Shega jo vetëm erotike, edhe rol parandalues për kancerin e gjirit

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
shega-Large.jpg

Në vjeshtë, ekspertët rekomandojnë “kurën e shegës”, për t’u furnizuar me vitamina dhe antioksidantë, me të cilët lëngu i saj është i pasur. Gjithashtu ka veti të rëndësishme anti-tumorale.
Stina e vjeshtës simbolizohet nga shega për shumë njerëz. Për poetët dhe romantikët shega simbolizon erotizmin, me formën, ngjyrën e sidomos lëngun. Madje mund të rrinim orë të tëra të përshkruanim kënaqësinë që i shkakton qiellzës sonë një frut si shega. Nga ana tjetër shega është simbol i bollëkut, ka veti të shkëlqyera antioksidante. Po, nuk e dimë se sa i njihni deri në fund vetitë e saj që vazhdojnë të studiohen ende për të mirat që i dhuron njeriut.
Do të përpiqemi në këtë shkrim t’ju tregojmë sa më shumë për të.
shega-gjirokaster-1024x768-1.jpeg

Shega dhe shumë përfitimet nga ajo
Pirja e lëngut të shegës çdo ditë, është me të vërtetë një zgjedhje shëndetësore. E marrë në mëngjes ose në drekë gjeneron ton dhe gjallëri. Idealja është ta bëni vetë në shtëpi, sidomos në këtë periudhë koronavirusi. Kokrrat e saj janë mishtore dhe të pasura me acid ellagjik, një molekulë me një veprim të drejtpërdrejtë në ADN-në e qelizave. Është një frut kaq i çmuar, saqë në shekujt e kaluar, sapo hynte vjeshta, praktikohej “kura e shegës”.
20170221170131157-1024x577.jpg

Karakteristikat e shegës
Acidi ellacik që përmban lëngu i shegës së freskët ka fuqinë më të lartë anti-oksiduese nga të gjitha frutat dhe perimet që gjenden në natyrë dhe për këtë arsye është një aleat i çmuar kundër radikaleve të lira të oksigjenit. Ai gjithashtu ushtron një veprim mbrojtës në ADN-në e secilës qelizë. Këshillohet gjithashtu ngrënia e farave të shegës, ato që mbeten mbas shtrydhjes, sepse kanë doza interesante të omega 3, sipas ekspertëve.
pomegranates-1024x684.jpg

Sipas AIRC
Sipas Fondacionit AIRC për kërkimet mbi kancerin, lëvorja e shegës dhe pjesa e bardhë që mbulon farat janë të pasura me flavonoide dhe minerale, të cilat gjenden në lëng vetëm nëse centrifugohet i gjithë fruti, përfshirë lëvoren. Farat përmbajnë antocianina, të cilat janë origjina e vetive të saj antioksiduese. Kripërat minerale dhe vitaminat A, C dhe të grupi B janë aleatë të mira për sistemin imunitar.
Shega luan një rol parandalues gjithashtu kundër disa sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Ishte kjo arsyeja sepse shega u zgjodh edhe për disa referenca të fushatës Fjongoja Rozë, për të luftuar kancerin e gjirit.

//revistavip
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
cfar fruti veq fara..hiq se kam qef..Ndrrone me ananas😝
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
A e kqyre khabibin, e pe cka eshte shembull ne sport.

Hazder e kisha tlshut ne PC, po i dul gjumi djalit dej sa e vnova ngjum ish tut diqka, ja tha Aminin Khabibi atij :v
 

Ragnar

Anëtar i ri
Staf në FV.AL
Hazder e kisha tlshut ne PC, po i dul gjumi djalit dej sa e vnova ngjum ish tut diqka, ja tha Aminin Khabibi atij :v
Lere qe e ka mund si ne grushta po edhe ne kapje, po ne fund nuk dike mu ndaj tu qajt se qe i ka vdek baba e qe nuk po e sheh.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lere qe e ka mund si ne grushta po edhe ne kapje, po ne fund nuk dike mu ndaj tu qajt se qe i ka vdek baba e qe nuk po e sheh.

po bre frik i ka kjo mesele, prej korones mdoket i diq :S
 
Top