• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shenjat e shtatzënisë binjake

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Dëshira për të lindur fëmijë binjak është e fshehur te shumica e njerëzve dhe për këtë arsye gjithmonë shtrohet pyetja si mund të dijë dikush se në barkun e shtatzënës gjendet dy, tre apo më shumë fëmijë.
Gjatë shtatzënisë ju mund të dini se keni dy beba në shumë mënyra: si përmes simptomave që paraqiten, me ekzaminimin me ultrazë, dhe në fund gjatë lindjes.

Ne do të tregojmë disa shenja dhe simptoma të shtatzënisë binjake:

Simptomat

Shumica e nënave me binjakë tregojnë se kanë simptoma të zakonshme, vetëm se janë të dyfishuara. Shumë prej tyre tregojnë se kanë mundime të shumta në mëngjes dhe vjellje të shpeshta. Disa prej tyre ankohen se e kanë gjumin shumë më të rëndë se sa në shtatzënitë e mëparshme.

Madhësia

Nëse barku rritet më shpejt se sa që është pritur, mjeku duhet të dyshojë se bëhet fjalë për shtatzëninë binjake. Rritja e mitrës vërehet gjatë çdo vizite dhe kjo i bën të dyshojë se ose është llogaritur keq shtatzënia ose bëhet fjalë për shtatzëninë binjake.

Lëvizjet

Disa nëna ankohen se kanë lëvizje të pandërprera në të gjitha drejtimet, dhe kjo është një nga shenjat e shtatzënisë binjake. Nëse dyshoni që i keni këto simptoma, vizitoni mjekun e juaj.

Vërtetimi i sigurtë

Më se shpeshti bëhet me ultrazë. Nëse bëhet ultrazëri herët mund të ndodh që njëra bebë ende të mos shihet dhe të mendohet se bëhet fjalë për shtatzeni të zakonshme. Por, në fazat e mëvonshme të shtatzenisë kjo vec bëhet e dukshme gjatë kontrollave në ultrazë. Megjithatë këto simptoma janë relative, sepse jo rrallë ndodh që shtatzënia binjake te jetë shumë me e lehte dhe më me pak mundime sesa shtatzënia e zakonshme, tek i njejti person, ashtu sic pohojnë shumë nëna.
 
Top