Shën Vojsava

Endrra

VIP
**Tek nji komb tjetër,Vojsava "Vaiza"Tri'Balta do ishte Shën Vojsava!**

Andrea **Flav Komnen Engjëlli** e nxjerr Voisavën nga familja e Muzakajve, gjë që e pohon edhe Gjon Muzaka, duke thënë se ajo ishte shqiptarkë e kulluar nga familja e tij; nga ana tjetër ky i fundit na thotë se një princ shqiptar me titullin ***Marchese di Tripalda***, i cili rronte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, kishte gjak prej të Muzakajve.Dokumenti më kryesor dhe më i vlefshëm, që është shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366 dhe që e përmend të atin e Vojsavës, princin e Pollogut me emrin **Gërgur**, është shkrimi i hieremonakut Mihajli nga Manastiri “Leshka” i kësaj treve.

Dokumenti thotë se “prifti Mihon i fshatit Debrishtë të Pollogut ka lënë disa shkrime nga koha kur zot i kësaj zone ishte Gërguri dhe njëri prej këtyre shkrimeve tregon se Vojsava (e bija e mbretit të Pollogut me emrin Gërgur) i ka dhuruar Manastirit “**Leshka**” një pyll të madh me lisa”.

Emri i të atit të saj, Gërgur, mund të merret lehtë nga shumë kush për Gregor, ai në të vërtetë mund të zbërthehet duke përdorur vetëm gjuhën shqipe: “Gërg*ur = Gjurgj-gjur *(gjurgj – *njeri i rëndë, që s’i bie gjaku, s’i hahet kuvendi me askënd*; ndërsa gjur – *gur, guri*), pra, *Gjurgjur,* njeri i pamposhtur. Mbiemrin shqiptar Gërguri e hasim edhe sot në Kosovë si emër fisi apo familje shqiptare: *Gërguri*, te *Gurgurt*, etj.

Njëri nga princat më të shquar shqiptarë të kohës së tij në Shqipërinë e shekullit XIV ishte edhe **Andrea II Muzak**a, i cili theu në vitin 1370 pranë Kosturit mbretin serb **Vukashin**, që ishte zotëruesi i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore.

Pas kësaj fitoreje të bujshme, perandori bizantin Joani V Paleologu i konfirmoi Andreas II Muzaka titullin e despotit (princit), duke i dhuruar edhe stemën perandorake bizantine, që ishte shqiponja e zezë me dy krerë e me yll në mes, vendosur në një fushë të artë. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve, e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka dhe ndahej në dy rrjedha, duke pasur një pishtar në mes.

Skënderbeu si nip i Muzakajve (nga e ëma, Vojsava), e huazoi prej tyre shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit të tij, duke zëvendësuar kështu emblemën që kishte trashëguar nga i ati, Gjoni, i cili përdorte si stemë figurën e një princi (burri) me flokë të gjatë dhe togë.

Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451, e paraqitur në një libër uratash që iu dhurua Skënderbeut nga Alfonsi V, mbret i Napolit, me rastin e nënshkrimit të Traktatit të Gaetës, më 26 mars 1451, nëpërmjet ambasadorëve të Kastriotit që nënshkruan këtë traktat, peshkopit Stefan të Krujës e domenikanit Nikola Bergucit dhe protonoterit Arnald Fonoleda, përfaqësues i Alfonsit.

Nga disa të dhëna të tjera të sakta, rezulton se: “Gjergj Kastrioti u lind nga nëna shqiptare Vojsava (Vaissa-vajzë) Tribalda, me fe asokohe ortodokse, e bija e Gërgur Tribaldës nga Gësradeci – Pollog, i shpallur zot i Pollogut në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, princ nga dinastia e Topiajve, dhe baba katolik shqiptar.FB_IMG_1590587444737.jpg
 
Top