SHBA, shpërthimi në Boston:Te rejat e fundit.

Status
E mbyllur për postime të tjera.

cent

...Lontano
Dy shpërthime kanë tronditur maratonën e Bostonit duke lënë të paktën tre të vdekur dhe disa persona të plagosur.

Videot dhe fotografitë e publikuara tregonin konfuzion dhe shumë ambulanca në vendin e ngjarjes ndërkohë që shumë spektatore janë dërguar në spital.

Një dëshmitar deklaroi për agjencinë e lajmeve Associated Press se shumë njerëz ndodheshin të rrëzuar ndërkohë që shpërthimet kanë ndodhur pranë vijës së finishit.

Ndërkohë autoritetet janë në gjendje alarmi edhe në Nju Jork për shkak të situates së krijuar në Boston por edhe alarmit për shpërthime të mundshme.
Nuk dihet ende se kush qendron pas këtyre sulmeve, ndërkohë që situata bëhet më delikate për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme për sulme terroriste.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama ishte njoftuar për ngjarjen e krijuar dhe kishte urdhëruar dërgimin e menjëhereshëm të forcave të shpetimit.

Autoritetet kanë gjetur edhe një pajisje të pashpërthyer duke shtuar frikë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist edhe pse kjo nuk është konfirmur ende. Sipas mediave amerikane janë rritur masat e sigurisë edhe përreth Shtepisë se Bardhë në Uashington. /balkanweb
117611.jpg

117613.jpg

117614.jpg

1176112.jpg

1176111.jpg

1176110.jpg
 
Last edited by a moderator:

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

اi kan bo vetes kta qe jan kap me Ameriken (nqfse esht sulm terrorist)...gjynaf per njerezit qe po vdesin kot me kot :(
 
cent

...Lontano
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

[video=youtube;zihqgh-9r2Q]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=zihqgh-9r2Q#at=29[/video]
 
Zana1

Braveheart
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

ishalla s'ka rastis edhe ndonje Shqipe :S
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Ku ka vend ku nuk ka shqipe moj Zana1...edhe ne hene kemi arrijte ne ikje nga pushtetaret tane!
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Ylli me trego cf pi a me qafsh :D

Per temen-Gjynah te shkretet...
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Gjynah per jetet e humbura.

Njerez te semure, qe vrasin persona te pafajshem:(
 
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Kete e bejne vetem njerezit e lige ...
 
Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Zoti na ruajt nga keto gjera sepse po ham buke perdite me kriminela te tille ketu.Te vrasesh apo te plagosesh njerez te cilet jan vec pjestar te nje maratone,qe nuk kan as lidhje partiake as fetare eshte nje krim shume i rende.
 
Didi

C'est la vie.
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Kur e degjova ne fillim mendova mos do ishte me keq situata.
Shyqyre zotit vetem 3 persona kane vdekur.

Amerika ashtu si sillet ate duhet te presi. Keta jane terrorist per veten! BAH
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

vetem se nuk e di si erdh ne perfundim se eshte akt terrorist !! aty shperthimi eshte ne nje hotel ! ndoshta i kan shperthy bombolat e gazit !!!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

u ofendove ti Ado? c'lidhje ka me ty nqs eshte akt terrorist ?
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Kam idene se Irani e ka rradhen
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Apo ndoshta edhe Siria ose Lebani

Kam idene se per Sirine i kane nisur me kohe procedurat thjesht nuk e bejne kaq hapur por Irani per USA dhe ISraelin eshte shenjestra kryesore me shume i prishi planet Korea e veriut ...... Qe ne castin qe vendet e lindjes se mesme nuk bejne nj federate do kene gjithmone probleme.....
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Kjo me duket pak si aktrim sa i perket Iranit. Shiquar historikisht, shiat (apo Irani), kurre skane pasur asnje minut lufte me cifutet. Per aq kohe sa shiat jane armiq edhe te Islamit, Israelit i konvenon nje gje e tille, dhe Iranin mund ta perdore si figure shahu kunder botes arabe. Politike e felliqur, ec e bjeri ne fije.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

SHPERTHIMET NE MARATONEN E BOSTONIT ISHIN PUNE E BRENDSHME - CIA E BEN ME SE MIRI

MasteR

I'm offline
Pe: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Nje vrime dine ti bien keta...nje e dy sulm terrorist eh medet
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pe: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Nje vrime dine ti bien keta...nje e dy sulm terrorist eh medet

LOOL, ja cfare thoshte njeri ne facebook, pasiqe kishte postuar kete foto:

Jonathan Flowfixa Torres:

"Alright.. now something is up.. she died in the sandy hook school shooting.. yet she died by the bombs yesterday? I may not be the smartest motherfucker in this world but from this side of the picture this shit sound like it was setup by the gov... I'm just sayin."
 
cent

...Lontano
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Na perktheni dhe ne qe zdim anglisht si qysh tek rreth ngjarjes :D
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Pe: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Nje vrime dine ti bien keta...nje e dy sulm terrorist eh medet

Kur ne shenjester jane turmat atehere veshtire ti vesh emer tjeter.
PS> Sulm terrorist quhet edhe nqfse sulmi vjen nga vet shteti kundra shtetasëve të vet.
 
eGo0sTyle

System Engineer
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Per mua keto i ka bere vete Amerika kshu qe ti hap rruge pushtimeve te reja.
 
ricky_ch

******
Pe: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Nuk thonë badihava "njëherë ujk, përgjithmonë ujk"!
Tani është gjithmonë rrezik se saherë të ndodhë
në USA diçka, shtrohet pyetja athua kush e ka radhën!

