Shën Valentini në Dajt-22-vjeçarja tenton të vrasë veten pasi i dashuri nuk mbajti fjalën

800-0-602d271642ce9-750x375.jpg

Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar 22-vjeçarja vendos t’i japë fund jetës.

Mori thikën e kuzhinës, preu damarët e dorës së majtë dhe masandaj u pendua. Telefonoi të dashurin dhe i kërkoi ndihmë që ta dërgojë në spital. Çështja sipas burimeve të Gazeta Si u raportua nga mjekët menjëherë sapo e reja ka mbërritur në spital.

“Jam e ndjeshme, A. më premtoi se do festonim në Dajt, por më pas tha që makina rrezikonte të rrëshqiste. Shkuam në shtëpinë e tij. Unë dhe A. kemi dy vjet të lidhur”, pohoi para policëve 22-vjecarja.

S. R. shton se hyri e mërzitur në dhomën e A. dhe filloi të qajë dhe nga shqetësimi për mungesën e festimeve ka vendosur të presë damarët.

“Nuk më detyroi askush, shton e reja nga spitali, ishte një çast për të cilin u pendova menjëherë mbyll dhënien e deklaratës S. R, që u pyet nga oficerët e policisë mbrëmjen e 14 shkurtit teksa ende nuk ishte mbyllur festa e të dashuruarve.

“Në spital së bashku me S. R gjendej edhe i dashuri i saj që i pyetur nga komisariati përkatës tha se e anuloi xhiron në Dajt për faj të dëborës, por e dashura e tij u grind dhe i kishte kërkuar ta kthente në banesë bëjnë me dije burime te gazeta Si.
 
Zot na mbaj large nga njerez qe kane plobleme psikollogjike.
Eshte me rrezik te krijosh lidhje,apo te martohesh me njerez qe kane te tille nivel emocional varsie.
 
Ne fakt ska asgje per te qeshur.
Artikulli eshte shkruajtur sa per clickbait... eshte absurde te perdoret ndjeshmeria si justifikim.

Ajo beri nje xhest ekstrem qe sduhet nenvlersuar ne asnje menyre...
sidomos kto kohet e fundit ku depresioni eshte gjithnje e ne rritje.
 
Ne fakt ska asgje per te qeshur.
Artikulli eshte shkruajtur sa per clickbait... eshte absurde te perdoret ndjeshmeria si justifikim.

Ajo beri nje xhest ekstrem qe sduhet nenvlersuar ne asnje menyre...
sidomos kto kohet e fundit ku depresioni eshte gjithnje e ne rritje.
Prandaj edhe bej ironi me gazetat që keto lajme nuk duhen publikuar pasi depresioni pervecse eshte smundje globale tashme, është edhe ngjitese...
Dmth një person që vuan nga depresioni sheh keto lloj lajmesh edhe befas nuk ndihet më aq I/e "vetmuar" dhe keshtu inkurajohet ne akte ekstreme...
 
Top