Shenjat që tregojnë se jeni në lidhje shpirtërore me dikë

eb207a84c22755fd09c79e8a38f1297f.jpg
Ne takojmë një numër të madh njerëzish në jetën tonë, secili unik në mënyrën e vet, por vetëm me disa perceptojmë një lidhje të veçantë shpirtërore sikur t’i kemi njohur përgjithmonë.


  1. Instinktet tuaja jua zbulojnë atë
Ju thjesht e dini që ekziston një lidhje shpirtërore. Dhe nuk ka vend për dyshim. Kur jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, instinkti juaj përgjigjet maksimalisht dhe nuk ka asnjë arsye logjike prapa kësaj ndjenje.

2. Ndiheni jashtëzakonisht të sigurt dhe të fortë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht
Kur ndjen një lidhje shpirtërore me dikë, prania e tij të qetëson. I gjithë ankthi, nervozizmi, frika juaj zhduken me praninë e tyre.

3. Me ta jeni të lirë të jeni ata që jeni
Me ta ju jeni vetvetja, ndërkohë që në marrëdhënie të tjera nuk keni sukses në këtë pikë. Ju ndjeheni të lirë të shpreheni lirshëm, nuk keni shqetësim dhe asgjë nuk ju pengon. Ekziston një ndjenjë e madhe çlirimi brenda dhe jashtë jush.

4. Ndiheni sikur i njihni prej shekujsh
Kur kuptoni se jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, keni ndjenjën se i keni njohur gjithmonë këta njerëz. Jam i sigurt që kjo ju ka ndodhur shumë herë… Mund të ndodh që njerëzit më të ndjeshëm, të përjetojnë regresione spontane dhe të kujtojnë gjallërisht këta njerëz në vende të tjera, në jetë të tjera. Ka një lloj familjariteti tek ata që ju tërheqin, që ndihen thellë brenda jush.

5. Ju u besoni verbërisht atyre
Nëse nuk u besoni atyre atëherë nuk mund t’i besoni askujt tjetër. Besimi juaj tek ata është i pakushtëzuar edhe në rast se jeni një person që vështirë se besoni.

6. Ju komunikoni me ta në heshtje
Heshtja është një nga mënyrat e komunikimit kur jeni të lidhur shpirtërisht me një person. Ju nuk keni nevojë të shprehni gëzimin, ankthin ose frikën tuaj. Thjesht ju ose ata e dinë tashmë. Ata i kuptojnë gjendjet tuaja shpirtërore dhe ju përgjigjen me një përgjigje të tillë.

7. Bëni biseda të thella me ta
Bisedat me këta njerëz nuk janë kurrë sipërfaqësore, sepse ju mund të eksploroni unin tuaj të brendshëm (dhe të tyre) kur jeni në shoqëri. Bisedat janë të thella, secila prej tyre përfundon duke rritur njohuritë tuaja për veten dhe botën përreth.

Revista Psikologjia
 
Sa vite?

Mua me duket qe interesi zgjat diku ke 3 vite pastaj behet si rob i shpise
plote vite, mbi 10-te.
Jo nuk mendoj qe zgjate aq,ose ne varesi,por mendoj qe,thjesht si cdo gje qe ndryshon,pershtatet ne kohe dhe keto lidhje shpesh duken sikur jane te lodhura ,dhe po shkojne drejte nje konsumimi,por ne c`do moment qe kercnohet si lidhje, kupton qe jo,ajo lidhje eshte po aq e gjalle sa ne fillim.
Thjesht si c`do bime shpirtrore apo psikollogjike ka nevoje per ujin e perkujdesjes ,dhe te kaloje dhe ndonje stuhi qe koha ja leshon furishem.
Ta kaloje dhe mos te rrezohet.
 
Boh sqenkam ne lidhje, nuk me reziston dot njeri... as te pakten ne menyre platonike :p
 
Top