Aty, edhe s'ikur të kishin pëlcitë gypat e gazit, prap
kanë me thënë ashtu çysh ia ka qejfi!

Po sidoqoftë, ashtu-ashtu era barot po vie...
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

u ofendove ti Ado? c'lidhje ka me ty nqs eshte akt terrorist ?

e pse po ja fut p..rdh ! pse te ofendohem une ! terrorist mundesh mu kan edhe ti !! :D biles dyshoj nty , sepse ata qe jan pa identitet qe nuk dihet kush jan as virtualisht jan me dyshuesit :D
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Personi i ka hunur kembet ne Afganistan , nderkohe na shfaqet ne Boston gjate shperthimeve me kembe te gjymtuara, qe cuditerisht nuk rrjedhin aq shume gjak sic duhet te jete normalisht:

Invalidi veteran i ushtrise amerikane, i paraqitur si "viktime" e shperthimeve ne Boston.

I kane dal kembe te reja ?! Apo thjeshte po luan rolin ?! LOOL
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Pesë rrëfimet fiktive rreth Maratonës së Bostonit

f.0417162040667_m.gif

Në kaosin e krijuar pas shpërthimit në Boston, kanë dalë në sipërfaqe shumë tregime rreth viktimave. Shumë prej tyre dolën të jenë gënjeshtra.
1. Fotografia e personit që gjunjëzohet pranë një vajze e “përshkoi” shpejtë botën. Pas saj doli një rrëfim që ta “copëton” zemrën e që doli krejtësisht e rreme. “Një burrë në një këmishë të kuqe planifikoi të propozonte për fejesë të dashurën e tij pasi ajo të kalonte cakun në Maratonën e Bostonit, por ajo vdiq. Shumë prej nesh kurrë nuk do të përjetojë një dhimbje të tillë”, u tha për fotografinë që u shpërnda në rrjetet sociale. Kjo fotografi nuk ishte e rreme, por në përshkrimin origjina thuhet: “Burri ngushëllon gruan e lënduar", shkruan CNN.

2. Edhe një tjetër foto u bë virale pas eksplodimit. Në të ishte një vajzë që merr pjesë në një garë. Në rrjetet sociale shpejt me atë fotografi u shfaqën mesazhet “RIP little girl who got killed in the explosion today” (u prehtë në paqe vajza e vogël që vdiq në eksplodimin e sotshëm). Më fund doli se ajo fotografi përdoret për arsye të rreme dhe se ajo vajzë nuk ka marrë fare pjesë në Maratonën e Bostonit. Dramën më të madhe e kanë krijuar përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë shkruar se vajza ka vrapuar për të nderuar viktimat e masakrës në Newtown.

3. Tani për tani, një person i panjohur ka hapur një llogari në Twitter nën emrin BostonMarathon ku ai njoftonte se për çdo ri-tweet të tweeteve të tij organizatori do të paguajë një dollarë për viktimat e eksplodimit. Të gjitha pohimet dolën të rrejshme dhe Twitter e mbylli atë profil.

4. Pas dy shpërthimeve në Boston, u përhap lajmi se pushteti ka ndërprerë të gjitha kanalet e telekomunikimit dhe se ka “shembur” rrjetat celulare për të ndërprerë sulmuesit që me telefon mobil të aktivizojnë bomba të reja. Më vonë u kuptua se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se për shkak të ngarkesës rrjetet ishin më të ngadalshme e ndonjëherë të bllokuara, por jo të shuara tërësisht.

5. Pas shpërthimi u përhapën shumë teori konspirative: nga ato që fajësojnë kriminelët më kërkuar të botës për të cilët nuk besohet se kanë vdekur, e deri te bartja e fajësisë tek Shtëpia e Bardhë dhe Ushtria amerikane. Një gjë është e sigurt: është shumë herët për të folur për fajtorët, sidomos për shkak të mungesës së të dyshuarve. /Telegrafi/
 
Quku

Marakli Krapit
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Si ka mundsi sa te heshtur kto kukllat e forumit apo lajmi i ka lan pa fjal :p
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

Ne vitet 1990- 1995 Steve Jackson shpiku ate qe sot quhet "the illuminati card game" shume besojne se ne keto letra elita ka planifikuar te ardhmen ...

texti perkthehet qe " Askush nuk do te dyshoj kurre te nje atlet (vrapuese me ecje te shtruar) te pa demshem...Kjo leter jep +2 pike per cdo tentativ vrasjeje".

UEEE KOM MBET PA KEMB TA BEJ STATUS NE FACEBOOK !!!!!!!!!!!!! :D KJO DUKET SI NJE FILM HORROR POR NFAKT ESHTE THJESHT MASHTRIM :D KEMBA E MAJT E SAJ ESHTE E FUTUR PERUFUNI PANTOLLAVE , LYPSAT NE SHQIPERI E BEJNE SHUM MIRE NJE GJE TE TILLE :D

Zoti Ado trego mundohu te tregosh pak me shume respekt per ato qe humben jeten aty.Mundohu te krijosh nje fryme humanizmi te pakten ne keto tema.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: SHBA, shpërthim i dyfishtë në Boston, dyshohet për sulm terrorist

e pse po ja fut p..rdh ! pse te ofendohem une ! terrorist mundesh mu kan edhe ti !! :D biles dyshoj nty , sepse ata qe jan pa identitet qe nuk dihet kush jan as virtualisht jan me dyshuesit :D

Ku shkon me k'te fjalor ti ?

C'fare s'ka k'tu .....
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top