Sherri për pronën, dy të plagosur në Fier

ReNdEx

Interist Forever
35047_9.jpg

FIER- Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një sherri me mjete të forta dhe të mprehta në fshatin Metaj të komunës Libofshë në Fier.

Sipas policisë 50-vjecari Pali Loshi është goditur me mjete të forta, ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë edhe familjari i tij Arben Loshi, 31 vjec i cili ka pësuar disa goditje me thikë.

Mësohet se të dy të plagosurit janë konfliktuar me një 17 vjecar me iniciale I.L për motive pronësie dhe ka qenë ky i fundit që ka qëlluar fillimisht mbi 50-vjecarin e më pas mbi 31-vjecarin. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
 

My Self

Born To Be Happy
Re: Sherri për pronën, dy të plagosur në Fier

Aman akoma zihen per pronesi ???
Pastaj keta dy te rrriturit mend me nje 17 vjecar do bejne, skane si ti ndajne pronat me dike tjeter ?
Gjynah !!!
 

MasteR

I'm offline
Pe: Sherri për pronën, dy të plagosur në Fier

Sa mentalitet dhe bote te vodel qe kane disa..:s
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Sherri për pronën, dy të plagosur në Fier

Budallalleqe qe skan te ndalur. Per nje pellembe toke, madje toke fshati, qe nuk bene as dy para, te therren e te pergjaken, kjo eshte budallallek i madhe.
 
Top