700.000 €.
Po bien kembanat....dhe jo per Dvoranin...
 
Talluni ju talluni me fatkeqesine e te tjereve.
Luli s'di c'te beje i shkreti.
Te kandidoje plakun mere i fusin ban amerikanet, te mos e kandidoje i fut ban vetes.
Jete mizore
 
He se do beje marveshje me ramen dhe ja te gjithe te lumtur.

Mos ju qani hallin atyre se bashke jane.
Meqe ne shqiptaret nuk lodhemi kurre me pazarlleqet e tyre uroj kete here qe amerikanet dhe be te jene lodhur vertete me perqaputhjet e politiqenerve tane
 
Dmth Amerika vendos se kush eshte e keqja me e mire?!

Po rama e pranoi vete qe e nxori Lulin nga çadra duke bere marrveshje per “vrasjen” politike te LSI qe pastaj ti fuste gishtin Lulit dhe gjithe Shqipetareve me mandate pa fund ne krye te qeverise.

Por i beri llogarite gabim, harroi bablokun Saluk qe i’a hengsha zemren o zot.?

Mos harrojme qe Amerika ta jep me njeren dore ne darke e ta merr me tjetren ne mengjes, kjo qe ka bere DASH eshte thjesht nje mesazh drejtuar Metes per te shmangur perplasjet e forta, deri edhe fizike, ne zgjedhjet e 25 prillit.
 
Dmth qe e paska te siguruar mandatin e trete psikopati??
Sala nuk do me pushtet, do vetem imunitet per vete dhe famijaret e tij, kaq ja garanton edi
 
Dmth qe e paska te siguruar mandatin e trete psikopati??
Sala nuk do me pushtet, do vetem imunitet per vete dhe famijaret e tij, kaq ja garanton edi
Aty eshte problemi se edhe Meta ate kerkon, imunitetin por se kane te sigurt ndaj jane bere si hijenat.

Sa per mandatin e trete nuk besoj se do arrihet, qofte edhe me nderhyrjen e Amerikes.
 
Haahaa do te ta jap 1 kafe tani lool
Ky eshte treguesi me i mire se si nje ambasadore tallet me shqiptaret pa meshire. Ju ka mbetur ta shpallin edhe Zani Çaushin hero kombetar.
Turp te kesh o sorrosiane e felliqur qe po e ul ne maksimum reputacionin e vendit me demokratik te botes.
 
Ket shkrujta me siper, tallin lesht me ne.

Darius politika eshte interes [email protected] dhe interesi behet me ortake qe thone urdhero si urdhero si puna Rames dmth. Prandaj e te kam thene qe Rama e ka dhe nje mandat te 3 sepse ka perkrahjen e tyre do e mbajne ne pushtet. Unless [email protected] ndron partner deri ne prill lool
 
Ky eshte treguesi me i mire se si nje ambasadore tallet me shqiptaret pa meshire. Ju ka mbetur ta shpallin edhe Zani Çaushin hero kombetar.
Turp te kesh o sorrosiane e felliqur qe po e ul ne maksimum reputacionin e vendit me demokratik te botes.
E o se per Meten po flitet jo Saliun ...qetesohu
 
Mua po me duket shume qesharak procesi i dekriminalizimit ne shqiperi per vete faktin qe vete Y.Kim po leshon klithma u ngjir e shkreta por spo e degjon njeri. Kercenon se USA nuk do ju jape viza personave te lidhur me krimin edhe ata pergjigjen pune e madhe fort ka bota shtete plot per te udhetuar dhe per te kaluar pushimet. lol

Si perfundim nga cfare kuptova nga listat e propozuara nga partite politike eshte se kandidatet nuk i zgjedh populli por kryetaret e partive, keshtu qe me rregull 3shi i bie qe ambasadorja Kim duhet te bojkotoje kryetaret e partive si dhe DEKRIMINALIZIMI duhet te jete praktik dhe sigurisht te kete 1 afat skadimi.
 
"Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësoi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina."

Që ta morim vesh ca kategorie jemi ne kte drejtim..
 
kategori selektive mendoj une te tipit po te lavderoj 1 here e po te shaj 100 here lol
 
kategori selektive mendoj une te tipit po te lavderoj 1 here e po te shaj 100 here lol
Ajo po e po, por niveli mo skate, paralelizmi midis Irak, Sierra Leone etc.
Edhe ktej pretendojmë EU...
Nuk e di Unë kur do ta vem noj herë ne jete ne Shqipot shprehjen " i zoti e nxjerrë në gomarin nga balta"
Presim nga te tjerët për herë, por ne fakt mungesa e "shkopit" (ligjit dmth) na ka sjellë n'kte derexhe.

Mbase jom optimist i pagdhendur, por prapë besoj se nqs nuk ndodh noj katastrofë globale të tipit lufte, kjo kolera të zgjasë edhe për ca kohë etj. Kam besim qe reforma do eci ngadalë por do eci.
Nuk e shoh fare opozitën kete radhë ne pushtet, edhe kam përshtypjen qe do ja nisi para me pushtetin spak...
Por te shohim ktu është vendi cudirave, edhe pse ne zgjedhje s'ka pas noj herë surprizë.
 
Ene une i besoj kecave te dajes lool

159488672_1408243039516773_8745424709118252926_n.jpg
 
Top