Shenjat sekrete: Si ta kuptoni që pas takimit të parë që atij i pëlqeni

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
-785-0-603fabbc7af0f.jpg

Kimia nuk fshihet dhe as nuk shpjegohet. Thjesht ndihet në ajër, në komunikim dhe tensionin seksual mes njëri-tjetrit. Megjithatë pas takimeve të para, mbetemi gjithmonë me dyshimet: "A i pëlqej?", "A do të më telefonojë prapë?", "A u ndje mirë me mua?". Ka disa shenja të qarta që tregojnë se ai është vërtet i interesuar.

Sjellja e tij kalon nga veprimet paksa të sikletshme, te sjellja e çuditshme, në fund te ajo normale, pasi fillon të ndihet rehat. Fakti që ndihet komod tregon se nuk e ndien të nevojshme të mbajë një lloj qëndrimi.

Bisedat tuaja nuk janë thjesht të zakonshme (moti e gjëra të tilla), por më personale.

Ju shikon në sy. Kjo do të thotë se dukesh mirë, por jo vetëm; nuk po i jepni ndonjë arsye për të parë rrotull.

E mban telefonin në xhep. Bisedat në grupet e Whatsapp-it mund të jenë interesante dhe puna nuk e lë të qetë, por ai vendos të mos u kushtojë rëndësi sepse është me ty, pra nuk ka asgjë më interesante për t'u marrë.

Kafja juaj e shkurtër kthehet në një ditë të tërë bashkë. A ka ndonjë gjë që tregon më shumë interes se kjo?

Ai qesh si fëmijë gjatë gjithë mbrëmjes. Qesh me të madhe edhe me shakatë tuaja aspak inteligjente.

Burimi: Bustle
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Me i llaf, shkurtimisht te ngjitet dhe s'te lë më rehat me marr frymë ?
 

Hope

◕‿◕
Ai qesh si fëmijë gjatë gjithë mbrëmjes. Qesh me të madhe edhe me shakatë tuaja aspak inteligjente
Booo sqenka as ky me inteligjent nqe qesh me te madhe :lol:

Preferoj mos i pelqej ketij lloj mashkulli qe nuk kupton shakane idote qe eshte menyre provokimi per te matur nivelin e Iq-se :p
 
Top